1 Pozita e Selef-us-Salihin ndaj bid'atcinjeve Вто 09 Aвг 2011, 7:17 pm
muharem fazli
Талиб
Pozita e Selef-us-Salihin (te pareve tane)
ndaj njerezve te bid'atit.
Marrë nga Sherh Usul ul-I’tikad të Imam el-Lalika’it
بسم الله الرحمن الرحيم
Bismil-lahir-Rahmanir-Rahim
El Imam el-Hafiz Ebul-Kasim Habetullah ibn el-Hasan ibn Mensur et-Taberi el-Lalika’i (v.418H) transmeton në Sherh Usul I’tikad Ehlis-Sune uel-Xhema’a (1/135-136 nr.252)
“Muhamed ibn Ahmed ibn el-Kasim transmetoi,duke thënë:Ahmed ibn el-Hasan na rrëfeu duke thënë:Sulejman ibn el-Ashe’eth na rrëfeu duke thënë:Abdullah ibn Shubi el-Atik na rrëfeu duke thënë:Jeus ibn Asbat na rrëfeu duke thënë:E kam dëgjuar Muhamed ibn en-Nedr el-Harithi duke thënë:“Kushdo që e dëgjon një person të risisë (bidatit) dhe e di se ai është person i risisë, atëherë mbrojtja është larguar prej tij dhe ai i është lënë vetes së tij.”,dhe Imam Ebu Abdullah ibn Muhamed ibn Bata el-Ekberi el-Hanbeli(v. 387H)e transmeton këtë në‘
Ibanetul-Kubra’–në e tij(2/460 nr.443):
“Ebul-Kasim Hafs ibn Umer transmetoi duke thënë:Ebu Hatim er-Razi na rrëfeu duke thënë:Muhamed ibn Ubade ibn el-Bahteri na rrëfeu duke thënë:Ubade ibn Kulejb Ebu Gasan el-Lejthi na rrëfeu: prej Muhamed ibn en-Nedr el-Harithi,i cili tha: “Kushdo që e dëgjon një person të risisë, ai i është lënë vetes së tij dhe e ka lënë mbrojtjen e Allahut.”Edh-Dhehebi tha për të në ‘Sijar A’lamin-Nubela’ (8/175-176): “Muhamed ibn en-Nedr, Ebu Abdur-Rahman, el-Harithi, el-Kufi: Adhurues i popullit të kohës së tij në Kufe.Ai transmetoi nga el-Auzai dhe të tjerë.Prej tij (transmetojnë):Ibn Mehdi,Halid ibn Jezid,Xherir ibn Zijad dhe Ebu Nasr et-Tamer–disa thënie.Ebu Usame ka thënë: “Ai ishte një prej adhuruesve më të mëdhenj në Kufe.”
Dhe Abdul-Kudus ibn Bekr transmetoi nga Muhamed ibn en-Nedr se ai ka thënë: “Fillimi më i madh i diturisë është që të dëgjojmë dhe të heshtim,pastaj ajo të mësohet përmendsh,pastaj të veprohet sipas
saj,pastaj ajo të përhapet.”
Ibn el-Mubarek ka thënë: “Kur Muhamed ibn en-Nedr e përmendte vdekjen,nyjet e tij dridheshin.”Prej Ebul-Ahves i cili tha: “Muhamed ibn Nedr i premtoi vetes se ai s’do të flinte,përveç nëse sytë e tij kaplohen nga gjumi.”
Ibn Bata po ashtu transmeton në ‘el-Ibantul-Kubra’(2/461 nr.444):
“Ebul-Kasim Hafs ibn Umer na rrëfeu duke thënë: Ebu Hatim na rrëfeu
duke thënë: ibn Ibrahim en-Nesaburi na rrëfeu duke thënë:Sheker ka thënë: *Manuskripta e paqartë, el-Husain ibn er-Rebi na rrëfeu duke
thënë: Jahja ibn Umer eth-Thekefi na rrëfeu,se ai ka dëgjuar Sufjan eth-Theurin duke thënë: “Kushdo që e dëgjon personin e risisë,ai e lë mbrojtjen e Allahut dhe i lihet vetes së tij.”
Ruajuni nga të shoqëruarit me njerëzit e sekteve të shpikura, besimeve të shpikura dhe njerëzve të devijimit. Ruajuni nga të ulurit me ta dhe ruajuni të mos i dëgjoni ata apo t’i lexoni fjalët
e tyre.Ruajuni nga të debatuarit me ta dhe argumentimit me ta–dhe të mos ua citojnë juve besimet e tyre të shtrembëruara. Imam el-Lalika’i përmend një numër të madh të transmetimeve nga Selefi që paralajmërojnë kundër shoqërimit me njerëzit e risisë në ‘Sherh Usul I’tikad Ehlis-Sune uel-Xhemat’–këtu janë disa prej tyre (zingjiri i transmetimit është hequr):
(31)... prej Ejub (es-Sihtijeni) i cili tha:
“Vërtet, prej mirëqenies së një të riu apo një jo-Arabi është ajo që Allahu ta udhëzojë atë për tek një dijetar prej shoqëruesve të Sunetit.”
(32)... prej ibn Sheudheb i cili tha:
“Vërtet,nga bekimet e Allahut ndaj një të riu i cili kërkon ta adhurojë Allahun,është ajo se atij i është dhënë si vëlla një shoqërues i Sunetit i cili e inkurajon atë në të (Sunet).”
196)... prej Abdur-Rahman ibn Jezid i cili tha: E kam dëgjuar Abdullah ibn Mes’udin duke thënë: “Ruaju nga risitë të cilat i shpikun njerëzit,meqë feja nuk del nga zemra e tëra përnjëherë, por shejtani i prezenton atij risi derisa ta dëbojë Imanin nga Zemra.Dhe shumë shpejt do të ndodhë që njerëzit t’i lënë detyrat të cilat Allahu i ka urdhëruar për ta: namazin,agjërimin,të lejuarën dhe të ndaluarën,dhe të flasin për Zotin e tyre.Pra, kushdo që e mbërrin këtë kohë,atëherë le të ikë.” Qe thënë: O Ebu Abdur-Rahman, ku të iket? Ai tha: “Askund. Ai duhet të ikë me zemrën e tij dhe fenë e tij dhe të mos ulet me asnjë nga njerëzit e risisë.”
(199)... prej Muxhahidit i cili tha:
“I është thënë Ibn Umerit se Nexhde thotë këtë dhe këtë...,por ai e ndaloi veten nga të dëgjuarit e asaj nga frika se diçka nga ajo mund t’i mbesë në zemër.”
(240)... prej el-Hasan (el-Basri) i cili thoshte:
“Mos u ulni me njerëzit e besimeve të shpikura, mos debatoni me ta e as mos i dëgjoni ata.”
(242)... prej Se’id ibn Amir i cili tha: E kam dëgjuar Isma’ilin (ibn Harixhe) duke thënë: dy njerëz prej njerëzve të sekteve të shpikura erdhën tek Muhamed ibn Sirini dhe thanë:
“O Ebu Bekr,dëshirojmë të tregojmë diçka ty. Ai tha:“Jo.”Ata thanë:
“Atëherë,a mund ta themi një ajet nga Libri i Allahut?”
Ai tha:“Jo.” Dhe tha:Ose çohuni ju të dy e largohuni,ose do të çohem unë.” Kështu që të dy njerëzit u ngritën dhe shkuan. Njëri prej njerëzve i tha: “Çfarë të keqe do të të bënte që ai ta thoshte një ajet?” Ai tha: “E urreja atë që ata të recitonin ajetin e ta shtrembëronin atë dhe pastaj ajo të më hynte në zemër.”
(246)... prej Ejub es-Sihtijeni i cili tha: Ebu Kulabe më tha:
“O Ejub,mbaj në mend katër gjëra nga unë: Mos fol për Kur’anin sipas mendimit tënd,ruaju (nga të folurit) për Kaderin,dhe nëse përmenden Shoqëruesit e Muhamedit (sallallahu alejhi ue selam) atëherë përmbaju,dhe mos i lejo njerëzit e risisë që të kenë qasje në dëgjimin tënd.”
(249)...Ma’mer tha: Ibn Tavus qe ulur kur njëri prej Mu’tezilëve erdhi dhe filloi të flasë, kështu që ibn Tavus i futi gishtat e tij
në vesh dhe i tha të birit të tij: “O biri im,vendosi gishtat tu
në vesh dhe ndrydhi fort që të mos e dëgjosh fare fjalimin e tij.”
Ma’mer tha: Që do të thotë se zemra është e dobët.
(250)... Abdur Rezak na transmetoi duke thënë: Ibrahim ibn Ebi Jahja më tha: “Mendoj se ka shumë nga Mu’tezilet në rrethinën tënde!?” Unë thashë: “Dhe ata pohojnë se ti je njëri prej tyre.” Ai tha: “A mund të hysh në këtë shitore që të flas me ty?” Unë thashë: “Jo.” Ai tha: “Pse?!” Unë thashë: “Meqë zemra është e dobët dhe Feja s’është për atë i cili fiton në debat.”
(251)...prej el-Auzait i cili tha: Umer ibn Abdul Aziz ka thënë:
“Nëse i sheh njerëzit duke u takuar në lidhje me fenë me çfarëdoqoftë në përjashtim të njerëzve të rëndomtë,atëherë dije se ata janë në fundamentin e devijimit.”
(252)...Jusef ibn Asbat tha: Kam dëgjuar Muhamed ibn en-Nedral Harithi duke thënë:“Kushdo që ia vë veshin një risimtari dhe e di se ai është risimtar,atëherë mbrojtja largohet prej tij dhe ai i lihet vetes së tij.”
(252)... Junus ibn Ubejd ka thënë: “Mos u ul me as sundues as me risimtar.”
(254)...Ahmed ibn Junus ka thënë: Një njeri i tha Sufjanit–dhe unë isha duke dëgjuar–‘O Ebu Abdullah,më këshillo’. Ai tha: “Ruaju nga sektet e shpikura dhe polemika,dhe ruaju prej sunduesve.”
(259)... Jahja ibn Ebi Kethir tha: “Nëse e sheh ndonjë person të risisë në një rrugë të caktuar,atëherë merr rrugë tjetër.”
(260)... Isma’il et-Tusi tha: Ibn el-Mubarek më tha: “Le të jetë ulja jote me të varfërit dhe ruaju nga të ulurit me personin e risisë.”
(261)...el-Fudejl ibn Ijad ka thënë:“Cilindo njeri të cilin e pyet ndokush për këshillë dhe ai e drejton atë te një risimtar, atëherë ai është sjellur në mënyrë mashtruese ndaj Islamit,dhe ruaju nga shkuarja te personi i risisë meqë ata parandalojnë nga e vërteta.”
(262)... el-Fudejl tha: “Mos u ul me ndonjë risimtar,se kam frikë se mallkimet do ty zbresin mbi ty.”
(263)...el-Fudejl tha: “Mos u ul me ndonjë risimtar–Allahu i ka bërë veprat e tija të kota dhe e ka nxjerrur dritën prej zemrës së tij.Dhe nëse Allahu e do një rob,Ai i jep atij ushqim të mirë dhe të pastër.”
(264)... el-Fudejl ka thënë: “Mos i beso risimtarit në lidhje me fenë tuaj,mos i kërko këshillë atij në çështjet tuaja,dhe mos u ul me të sepse kushdo që ulet më një risimtar,Allahu do ta bëjë atë të verbër.”
(265)... el-Fudejl tha:
“Shpirtat e armatës me aranzhim paraprak – secili nga ata që e kanë njohur njëri-tjetrin do të bashkohen, ndërsa ata që s’janë njohur do të ndahen.“Dhe s’është e mundur që personi i Sunetit ta ndihmojë një risimtar,përveç nga hipokrizia.”
(267)... el-Fudejl tha: “I kam mbërri njerëzit më të mirë – të gjithë ata ishin njerëz të Sunetit dhe paralajmëronin kundër njerëzve të risisë.”
(268)... el-Fudejl tha: “Përgëzime për atë që ka vdekur në Islam
dhe Sunet,dhe nëse kështu është rasti,atëherë le të thuhet:Siç do Allahu (Ma Sha Allah).”
(270)... el-Hasan ka thënë: “Prej personit të risisë Allahu nuk e pranon namazin,as agjërimin,as haxhin,as umren,as xhihadin,as pendimin,as lëmoshën.”
(271)... el-Hasan tha: “Allahu nuk pranon asgjë nga personi i risisë.”
(272)... el-Fudejl ibn Ijad ka thënë: “Asnjë vepër e personit të risisë nuk ngrihet tek Allahu.”
(273)... Ibrahim ibn Mejsere ka thënë: “Ai që e nderon një risimtar ka ndihmuar në shkatërrimin e Islamit.”
274)...Abdullah ibn Umer es-Sarkusi–dijetar i el-Khazarit–ka thënë:
E kam ngrënë një racion të vetëm me një risimtar dhe kur Ibn el-Mubarek dëgjoi për këtë,ai tha për mua: “S’do t’i flas atij tridhjetë ditë.”
(275)...el-Fudejl ka thënë: Ibn el-Mubarek ka thënë:
“S’kam parë ndonjë pasuri të cilën e përbuzi më shumë sesa atë të personit të risisë dhe tha: “O Allah,mos lë ndonjë risimtar të më japë ndonjë gjë,ashtu që zemra ime ta dojë atë.”
(276)... prej Ibrahimit (en-Nekhi) i cili tha: “Nuk ka përgojim në lidhje me risimtarin.”
(278)...prej Hasan el-Basrit,i cili tha: “Janë tre,të cilët s’kanë paprekshmëri në lidhje me përgojimin: njëri prej tyre është personi i risisë i cili thërret në risinë e tij.”
(281)...prej Kethirit,Ebu Sehl i cili ka thënë: “Thuhet se nuk ka paprekshmëri për njerëzit e sekteve të shpikura.”
(284)...prej Abdullah ibn el-Mubarek:“Personi i risisë ka errësirë në fytyrën e tij edhe nëse ai e lyen atë tridhjetë herë në ditë.”
(286)...Selam ibn ebi Mute ka thënë: një njeri i tha Ejubit:
“O Ebu Bekr,Amr ibn Ubejd është kthyer nga pozita/mendimi i tij!!’ Ai tha:“Ai s’është kthyer.”Ai tha:‘Vërtet,O Ebu Bekr,ai është kthyer.”Ejubi tha:‘Ai s’është kthyer–(tri herë).A nuk e ke dëgjuar thënien e tij (sallallahu alejhi ue selam): “Ata dalin nga feja mu ashtu siç shigjeta e shpon gjahun, pastaj ata nuk kthehen në të derisa shigjeta të kthehet në hark.”
(290)...Ejub i thërriste të gjithë njerëzit e sekteve të shpikura
‘Havarixh’,dhe thoshte: “Havarixhët kanë emra të ndryshëm, por të gjithë janë të bashkuar në përdorimin e shpatës.”
(291)...Selam tha: Një person i një sekte të shpikur i tha Ejubit:
“Dua të të pyes për një fjalë.” Ai u kthye prej tij dhe tha: “Jo, madje as një gjysmë fjale.”Dy herë duke treguar me gishtin e tij.
(293)...Malik ibn Enes ka thënë: “A duhet që sa herë të na vjen dikush që mund të polemizojë më mirë se tjetri,ne ta lëmë atë çka Xhibrili i solli Muhamedit (sallallahu alejhi ue selam) për shkak të argumentimit të tij?!”
Muharem ibn Shaban ibn Fazli
Melbourne - Australia.