Ес селаму алејкум ве рахметуАллах ве Берекетуху и добре дојдовте на www.ahlu-sunnah.org.

За да се окористите од сите функции на форум, ве молиме да се регистрирате или со вашето корисничко име логирате.


Join the forum, it's quick and easy

Ес селаму алејкум ве рахметуАллах ве Берекетуху и добре дојдовте на www.ahlu-sunnah.org.

За да се окористите од сите функции на форум, ве молиме да се регистрирате или со вашето корисничко име логирате.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Latest topics
» Alisan
Hyrja ne parlament per dobi te muslimaneve EmptyПет 24 Апр 2020, 2:43 am by Muaz al Islam

» Намазот не е исправен (валиден) зад оној кој што ги оправдува..
Hyrja ne parlament per dobi te muslimaneve EmptyСаб 18 Јун 2016, 4:40 am by muwehid

» Салават на Пратеникот Мухаммед (а.с.)
Hyrja ne parlament per dobi te muslimaneve EmptyСаб 18 Јун 2016, 4:18 am by muwehid

» Менсур ал-Салими- "Спомнувајте Ме а и Јас ќе ве спомнувам (Ел-Бекара, 152)"
Hyrja ne parlament per dobi te muslimaneve EmptyПон 13 Јун 2016, 9:32 pm by Muwehhid

» Кога ќе сватеме???
Hyrja ne parlament per dobi te muslimaneve EmptyНед 12 Јун 2016, 9:34 pm by Muwehhid

» Ја сменија верата, но ја нарекуваат "ислам"
Hyrja ne parlament per dobi te muslimaneve EmptyСаб 11 Јун 2016, 8:51 pm by Muwehhid

» Дали е дозволено мевлуд?
Hyrja ne parlament per dobi te muslimaneve EmptyСре 27 Апр 2016, 11:09 am by Abu Al-Amin

» Шејх Сулејман ибн Насир ел-Улван за техакум
Hyrja ne parlament per dobi te muslimaneve EmptyВто 08 Мар 2016, 12:26 am by Haqq

» Бајрам
Hyrja ne parlament per dobi te muslimaneve EmptyНед 06 Мар 2016, 2:36 pm by Haqq

» Реката на трпението и нејзините притоки
Hyrja ne parlament per dobi te muslimaneve EmptyПет 04 Мар 2016, 7:48 pm by hidzab

» Pozdrav
Hyrja ne parlament per dobi te muslimaneve EmptyПон 15 Фед 2016, 11:52 pm by Abu Al-Amin

»  шейха доктора / Тарик гураб: Вопросы и ответы о колдовстве и лечения
Hyrja ne parlament per dobi te muslimaneve EmptyНед 14 Фед 2016, 7:30 pm by nourna

» abdul fetah
Hyrja ne parlament per dobi te muslimaneve EmptyСре 03 Фед 2016, 12:02 am by Abu Al-Amin

» Хадиси на Мухаммед а.с
Hyrja ne parlament per dobi te muslimaneve EmptyСре 06 Јан 2016, 7:16 pm by medi

» Аллах нас ни е потребен
Hyrja ne parlament per dobi te muslimaneve EmptyСре 02 Дек 2015, 7:26 pm by Muwehhid

Кој е он-лајн?
Севкупно има 12 членови он-лајн :: 0 Регистрирани, 0 Скриени и 12 Гости :: 1 Bot

Никој

Најмногу членови кои го посетиле форумот воеднаш се 547 во Пет 15 Ное 2024, 12:40 am
Барај
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Top posters
Muaz al Islam (1691)
Hyrja ne parlament per dobi te muslimaneve Vote_lcapHyrja ne parlament per dobi te muslimaneve Voting_barHyrja ne parlament per dobi te muslimaneve Vote_rcap 
LAUTKA (1011)
Hyrja ne parlament per dobi te muslimaneve Vote_lcapHyrja ne parlament per dobi te muslimaneve Voting_barHyrja ne parlament per dobi te muslimaneve Vote_rcap 
Muwehhid (937)
Hyrja ne parlament per dobi te muslimaneve Vote_lcapHyrja ne parlament per dobi te muslimaneve Voting_barHyrja ne parlament per dobi te muslimaneve Vote_rcap 
Келиметул-Хакк (594)
Hyrja ne parlament per dobi te muslimaneve Vote_lcapHyrja ne parlament per dobi te muslimaneve Voting_barHyrja ne parlament per dobi te muslimaneve Vote_rcap 
Muslima4Islam (589)
Hyrja ne parlament per dobi te muslimaneve Vote_lcapHyrja ne parlament per dobi te muslimaneve Voting_barHyrja ne parlament per dobi te muslimaneve Vote_rcap 
Abu Al-Amin (479)
Hyrja ne parlament per dobi te muslimaneve Vote_lcapHyrja ne parlament per dobi te muslimaneve Voting_barHyrja ne parlament per dobi te muslimaneve Vote_rcap 
Al-Ghuraba (360)
Hyrja ne parlament per dobi te muslimaneve Vote_lcapHyrja ne parlament per dobi te muslimaneve Voting_barHyrja ne parlament per dobi te muslimaneve Vote_rcap 
Monoteizam (343)
Hyrja ne parlament per dobi te muslimaneve Vote_lcapHyrja ne parlament per dobi te muslimaneve Voting_barHyrja ne parlament per dobi te muslimaneve Vote_rcap 
muharem fazli (323)
Hyrja ne parlament per dobi te muslimaneve Vote_lcapHyrja ne parlament per dobi te muslimaneve Voting_barHyrja ne parlament per dobi te muslimaneve Vote_rcap 
Haqq (253)
Hyrja ne parlament per dobi te muslimaneve Vote_lcapHyrja ne parlament per dobi te muslimaneve Voting_barHyrja ne parlament per dobi te muslimaneve Vote_rcap 

Statistics
Постојат b>1268 регистрирани членови
Најновиот регистриран член е igoralfiosebastian@gmail.

Нашите членови се испратиле точно 8262 мислења in 2387 subjects

You are not connected. Please login or register

Преглед на претходна тема Преглед на наредна тема Go down  Порака [Страна 1 of 1]

1Hyrja ne parlament per dobi te muslimaneve Empty Hyrja ne parlament per dobi te muslimaneve Пон 22 Aвг 2011, 3:26 pm

muharem fazli


Талиб
Талиб

A lejohet hyrja në parlamente të kufrit për dobi të Islamit?


بسم الله الرحمن الرحيم
Bismil-lahir-Rahmanir-Rahim

Një çështje bashkëkohore që i ka goditur të gjithë myslimanët dhe është një epidemi shkatërruese,është hyrja në parlamentet e shirkut
për të thirrur në rrugë të All-llahut apo për shkak të interesit të thirrjes (daues),njashtu hyrja në qeveri të kufrit,krijimi aleancë dhe koalicione me laikët dhe të pafetë,për arsye të dobisë në Islam.
Dëshmi për këtë është fjala e All-llahut ku thotë:
“Thuaj:“Kjo është rruga ime,e vënë në fakte të qarta,e që unë thërras te All-llahu,unë dhe ai që vjen pas meje.Larg të metave është All-llahu,e unë nuk jam nga idhujtarët.”
Thërret në rrugë të All-llahut për t’i larguar paragjykimet nga All-llahu e këtë vepër e bënë me shirk(idhujtari)dhe kufër (mohim!?

Kjo çështje e tanishme e ashtuquajtur shfrytëzimi i çdo çështje për
hir të thirrjes(davetit),ithtarët e kësaj metode për hir të shfrytëzimit(të disa dobive)janë futur në parlamente dhe kuvende të
shirkut,gjë e cila tregon se sa rrezikut të madh i janë futur,pra janë në gjendje të zhytën në shirk,kufër dhe gjynahe të llojllojta për hatër të davetit.Do të sjellim disa fakte dhe argumente që e kundërshtojnë një gjë të tillë dhe tregon për rrezikun që i janë futur:
1. All-llahu i Lartësuar thotë:
“Publiko haptas atë për të cilën urdhërohesh, e hiqju idhujtarëve”.
Ky ajet përfshin edhe bisedimet me idhujtarët dhe të pafetë për përfitimet politike, gjithashtu ajeti është në kontekst të urdhërimit ta publikojë haptas islamin dhe teuhidin edhe në qoftë se ato ju ofrojnë përfitime politike,shoqërore dhe ekonomike në kundërshtim të islamit.

2. All-llahu i Lartësuar ka thënë:
“Ti(Muhammed)praktiko atë që t'u shpall nga Zoti yt. S'ka Zot, përveç Tij.Largohu prej idhujtarëve”.

3. All-llahu i Lartësuar thotë:
“E ti thuaj:“E vërteta është nga Zoti juaj,e kush të dojë,le të besojë,e kush të dojë,le të mohojë.Ne kemi përgatitur për jobesimtarët zjarr që muret e tij(të flakës)i rrethojnë ata,e nëse kërkojnë shpëtim,ndihmohen me një ujë si katran që përzhit fytyrat.
E shëmtuar është ajo pije,e vend i keq është ai”. [Kehf:29]
All-llahu i lartësuar na urdhëron ta flasim të vërtetën edhe nëse kjo ka rezultate tjera.

4. All-llahu i Lartësuar thotë:
“E provokimi(kundër muslimanëve) është edhe më i madh se mbytja”. [Bekare 217] “Provokimi (fitneja) është më i rëndë se vrasja”.
Ibën Kethiri gjatë komentimit të këtij ajeti thotë:
“Ebu Alije,Muxhahidi,Said ibën Xhubejri,Ikrime,Hasan el-Basriu, Katade,Dahaku dhe Rabij ibën Enes thonë se provokimi(fitneja)e përmendur në ajetet e lartpërmendura kanë qëllim shirku (idhujtaria),andaj shirku është më i rrezikshëm dhe më i madh se mbytja dhe vrasja.

Hoxha i nderuar Ibën Sehman thotë:
Fitneja e përmendur në ajetet e mëhershme nënkupton kufër,andaj nëse banorët e fshatrave dhe qyteteve luftojnë njëri me tjetrin e rezultat i kësaj lufte do të ishte mbytja e të gjithëve,është më lehtë se sa të vendosin një idhull(tagut)ku do të gjykohen me ligj tjetër jashtë ligjit të All-llahut.

Hoxha i nderuar Ibën Atik iu përgjigjet atyre që mundohen të
krahasojnë me analogji domosdoshmërinë me dhunën dhe detyrimin në kufër.All-llahu i Lartësuar thotë:“E kush e ka me domosdoshmëri (të hajë nga këto)duke mos pasur për qëllim shijen dhe duke mos e tepruar,për të nuk është mëkat”.

I pyes ata vallë a ekziston ndonjë fakt se legalizimi i ngrënies së
mishit të cofëtinës argumenton për lejimin e bërjes së kufrit me vetë dëshirë”.Ne themi:Vallë në lejimin e ngrënies së cofëtinës,a ekziston ndonjë dëshmi që e lejon hyrjen në parlament me vetë dëshirë,miqësimi dhe përkrahja e laikëve dhe të pafeve me pretekst se kjo është në interes së thirrjes (davetit):
“Thuaj:“A e dini ju më mirë apo All-llahu”?.

5. All-llahu i Lartësuar thotë:
“Ai që pas besimit të tij e mohon All-llahun,me përjashtin të atij që dhunohet(për të mohuar),e zemra e tij është e bindur plotësisht me besim,por fjala është për atë që ia hap gjoksin mosbesimit,ata i ka kapur hidhërimi nga All-llahu dhe ata kanë një dënim të madh”. [Nahl:106]
Pra kufri nuk lejohet vetëm se në rast detyrimi dhe dhunimi,këtu nuk ka prova e as dëshmi se lejohet të bën njeriu kufër për shkak të interesit të thirrjes.

6. Kjo metodë është bidat dhe gabim,njashtu është në kundërshtim me konsensusin e selefëve.

7. Ajo çka është vërtetuar nga oferta e Utbe ibën Rabi i cili ishte
i dërguar dhe i porositur nga Kurjeshitët për tu futur në dialog me
të Dërguarin e All-llahut.Utbe i tha të Dërguarit të All-llahut:
“E ke shkatërruar komunitetin tonë,e ke ofenduar dhe nënçmuar fenë tonë,i ke fyer prindërit tanë dhe zotat tonë,na demaskove para arabëve.
O njeri në qoftë se nga kjo kërkon udhëheqësinë,të bëjmë prijës i joni(të bëjnë kryeministër),nëse dëshiron të arrish më këtë famë dhe autoritet të zgjedhim sundimtarë tonin(kryetar parlamenti), nëse objektiv i ytë është të bëhesh mbret,atëherë të shpallim mbret tonin (mbret dhe kryetar shteti).

Të gjitha këto i refuzoi i Dërguari i All-llahut dhe ia lexoi fjalët e All-llahut “Ha, Mim. Zbritje prej Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!Libër që ajetet e tij janë të shkoqitura,duke qenë Kur'an arabisht për një popull që di ta kuptojë.Është përgëzues dhe
qortues,por shumica e tyre ia kthyen shpinën,andaj ata nuk e dëgjojnë.Ata thanë:“Zemrat tona janë të mbyllura nga ajo që ti na thërret dhe në veshët tanë kemi shurdhim të rëndë,kështu që ndërmjet nesh dhe ndërmjet teje ekziston një perde,prandaj ti vepro sipas tëndës e ne vazhdojmë tonën!”Thuaj:“Unë jam vetëm njeri sikurse edhe ju,mua më shpallet se Zoti juaj është vetëm Zoti Një,pra drejtonju Atij dhe kërkoni falje prej Tij.Për idhujtarët është mjerim i madh,të cilët nuk e japin zeqatin dhe mu ata e mohojnë botën tjetër.

Nuk ka dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira,kanë shpërblim të përhershëm.Thuaj:“A ju jeni ata që nuk i besoni Atij që e krijoi tokën për dy ditë dhe Atij i përshkruani shok,e Ai është Zoti i botëve!Ai që në të vuri kodra të forta,ia shtoi të mirat asaj dhe brenda katër ditëve të plota caktoi të gjitha kushtet për të jetuar në të.Pra,për ata që pyesin(për kohën e krijimit të saj)”
Mandej e mësyu qiellin(krijimin e qiellit)e ai ishte tym(mjegullinë që ishte si materie e parë) dhe atij e edhe të tokës i tha:“Qasuni urdhërit Tim me dëshirë ose me dhunë!”
Ato të dyja thanë: “Po i qasemi me dëshirë!”Dhe ata i krijoi
shtatë qiej brenda dy ditëve dhe secilit qiell i caktoi atë që i nevojitej.Qiellin më të afërt(të Dunjasë)Ne e stolisëm me yje ndriçuese dhe e bëmë të mbrojtur.Ky është caktim i plotfuqishmit, të dijshmit.Në qoftë se ata nuk përgjigjen,ti thuaj:“Unë tërhoqa vërejtjen e një rrufeje(dënimi),si rrufeja e Adit dhe Themudit!” Kur atyre u erdhën të dërguarit nga të gjitha anët,i këshilluan:
“Të mos adhuroni tjetër po vetëm All-llahun”,ata thanë:
“Sikur Zoti ynë të kishte dëshiruar(ta dëgjonim)do të dërgonte engjëll,e kësaj me çka jeni dërguar ju,ne nuk i besojmë!”
[Fusilet 1-14]

I Dërguari i All-llahut e refuzoi këtë ofertë ngaqë ishte një ofertë përball thelbit të kësaj feje,gjegjësisht ishte përball manifestimit të njësimit të All-llahut dhe mohimit të tagutit, luftimit të sistemeve të tagutëve.Këtë ndodhi hoxha i nderuar Albani e klasifikon si hasen.
Parashtrohet pyetja sikur kjo ofertë t’iu ofrohej atyre që e shohin
si legjislative futjen në parlamente të idhujtarisë do të kishin nxituar me vrap ngaqë në pyetje është mbretëria,qeveria dhe udhëheqja duke braktisur çështjen e teuhidit dhe mohimit të tagutit.

8. Rasti i delegacionit të fisit Beni Amër ibën Sa’sa kur i Dërguari i All-llahut ua ofroi vetveten dhe pranimit të kësaj feje,
ata i thanë: “Çfarë ndodhë nëse ne të pasojmë ty në gjërat që po na thërret e më pas korrë fitore mbi ata që të kundërshtojnë, udhëheqja a na takon neve pas vdekjes tënde?”
I Dërguari i All-llahu ju tha: “Çështja i takon All-llahut,e vendos atë ku ai dëshiron”.Ata e refuzuan të Dërguari e All-llahut”.Kërkuan nga i Dërguari i All-lalhut udhëheqjen, pushtetin,mbretërinë apo aleancën me laikët dhe të pa fetë,ndërsa i Dërguari i All-llahut ua refuzoi këtë kërkesë.

9. Kërkesa e delegacionit të fisit Thekif nga i Dërguari i All-llahut kur ata erdhën si musliman.Ata kërkuan nga i Dërguari i All-llahut ti mbajnë idhujt e tyre derisa islami të hynë në zemrat e popullatës së rëndomtë,mirëpo i Dërguari i All-llahur urdhëroi që menjëherë të mënjanohen ato idhuj megjithëse ekzistim i tyre kishte
njëfarë lloj interesi dhe dobie për thirrjen dhe hyrja e një numri më të madh të njerëzve në Islam.

10. Rasti i fisit Beni Shejban kur i Dërguari i All-llahut ua paraqiti atyre islamin ata thanë.“Ne do të mbrojmë dhe ndihmojmë prej arabve, e jo nga Kisraja”.I Dëruari i All-llahut paqja qoftë mbi të tha:“Fenë e All-llahut nuk e ndihmon përveç njeriut i cili e kap fenë në të gjitha aspektet”.

11. Hadithin e Sad ibën Vekasit ku thotë:
“Ishim me të Dërguarin e All-llahut paqja qoftë mbi të një grup prej gjashtë personave.Idhujtarët i thanë të dërguarit të All-llahut që t’i largon këta persona që mos të nënçmohemi në prezencën
e tyre,fillimisht një gjë të tillë dëshiroi i Dërguari i All-llahut
ta bëjë,mirëpo All-llahu i lartësuar zbriti këto ajete:
“Dhe mos i përze ata që adhurojnë Zotin e tyre pa pra mëngjes e mbrëmje,duke qenë të sinqertë ndaj Tij. Ti nuk përgjigjesh asgjë nga llogaria e tyre e as ata nuk kanë kurrfarë përgjegjësie nga llogaria jote,e po i dëbove ata do të bëhesh nga të padrejtit”.
[Enam;52]


Sikur qeveritë e shirkut të kërkojnë dëbimin e islamistëve, muxhahidëve apo disa thirrës përballë disa dobive apo përfitimeve politike,ata kishin për të vrapuar në plotësimin e këtyre kërkesave
megjithëse kjo është një gjë e ndaluar në islam.
All-llahu i madhëruar thotë:“Dhe mos i përze ata që adhurojnë Zotin e tyre pa pra mëngjes e mbrëmje, duke qenë të sinqertë ndaj Tij”.Idhujtarët kërkuan nga i Dërguari i All-llahut një takim dhe mbledhje me të Dërguarin e All-llahut për të shqyrtuar disa çështje të islamit mirëpo ky takim të jetë pa prezencën e këtyre personave apo largimin e tyre,s’ka dyshim se ky takim dhe mbledhje me idhujtarët ishte në dobi dhe përfitimeve të thirrjes,mirëpo një akt i tillë ishte i ndaluar dhe haram. Njashtu këto fjalë vlejnë edhe për rastin e sahabiut të ndershëm Abdullah ibën Umi Mektum.

Hoxha i nderuar Muhamed Ibën Abdulvehabi gjatë komentimit të këtij ajeti thotë:“Në këtë ajet ka argumenton se ndalohet që njeriu t’i shmangë sytë nga besimtarët e devotshëm me pretekst ulja dhe thirrja e personave me autoritet dhe famë”.
Njashtu thotë:
“Dëbimi dhe largimi i tyre mund të shpin njeriun e devotshëm deri tek padrejtësia, njashtu ka dëshmi se ndalohet dëbimi i njerëzve të devotshëm,gjithashtu pengimi i njerëzve të devotshëm të
mos marrin pjesë në tubimet e diturisë ku shumica që janë prezent janë individ me famë dhe autoritet, konsiderohet dëbim”.


12. Rasti sahabiut të ndershëm Abdullah ibën Umi Mektum i cili erdh te Pejgamberi paqja dhe shpëtimi qoftë mbi të dhe filloi ti thotë:“Më udhëzo o i Dërguar i All-llahut”ndërsa tek i Dërguari i All-llahut ishte një njeri apo disa njerëz me famë dhe nga paria e Kurjeshitëve duke u treguar për islam.
I Dërguari i All-llahut paqja qoftë mbi të nuk iu përgjigj kërkesës së Ibën Umi Mektumit,All-llahu i Lartësuar zbriti disa ajete në të cilat e qortoi Pejgamberin paqja dhe shpëtimi qoftë mbi
të:“Ai vrenjti(fytyrën) dhe u kthye.Ngase atij i erdhi i verbëri.E ku mund ta dish ti,ndoshta ai do të pastrohet.Apo do të këshillohet dhe këshilla do t'i bëjë dobi! E ai që nuk ndien nevojë
(për Zotin)pse ka pasuri,Ti atij i vë veshin(i drejtohesh)! Po ti nuk ke përgjegjësi,pse ai nuk pastrohet.Ndërsa ai që nxiton dhe vjen te ti,Dhe meqë ai frikësohet.E ti nuk e zë asgjë(dhe nuk ia vë
veshin fjalës së tij),Jo ashtu! Në të vërtetë këto janë këshilla.
[Abese, 1-11].


13. Rasti i shpërnguljes dhe migrimit për në Abisini,sahabët nuk emigruan vetëm se për shkak të Teuhidit(njëshmërisë së All-llahut)
sikurse i Dërguari i All-llahut do të kishte alternativ për të gjetur kompromis apo për të bërë pazarllëk për shkak të tyre do ta bënte një gjë të tillë.

14. Hadithi i të Dërguarit të All-llahut ku thotë: “All-llahu është i mirë dhe nuk e pranon vetëm se të mirën”.
Pra All-llahu i Lartësuar nuk pranon metoda të thirrjes përveç se çka është e mirë e assesi nuk i pranon metodat që kanë shirk,kufër
apo mëkate.

15. Ibën Tejjmije është pyetur:
“Një hoxhë organizon tubime në të cilët përdor vegla muzikore dhe këndon këngë të lejuara,këto tubime i organizon për njerëz të degjeneruar me pretekst se disa prej tyre pendohen nga mëkatet dhe degjenerimi i tyre,a lejohet një vepër e tillë duke vënë në konsideratë dobinë që i sjellë kjo ndeje?”.

Hoxha i nderuar u përgjigj:
“Ajo që All-llahu i udhëzon të lajthiturit,i drejton keqbërësit dhe ua fal mëkatarëve duhet të jetë në përputhshmëri me legjislacionin islam.Mënyrën që e ka përdorur hoxha i nderuar për tu penduar mëkatarët e mëdha është mënyrë e shpikur dhe bidat, njashtu tregon se hoxha është injorant për mënyrat e ligjshme me të cilat pendohet mëkatari apo është i paaftë për një gjë të tillë.
I Dërguari i All-llahut paqja qoftë mbi të dhe sahabët i kanë thirrur në islam individët që ishin shumë më të fëlliqur dhe më të degjeneruar në mosbesim, imoralitet dhe pabesi me metoda legjitime që Zoti i Lartësuar i ka begatuar nga metodat e shpikura(bidat).

Dëshmojnë transmetimet e vërteta se një numër i madh i njerëzve janë penduar nga mëkatet në mënyrë të lejuar dhe legjitime. Personi i tillë i cili merrë metoda të ndaluar për t’i thirrur njerëzit në islam është i humbur dhe falsifikator dhe kjo vepër nuk lejohet me pajtimin e gjithë dijetarëve islam”.

16. Konsensusi i selefit për ndalim e shpikjes së haditheve të dobëta në të cilat ka dobi dhe interes thirrja.

17. Konsensusi i dijetarëve eminent për ndalimin e festimit të mevludit edhe pse festimi i mevludit sjell dobi në thirrje, udhëzimin e disa personave dhe pendimin e mëkatarëve.

18. Pasojat që mund t’i sjell futja në këto objekte si legalizimi dhe dhënia e një ngjyre të pranueshme tek njerëzit e rëndomtë.

19. Muhamed ibën Abdulvehabi citon fjalët e Ibën Tejjmijes ku thotë:
“Shumica e këtyre idhujtarëve,adhuruesit e varreve,gjatë adhurimit të varreve shijojnë butësi,frikërespekt,përulësi në lutje dhe pranin e zemrës gjë që nuk mund ta shijojnë në xhami”.
Vallë a mund të themi se një gjë e tillë lejohet se në këtë ka dobi??

Преглед на претходна тема Преглед на наредна тема Вратете се на почетокот  Порака [Страна 1 of 1]

Permissions in this forum:
Не можете да одговарате на темите во форумот