Ес селаму алејкум ве рахметуАллах ве Берекетуху и добре дојдовте на www.ahlu-sunnah.org.

За да се окористите од сите функции на форум, ве молиме да се регистрирате или со вашето корисничко име логирате.


Join the forum, it's quick and easy

Ес селаму алејкум ве рахметуАллах ве Берекетуху и добре дојдовте на www.ahlu-sunnah.org.

За да се окористите од сите функции на форум, ве молиме да се регистрирате или со вашето корисничко име логирате.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Latest topics
» Alisan
Xhemat et-Teblig fatwa-online.com  EmptyПет 24 Апр 2020, 2:43 am by Muaz al Islam

» Намазот не е исправен (валиден) зад оној кој што ги оправдува..
Xhemat et-Teblig fatwa-online.com  EmptyСаб 18 Јун 2016, 4:40 am by muwehid

» Салават на Пратеникот Мухаммед (а.с.)
Xhemat et-Teblig fatwa-online.com  EmptyСаб 18 Јун 2016, 4:18 am by muwehid

» Менсур ал-Салими- "Спомнувајте Ме а и Јас ќе ве спомнувам (Ел-Бекара, 152)"
Xhemat et-Teblig fatwa-online.com  EmptyПон 13 Јун 2016, 9:32 pm by Muwehhid

» Кога ќе сватеме???
Xhemat et-Teblig fatwa-online.com  EmptyНед 12 Јун 2016, 9:34 pm by Muwehhid

» Ја сменија верата, но ја нарекуваат "ислам"
Xhemat et-Teblig fatwa-online.com  EmptyСаб 11 Јун 2016, 8:51 pm by Muwehhid

» Дали е дозволено мевлуд?
Xhemat et-Teblig fatwa-online.com  EmptyСре 27 Апр 2016, 11:09 am by Abu Al-Amin

» Шејх Сулејман ибн Насир ел-Улван за техакум
Xhemat et-Teblig fatwa-online.com  EmptyВто 08 Мар 2016, 12:26 am by Haqq

» Бајрам
Xhemat et-Teblig fatwa-online.com  EmptyНед 06 Мар 2016, 2:36 pm by Haqq

» Реката на трпението и нејзините притоки
Xhemat et-Teblig fatwa-online.com  EmptyПет 04 Мар 2016, 7:48 pm by hidzab

» Pozdrav
Xhemat et-Teblig fatwa-online.com  EmptyПон 15 Фед 2016, 11:52 pm by Abu Al-Amin

»  шейха доктора / Тарик гураб: Вопросы и ответы о колдовстве и лечения
Xhemat et-Teblig fatwa-online.com  EmptyНед 14 Фед 2016, 7:30 pm by nourna

» abdul fetah
Xhemat et-Teblig fatwa-online.com  EmptyСре 03 Фед 2016, 12:02 am by Abu Al-Amin

» Хадиси на Мухаммед а.с
Xhemat et-Teblig fatwa-online.com  EmptyСре 06 Јан 2016, 7:16 pm by medi

» Аллах нас ни е потребен
Xhemat et-Teblig fatwa-online.com  EmptyСре 02 Дек 2015, 7:26 pm by Muwehhid

Similar topics
Кој е он-лајн?
Севкупно има 242 членови он-лајн :: 0 Регистрирани, 0 Скриени и 242 Гости

Никој

Најмногу членови кои го посетиле форумот воеднаш се 547 во Пет 15 Ное 2024, 12:40 am
Барај
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Top posters
Muaz al Islam (1691)
Xhemat et-Teblig fatwa-online.com  Vote_lcapXhemat et-Teblig fatwa-online.com  Voting_barXhemat et-Teblig fatwa-online.com  Vote_rcap 
LAUTKA (1011)
Xhemat et-Teblig fatwa-online.com  Vote_lcapXhemat et-Teblig fatwa-online.com  Voting_barXhemat et-Teblig fatwa-online.com  Vote_rcap 
Muwehhid (937)
Xhemat et-Teblig fatwa-online.com  Vote_lcapXhemat et-Teblig fatwa-online.com  Voting_barXhemat et-Teblig fatwa-online.com  Vote_rcap 
Келиметул-Хакк (594)
Xhemat et-Teblig fatwa-online.com  Vote_lcapXhemat et-Teblig fatwa-online.com  Voting_barXhemat et-Teblig fatwa-online.com  Vote_rcap 
Muslima4Islam (589)
Xhemat et-Teblig fatwa-online.com  Vote_lcapXhemat et-Teblig fatwa-online.com  Voting_barXhemat et-Teblig fatwa-online.com  Vote_rcap 
Abu Al-Amin (479)
Xhemat et-Teblig fatwa-online.com  Vote_lcapXhemat et-Teblig fatwa-online.com  Voting_barXhemat et-Teblig fatwa-online.com  Vote_rcap 
Al-Ghuraba (360)
Xhemat et-Teblig fatwa-online.com  Vote_lcapXhemat et-Teblig fatwa-online.com  Voting_barXhemat et-Teblig fatwa-online.com  Vote_rcap 
Monoteizam (343)
Xhemat et-Teblig fatwa-online.com  Vote_lcapXhemat et-Teblig fatwa-online.com  Voting_barXhemat et-Teblig fatwa-online.com  Vote_rcap 
muharem fazli (323)
Xhemat et-Teblig fatwa-online.com  Vote_lcapXhemat et-Teblig fatwa-online.com  Voting_barXhemat et-Teblig fatwa-online.com  Vote_rcap 
Haqq (253)
Xhemat et-Teblig fatwa-online.com  Vote_lcapXhemat et-Teblig fatwa-online.com  Voting_barXhemat et-Teblig fatwa-online.com  Vote_rcap 

Statistics
Постојат b>1268 регистрирани членови
Најновиот регистриран член е igoralfiosebastian@gmail.

Нашите членови се испратиле точно 8262 мислења in 2387 subjects

You are not connected. Please login or register

Преглед на претходна тема Преглед на наредна тема Go down  Порака [Страна 1 of 1]

1Xhemat et-Teblig fatwa-online.com  Empty Xhemat et-Teblig fatwa-online.com Чет 25 Aвг 2011, 5:23 pm

muharem fazli


Талиб
Талиб
Xhemat et-Teblig

fatwa-online.com
بسم الله الرحمن الرحيم
Bismil-lahir-Rahmanir-Rahim

Emri i sektit-Xhemat et-Teblig,po ashtu të njohur si

Tebligi Xhemat Ithtari i sektit-Tebligi .

Thirrja e Xhemat et-Teblig bazohet në përhapjen e vlerave Islame ndaj çdonjërit që janë në gjendje ta arrijnë.Kjo nënkupton se pasuesit e tij duhet të kalojnë një kohë duke dalur dhe përhapur e propaganduar dauen (thirrjen) dhe njëherit duke qëndruar larg çështjeve politike dhe partiake.

Anëtarët e tij janë të detyruar që të dalin jashtë (huruxhë) për të bërë daue, dhe të përzihen me Muslimanët në xhamitë,shtëpitë dhe bizneset e tyre dhe t’u japin këshilla e t’i inkurajojnë ata që të dalin me ta për të bërë daue.

Ata këshillojnë që asnjë anëtar s’duhet të përfshihet në ndonjë grindje me Muslimanët apo qeverinë.



Fundamenti dhe personalitetet kryesore;

Themeluesi qe quajtur shejh Muhamed Iljas el-Kandehleui i cili qe lindur në Kandehle,një fshat në regjionin e Seharenfurit në Indi më 1301 P.H.(1887) (vdiq 1364 P.H./1948).

Fillimisht,ai kërkoi dituri në këtë fshat pastaj më vonë udhëtoi për në Delhi,ku ai përfundoi studimet në Medresen Deobande e cila është në mesin e shkollave më të mëdha Hanefite në sub-kontinentin Indian,që qe ngritur në vitin 1283 P.H. (1867).

Ai po ashtu kërkoi dituri nën kujdestarinë e vëllait të tij më të vjetër,Shejh Muhamed Jahja,i cili ishte mësues në Medresen Methahir el-Ulum në Saharenfur.

Më vonë,ai studioi te Shejh Ashref Ali Thenui(1280 P.H./1863)-1364 P.H./1943), i cili ishte i njohur për ta si ‘Hakim el-Umeh’.

Ngjashëm, ai po ashtu studioi te Shejh Mahmud Hasan (1268 P.H./1851)-1339 P.H./1920) i cili ishte në mesin e dijetarëve më të mëdhenj të Medreses Deobande dhe Xhemat et-Teblig.

Sa i përket Shejh Rashid Ahmed el-Kankuhi, ai qe lindur më 1829 (vdiq më 1905). Shejh Muhamed Iljas në të vërtetë i bëri bej’en (zotimin e besnikërisë) atij më 1325 P.H. (1899). 2

Ai më vonë e përtriu bej’en (zotimin e besnikërisë) e tij ndaj Shejh Khalil Ahmed es- Seharenfuri, i cili qe njëri prej dijetarëve të grupit Deoband.

-Shejh Abdur-Rahim Shah ed-Deobandi et-Tebligi shpenzoi shumë kohë në organizimin e çështjeve të Xhemat et-Teblig së bashku me Muhamed Iljas dhe të birin e tij Muhamed Jusuf pas tij.

- Shejh Ihtisham el-Hasan el-Kandehleui u martua me motrën e Muhamed Iljas, dhe kaloi një kohë të gjatë duke udhëhequr Xhemat et-Teblig derisa ishte në shoqëri të Shejh Muhamed Iljas, themeluesit të tij (sektit).

Mendimet dhe besimet

Themeluesi përcaktoi gjashtë maksima të cilat i vendosi si fundamente të daues së tij, me të gjithë anëtarët duke u përkujdesur që t’i mbajnë në mend ato dhe t’i propagandojnë në përpjekjet e tyre të daues:

1. el-Kelime et-Tejbije (deklarimi i besimit-La Ilahe il-Allah Muhamed Resul-Allah)

2. el-Khushu fis-salet (falja e namazit me koncentrim të plotë)

3.. el-Ilm uedh-Dhikr (dituria dhe përkujtimi)

4. Ikram el-Muslimin (nderimi i Muslimanëve)

5. el-Ihlas (sinqeriteti)

6. el-Huruxh fi sebil-Allah (dalja në rrugë të Allahut)

Mënyra e tyre e propagandimit të daues është siç vijon:

Një grup nga mesi i tyre emërohet që të shkojë të një zonë/qytet/vend,ku secili anëtar i grupit merr me vete mjetet e domosdoshme në çka do të flejë,si dhe gjëra të tjera themelore të cilat do të mjaftojnë.

Kur ata mbërrijnë në destinacionin e tyre,ata organizohen në atë mënyrë që disa prej tyre fillojnë ta pastrojnë vendin në të cilin ata do të pushojnë gjatë qëndrimit të tyre në atë zonë,ndërsa të tjerët nga mesi i tyre dalin nëpër tregje dhe vende të ngjashme duke përkujtuar Allahun dhe thirrur njerëzit që ta dëgjojnë fjalimin e tyre (bejan-siç e quajnë ata).

Kur të arrijë koha e fjalimit,ata të gjithë mblidhen për ta dëgjuar atë. Dhe pasi të përfundojë fjalimi,ata kërkojnë nga të gjithë anëtarët e tubimit që janë prezentë të dalin me ta në rrugë të Allahut. Dhe pas namazit të sabahut,ata e ndajnë grupin e njerëzve të cilët janë prezentë në grupe,ku për secilin grup caktohet një udhëheqës i grupit.

Pastaj 3 udhëheqësi i grupit merr përgjegjësinë që t’ua mësojë anëtarëve të tij të grupit Suren el-Fatiha dhe sure të tjera të shkurta të Kur’anit.Ata vazhdojnë në këtë mënyrë çdo ditë.

Para se të përfundojë periudha e tyre e daues,ata i inkurajojnë njerëzit e asaj zone që të dalin me ta për ta përhapur dauen e tyre,ashtu që disa njerëz vullnetarisht u bashkangjiten atyre për tri ditë,një javë apo një muaj.Secili sipas rrethanave dhe aftësisë së tij e shpenzon kohën në përputhje me fjalët e Allahut:

“Ju jeni populli më i mirë i ngritur ndonjëherë për njerëzimin”

(Al-Imran,ajeti 110)



Koha e preferuar për dalje është një ditë në javë dhe tri ditë në muaj,pastaj 40 ditë në vit dhe 4 muaj gjatë tërë jetës.

Ata refuzojnë që të marrin pjesë në funksionet sociale të bëra nga njerëzit e atij regjioni,ku janë të vendosur për periudhën e tyre të daues,duke qenë qëllimi i tyre të mos merren me ndonjë gjë tjetër pos çështjes së daues dhe përkujtimit (dhikrit),dhe atë se veprat e tyre janë vetëm për hir të Allahut.

Ata nuk përzihen në çështjet e të ndaluarit prej të keqes,duke besuar se ata janë në etapën e vendosjes së klimës së duhur për jetesën Islamike,dhe sikur ata të përfshiheshin në çështje të këtilla,atëherë kjo do të paraqiste pengesë në rrugën e tyre dhe do t’i largonte njerëzit nga thirrja e tyre.

Ata besojnë se nëse i përmirësojnë individët e tyre (anëtarët) një-nga-një, e keqja automatikisht do të çrrënjosej nga masa.

Se të dalurit dhe të propaganduarit dauen e tyre njerëzve,ndihmon në kultivimin e thirrësit dhe kultivimin e veprave të tija,kështu që ai ndjehet se është shembull për të tjerët dhe se ai mbahet në atë në çka i thërret njerëzit.

Ata mendojnë se pasimi i verbër i medhhebit është obligim, dhe ata nuk lejojnë ixhtihadin(nxjerrjen e vendimeve nga juristët),duke besuar se kushtet e muxhtehidit (ai që është i kualifikuar të bëjë ixhtihad) nuk janë prezentë në mesin e dijetarëve të kësaj kohe.

Ata janë ndikuar nga metodat e sufive,thirrja e të cilëve është e përhapur në sub-kontinentin Indian.

Për shembull:

-Është e domosdoshme për secilin anëtar të xhemat et-teblig që të ketë një Shejh të cilit ai i bën be’jen (zotimin e besnikërisë),dhe kushdo që vdes derisa nuk ka bej’e të bërë,ai ka vdekur me vdekje të atyre në periudhën para-Islamike.

Dhe shpesh ndodh që bej’a zë vend në tubime publike ashtu që t’i inkurajojnë të gjithë të pranishmit që të veprojnë 4 kësisoj,dhe t’u dhënë të gjithëve përshtypje se të gjithë ata në këtë tubim janë si një grup.E njëjta veprohet gjithashtu edhe në mesin e femrave.

-Ndaj Shejhut,të cilit i është bërë bej’a,tregohet një dashuri dhe respekt i tepruar,ashtu siç tregohet dashuri e tepruar ndaj të Dërguarit të Allahut (salallahu alejhi ue selam)-ajo çka shpesh i përjashton ata nga suazat e të ofruarit respekt të duhur ndaj pejgamberit (salallahu alejhi ue selam).

-Ata besojnë se metoda e sufive është mënyra më e afërt që të shijohet ëmbëlsia e imanit në zemër.

-Mësimi i emrave të personaliteteve kryesore të Sufive siç është Abdul-Kadir el-Xhelani,i cili qe lindur në Xhelan më 470 P.H., dhe po ashtu es-Suhri,dhe Ebu Mensur el-Maturidi i cili vdiq më 332 P.H., dhe Xhelal ed-Din er-Rumi i cili qe lindur më 604 P.H.,i cili shkroi librin el-Menthneui.

-Ata janë të ndikuar nga metoda e Sufive,në veçanti Shishtive,Kaderive, Nakshibendive dhe Sehrurdive në Indi.

-Janë disa anëtarë të cilët pohojnë se kanë përvetësuar mendimet e Xhemat en-Nur të Turqisë.

-Daueti i tyre bazohet në kombinimin e zgjimit të interesave dhe frikësimit, duke shkaktuar kështu ndjenja emocionale dhe të dhimbshme. Në këtë mënyrë ata kanë rekrutuar në emër të imanit shumë nga ata të cilët janë zhytur në mëkate dhe epshe,dhe i kanë drejtuar ata në adhurim dhe përkujtim (dhikr).

-Ata nuk flasin për çështje politike dhe i dekurajojnë anëtarët e tyre nga përfshirja në këto çështje problematike,duke i kritikuar ata të cilët përfshihen në këtë.Ata thonë se politikë është që të lihet politika.

-Ata i keqinterpretojnë hadithet të cilat kanë të bëjnë me xhihad,duke pohuar se kjo do të thotë të dilet jashtë dhe të bëhet daue,duke qenë kjo deri në atë masë saqë anëtarët e tyre me gjasë e kanë harruar domethënien e vërtetë të xhihadit në rrugë të Allahut.

-Ata janë shumë të butë kur vjen deri të transmetimi i haditheve të dobëta.

-Pikat kryesore të referencës së tyre paraqiten të jenë Kur’ani dhe Suneti, mirëpo në akide ata i kthehen të kuptuarit të Shejhëve themelues të tyre nga sub-Kontinenti Indian,akides së Maturidive në medhhebin Hanefi.

-Në tokat Arabe ata si pikë reference e kanë Rijad es-Salihin të Imam en-Neueuit,kurse në vendet jo-Arabe ata i referohen Tebligi Nisab dhe Hejat es-Sahaba,e cila është përplotë informata të gabuara dhe hadithe të dobëta.

5 Thirrja e tyre filloi në Indi pastaj u përhap në Pakistan dhe Bangladesh,pastaj më vonë duke u përhapur në botën Islamike,madje edhe në Arabi,kështu që ata tash kanë pasues në Siri,Jordani, Palestinë,Liban,Egjipt,Sudan,Irak dhe Arabi Saudite.

Ata po ashtu kanë pasues në Evropë,Amerikë,Azi dhe Afrikë.

Shtabi botëror i tyre gjendet në Nizamudin në Delhi (Indi),ku ata administrojnë çështjet e daues në tërë botën. Shtabi i tyre në botën perëndimore është Dusbëri (Dewsbury), Jorkshiri Verior, Britani e Madhe.

2Xhemat et-Teblig fatwa-online.com  Empty Dijetarët rreth fraksionit xhematut-teblig Чет 25 Aвг 2011, 6:10 pm

muharem fazli


Талиб
Талиб
Fjalët e dijetarëve të ehli sunnetit rreth fraksionit xhematut-teblig
بسم الله الرحمن الرحيم
Bismil-lahir-Rahmanir-Rahim



Thotë shejhu Muhamed bin Ibrahim Al-Shejh,muftiu i A.Saudite në kohën e tij, në letrën dërguar oborrit mbretëror në vendet e shenjta:

Nga Muhamed bin Ibrahim dërguar të nderuarit emir Halid bin Su'ud,kryetar i shtëpisë mbretërore:"es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu.

Kam pranuar letrën tuaj të dërguar më 21/1/1382H. që ka të bëjë me letrën dërguar lartmadhërisë suaj mbretërore nga Muhamed Abdul-Hamid el-Kadiri, shejh Ahmed Nurani,Abdus-Selam el-Kadiri dhe Su'ud Ahmed Dehlevi,në lidhje me kërkesën e tyre që t'u ndihmoni në themelimin e shoqatës së tyre të emëruar "Kul-Lijjetud-Da’veti vet-Tebligi-lIslamijeti."

Po ashtu kemi pranuar edhe tri libërthat e dërguar me kërkesën e tyre.Jua bëj me dije lartmadhërisë suaj se në këtë shoqatë s’ka të mirë.Ajo është shoqatë e risive (bidateve) dhe devijimeve.Duke lexuar librat e tyre kemi hasur në atë se ato libra përmbajnë devijim dhe risi,si dhe thirrje në adhurimin e varreve dhe në shirk, e kjo është çështje ndaj së cilës nuk duhet heshtur.

Andaj,ne,inshaAllahu, do t’i kundërshtojmë në mënyrë që ta bëjmë të qartë devi-jimin e këtij grupacioni dhe pavlefshmërinë e tij. E lusim Allahun që ta ndihmojë fenë e Tij dhe ta ngrenë fjalën e Tij.

Wes-Selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu."

(Lexo librin "el-Kavlul-Belig fi Xhema’ati-Teblig," shkruar nga shejh Hamud et-Tuvejgjiri (f.289)



Fjala e shejhut Muhamed Nasirudin Albani - Allahu e mëshiroftë -

Pyetje drejtuar shejh Muhamed Nasirudin Albanit-Allahu e mëshiroftë:

"Cili është mendimi i juaj për fraksionin Xhema’atu-Teblig.A është e lejuar që një nxënës dije (talebe) apo dikush tjetër të dalë me ata me pretekst të thirrjes në rrugën e Allahut?"

Përgjigje:"Xhematu-Tebligi nuk punon me menhexhin e Kur’anit dhe Sunetit sipas asaj në çka kanë qenë selefi ynë i mirë.Meqë kështu qëndron gjendja, atëherë nuk lejohet të dilet me ata,sepse kjo vepër e kundërshton menhexhin tonë në përhapjen e menhexhit të selefit të mirë.Për të përhapur fenë duhet të dalë ndonjë dijetar,ndërsa këta të cilët dalin me ata-me xhemat-tebligi-, detyrohen të rrinë në vendet e tyre,ta mësojnë diturinë nëpër xhamitë e tyre në mënyrë që të dalin dijetarë prej tyre,të cilët do ta kryenin detyrën e da'vetit në rrugën e Allahut. Prandaj,talebeja duhet që këta njerëz t’i marrë në shtëpinë e tij dhe t’ua mësojë Kur’anin dhe Sunetin.Ndërsa ata-xhematu-tebligi-nuk ia vëjnë veshin da'vetit në Kur’an dhe Sunet,përkundrazi ata këtë da'vet -

selefi-e konsiderojnë da'vet përçarës,andaj ata më së shumti i përngjajnë xhematit Ihuanul-Muslimin. Ata thonë se da'veti i tyre është i ngritur mbi Kur’an dhe Sunet,mirëpo duke patur parasysh se kjo është vetëm fjalë boshe,atëherë ata nuk kanë një akide që i bashkon ata,prandaj në mesin e tyre gjen maturidij, esh’arij,sufij,gjen atë që s’ka fare medh'heb,etj. Kjo ndodh për arsye se da'veti i tyre është i ndërtuar mbi moton: mbledh! pastaj mëso.Ç’është e vërteta,ata s’kanë dituri fare.Ka shkuar më shumë se një gjysmë shekulli e asnjë dijetar s’ka dalë prej tyre.

Ndërsa ne themi mëso! pastaj mbledh,në mënyrë që da’veti të fillojë mbi një bazë në të cilën nuk do të kishte përçarje.

Pra,xhematut-tebligi janë sufitë bashkëkohorë,të cilët thërrasin vetëm në çështje morali,ndërsa sa i përket përmirësimit të akides,ata vazhdimisht heshtin,sepse kjo sipas tyre përçanë!

Në mes vëllait tonë,Sa'd el-Husajn,dhe kryetarit të këtij grupi,i cili gjindet në Indi ose në Pakistan,kanë ndodh shumë shkëmbime letrash,të cilat e bëjnë të qartë se ata kërkojnë ndihmë prej tjetërkujt përveç Allahut,dhe gjëra tjera që kanë të bëjnë me këtë çështje,si dhe kërkojnë prej anëtarëve të grupacionit që të betohen në njëren prej tarikateve–sufite-prej tyre edhe në tarikatin Nakshibendi, kështu që çdo teblig duhet të betohet për këtë rrugë.

Ndodh që të pyes dikush se përmes këtij grupacioni shumë njerëz janë kthyer në rrugën e Allahut.Bile ka ndodhur që dikush ta pranojë fenë islame përmes tyre.

A nuk mjafton kjo që të dalim me ata dhe të bashkëpunojmë në atë çka ata thërrasin? Ne themi: Këto fjalë i dimë dhe i dëgjojmë shumë shpesh; i kemi dëgjuar prej sufive.Ndodh që ndonjë sheh,akideja e të cilit është e gabuar,nuk di gjë prej sunetit,bile edhe han paratë e njerëzve në mënyrë të palejuar.

Mirëpo,shohim shumë njerëz mëkatarë duke u penduar përmes tij,prandaj çdo grupacion që thërret në të mirë,pa tjetër do të ketë edhe pasues.

Sidoqoftë,ne shikojmë në përfundimin e asaj që thërrasin këta,se në çka thërrasin; a thërrasin në Kur’an dhe Sunet në akiden e selefus-salihin të mirë dhe kundër fanatizmit ndaj medhhebeve? Pra,xhemati teblig nuk kanë menhexh të diturisë,përkundrazi, menhexhi i tyre është sipas vendit në të cilin ata gjinden. Ata maskohen me çfarëdo ngjyra që i përshtaten vendit (të da'vetit)."

(el-Feta ual-Imaratijeh lil-Albani,pyetja nr.73,përgjigje nr.38)



Fjala e shejhut Abdul-Aziz bin Baz - Allahu e mëshiroftë -

Është pyetur shejhu rreth xhematit teblig nga një pyetës,i cili u shpreh:"

Po dëgjojmë shumë për xhematut-teblig dhe punën e tyre që bëjnë për da’ve, a më këshillon që të 3 futem në këtë xhemat? Shpresoj këshillë dhe udhëzim nga ju,Allahu jua shtoftë shpërblimin!

Shejhu u përgjigj duke thënë:

"Secili që thërret në rrugën e Allahut është predikues;"Predikoni nga unë edhe nëse është vetëm një ajet." (hadithi).Mirëpo,xhemati teblig, i ardhur nga India, është një xhemat që kanë shumë devijime,bidate dhe lloje shirku,andaj nuk lejohet dalja me ata,përveç nëse njeriu ka dituri dhe del me ta për t’i kundër-shtuar dhe për t'i mësuar ata. Ndërsa,nëse del për t'i shoqëruar ata, atëherë nuk i lejohet atij të dalë. Kjo sepse ata kanë devijime dhe gabime,kanë mangësi në dituri.Mirëpo sikur të kishte qenë me xhemat teblig edhe dikush tjetër perveç tyre,të cilët kanë dituri,atëherë bën të dilet për da’vet në rrugën e Allahut.

Ose,sikur të kishte pasur ndonjë person të diturisë,i cili shkon me ta që t’i ndriçojë dhe t’i udhëzojë ata,t’i udhëzojë në të mirë në mënyrë që ta lënë medh’hebin e tyre të pavlefshëm (batil) si dhe ta përqafojnë medh’hebin e ehli sunetit (atëherë kjo bën)."

(Kjo audiokasetë është incizuar me titullin "Fetva Semahatish-Shejh Abdul-Aziz bin Baz ala Xhematit-Tebligi," e publikuar nga shejhu në Taif përafërsisht dy vite para vdekjes se shejhut (bin Bazi) Allahu e mëshiroftë).



Po ashtu është pyetur shejh bin Bazi:

"Allahu ju ruajt. A futet xhematut-tebligi me gjithë ato shirke dhe bidate që kanë, si dhe xhemati ihuanul-muslimin me fanatizmin partiak që kanë dhe kundër-shtimin e udhëheqësve,si dhe mos dëgjimin dhe respektimin e tyre,a futen këto dy xhemate në hadithin e thënë nga i Dërguari:"Do të ndahet umeti im në shtatëdhjetë e tri grupe… përveç njërës." (hadithi)

Përgjigje:

"Po,hyjnë në shtatëdhjetë e dy grupet.Ai që e kundërshton akiden e ehli-sunetit futet në shtatëdhjetë e dy grupet.I Dërguari,sal-lAllahu alejhi ves-sel-lem,ka thënë:"Umeti im," d.m.th.ata që i janë përgjigjur thirrjes dhe e kanë shpallur pasimin e tyre ndaj atij,sal-lAllau alejhi ves-sel-lem;të gjithë këta janë shtatë-dhjetë e tri grupet.Grupi i shpëtuar janë ata që e kanë pasuar dhe i janë për-mbajtur fesë së tij,ndërsa në mesin e shtatëdhjetë e dy grupeve gjejmë kafira, mëkatarë,bidatçinj, e lloje tjera.

Pyetësi i tha (bin Bazit):"Do të thotë që këto dy grupacione janë nga shtatë-dhjetë e dy grupet-e humburua -?

Shejhu u përgjigj:

"Po,në mesin e shtatëdhjetë e dy grupeve,bashkë me Murxhiet dhe Havarixhët. Disa nga dijetarët kanë mendimin se Havarixhët janë kafira,mirëpo ata i fusin në mesin e këtyre shtatëdhjetë e dy grupeve."

(Kjo fetva gjendet në audio-kasetën e incizuar në komentimin e librit "el-Munteka" në Taif,e incizuar dy vite ose më pak para vdekjes së tij-Allahu e mëshiroftë -) 4



Fjala e shejhut Abdurr-Rrezak Afifi - Allahu e mëshiroftë -

Është pyetur shejhu-Allahu e mëshiroftë-rreth xhematut-teblig, të cilët dalin t’i kujtojnë njerëzit në madhërinë e Allahut?

Përgjigje:"Realiteti dëshmon se ata janë bidatçinj,pasues të tarikateve kaderij etj.Dalja e tyre nuk është për hir të Allahut,por është për hir të Iljasit.Ata nuk thërrasin në Kur’an dhe Sunet, or thërrasin në Iljasin,shehun e tyre në Ban-gladesh.Unë i njoh tebligët që moti,ata janë bidatçinj kudo të që të jenë,si në Egjipt,Izrael,Amerikë, A.Saudite,ku do që të jenë ata janë të lidhur me shejhun e tyre,Iljasin."(Fetava ve Resailu Semahatish-Shejhi Abdi-Rrezak Afifi (1/174)



Fjala e shejhut Salih bin Fevzan el-Fevzan - Allahu e ruajt -

Është pyetur shejh Salih bin Fevzan el-Fevzan:

"Cili është mendimi i juaj për ata që dalin jashtë A.Saudite për të thirrur në rrugën e Allahut,kurse nuk kanë fare dituri.Ata nxisin në këtë çështje dhe përdorin shprehje të çuditshme.Thonë se ai që del në rrugë të Allahut,Allahu do ta frymëzojë atë,dhe thonë se dituria nuk është kusht themelor.Ju e dini fare mirë se ai që del jashtë A.Saudite,do të ndeshet me medh'hebe dhe fe të ndry-shme dhe do të ketë pyetje të ndryshme,të cilat i drejtohen atij thirrësi.

A nuk mendoni,shejh i nderuar,se ai që del jasht A.Saudite duhet patjetër që të jetë i pajisur me armë-me dituri-në mënyrë që të ballafaqohet me njerëzit,e sidomos në Azinë lindore,ku shumë e luftojnë ringjallërimn e da’vetit-në Kur’an dhe Sunet,si shejh Muhamed bin Abdul-Vehab-Allahu e mëshiroftë-? Shpresoj t'i përgjigjeni pyetjes sime në menyrë që të kenë dobi edhe tjerët.

Përgjigje:

"Dalja në rrugë të Allahut nuk është dalja të cilën ata sot e kanë për qëllim. Dalja në rrugë të Allahut është dalja për luftë-në rrugë të Allahut-,ndërsa kjo që sot e quajnë dalje,është bidat i cili nuk transmetohet nga selefus-salih. Dalja e njeriut për të thirrur në rrugën e Allahut nuk duhet të jetë e kufizuar në ditë të caktuara, por njeriu duhet të thërrasë në rrugën e Allahut aq sa ka mundësi dhe fuqi,pa u lidhur me ndonjë xhemat të caktuar apo pa caktuar ditë, si p.sh. katërdhjetë ditë apo më shumë apo më pak,siç veprojnë xhematu-teblig.Poashtu,ajo që është detyrim për atë që thërret në rugë të Allahut, është se ai duhet të posedojë dituri, prandaj nuk lejohet që njeriu të thërrasë në rrugën e Allauht duke qenë xhahil (injorant).Thotë Allahu:"Thuaj: kjo është rruga ime,thërras në të me dituri."Kjo sepse ai që thërret,patjetër duhet ta di se në çka po thërret nga vaxhibet,mustehabet,haramet,mekruhet;patjetër duhet ta di se çka është shirku, mëkati, kufri; patjetër duhet ta di se si të ndalojë nga e keqja dhe ta di masën e të keqes.Dalja e cila pengon nga kërkimi i diturisë është çështje e pavlefshme, sepse kërkimi i diturisë është farz, e dituria nuk arrihet përveç se me të mësuar, e jo me frymëzim. Kjo - 5

se dituria arrihet me frymëzim - është nga gjërat e shpikura të sufive të devijuar, sepse puna pa dituri është devijim.Mendimi se dituria arrihet pa mësuar është iluzion."

(Nga libri "Thelathu Muhadaratin fil-Ilmi ved-Da’veti)

Përktheu: Ebu Muadh el-Ensari Më 07.02.1425H, Medine.

Преглед на претходна тема Преглед на наредна тема Вратете се на почетокот  Порака [Страна 1 of 1]

Permissions in this forum:
Не можете да одговарате на темите во форумот