Ес селаму алејкум ве рахметуАллах ве Берекетуху и добре дојдовте на www.ahlu-sunnah.org.

За да се окористите од сите функции на форум, ве молиме да се регистрирате или со вашето корисничко име логирате.


Join the forum, it's quick and easy

Ес селаму алејкум ве рахметуАллах ве Берекетуху и добре дојдовте на www.ahlu-sunnah.org.

За да се окористите од сите функции на форум, ве молиме да се регистрирате или со вашето корисничко име логирате.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Latest topics
» Alisan
 Pozita ndaj njerëzve të risive dhe bid’ateve EmptyПет 24 Апр 2020, 2:43 am by Muaz al Islam

» Намазот не е исправен (валиден) зад оној кој што ги оправдува..
 Pozita ndaj njerëzve të risive dhe bid’ateve EmptyСаб 18 Јун 2016, 4:40 am by muwehid

» Салават на Пратеникот Мухаммед (а.с.)
 Pozita ndaj njerëzve të risive dhe bid’ateve EmptyСаб 18 Јун 2016, 4:18 am by muwehid

» Менсур ал-Салими- "Спомнувајте Ме а и Јас ќе ве спомнувам (Ел-Бекара, 152)"
 Pozita ndaj njerëzve të risive dhe bid’ateve EmptyПон 13 Јун 2016, 9:32 pm by Muwehhid

» Кога ќе сватеме???
 Pozita ndaj njerëzve të risive dhe bid’ateve EmptyНед 12 Јун 2016, 9:34 pm by Muwehhid

» Ја сменија верата, но ја нарекуваат "ислам"
 Pozita ndaj njerëzve të risive dhe bid’ateve EmptyСаб 11 Јун 2016, 8:51 pm by Muwehhid

» Дали е дозволено мевлуд?
 Pozita ndaj njerëzve të risive dhe bid’ateve EmptyСре 27 Апр 2016, 11:09 am by Abu Al-Amin

» Шејх Сулејман ибн Насир ел-Улван за техакум
 Pozita ndaj njerëzve të risive dhe bid’ateve EmptyВто 08 Мар 2016, 12:26 am by Haqq

» Бајрам
 Pozita ndaj njerëzve të risive dhe bid’ateve EmptyНед 06 Мар 2016, 2:36 pm by Haqq

» Реката на трпението и нејзините притоки
 Pozita ndaj njerëzve të risive dhe bid’ateve EmptyПет 04 Мар 2016, 7:48 pm by hidzab

» Pozdrav
 Pozita ndaj njerëzve të risive dhe bid’ateve EmptyПон 15 Фед 2016, 11:52 pm by Abu Al-Amin

»  шейха доктора / Тарик гураб: Вопросы и ответы о колдовстве и лечения
 Pozita ndaj njerëzve të risive dhe bid’ateve EmptyНед 14 Фед 2016, 7:30 pm by nourna

» abdul fetah
 Pozita ndaj njerëzve të risive dhe bid’ateve EmptyСре 03 Фед 2016, 12:02 am by Abu Al-Amin

» Хадиси на Мухаммед а.с
 Pozita ndaj njerëzve të risive dhe bid’ateve EmptyСре 06 Јан 2016, 7:16 pm by medi

» Аллах нас ни е потребен
 Pozita ndaj njerëzve të risive dhe bid’ateve EmptyСре 02 Дек 2015, 7:26 pm by Muwehhid

Similar topics
    Кој е он-лајн?
    Севкупно има 127 членови он-лајн :: 0 Регистрирани, 0 Скриени и 127 Гости :: 1 Bot

    Никој

    Најмногу членови кои го посетиле форумот воеднаш се 547 во Пет 15 Ное 2024, 12:40 am
    Барај
     
     

    Display results as :
     


    Rechercher Advanced Search

    Top posters
    Muaz al Islam (1691)
     Pozita ndaj njerëzve të risive dhe bid’ateve Vote_lcap Pozita ndaj njerëzve të risive dhe bid’ateve Voting_bar Pozita ndaj njerëzve të risive dhe bid’ateve Vote_rcap 
    LAUTKA (1011)
     Pozita ndaj njerëzve të risive dhe bid’ateve Vote_lcap Pozita ndaj njerëzve të risive dhe bid’ateve Voting_bar Pozita ndaj njerëzve të risive dhe bid’ateve Vote_rcap 
    Muwehhid (937)
     Pozita ndaj njerëzve të risive dhe bid’ateve Vote_lcap Pozita ndaj njerëzve të risive dhe bid’ateve Voting_bar Pozita ndaj njerëzve të risive dhe bid’ateve Vote_rcap 
    Келиметул-Хакк (594)
     Pozita ndaj njerëzve të risive dhe bid’ateve Vote_lcap Pozita ndaj njerëzve të risive dhe bid’ateve Voting_bar Pozita ndaj njerëzve të risive dhe bid’ateve Vote_rcap 
    Muslima4Islam (589)
     Pozita ndaj njerëzve të risive dhe bid’ateve Vote_lcap Pozita ndaj njerëzve të risive dhe bid’ateve Voting_bar Pozita ndaj njerëzve të risive dhe bid’ateve Vote_rcap 
    Abu Al-Amin (479)
     Pozita ndaj njerëzve të risive dhe bid’ateve Vote_lcap Pozita ndaj njerëzve të risive dhe bid’ateve Voting_bar Pozita ndaj njerëzve të risive dhe bid’ateve Vote_rcap 
    Al-Ghuraba (360)
     Pozita ndaj njerëzve të risive dhe bid’ateve Vote_lcap Pozita ndaj njerëzve të risive dhe bid’ateve Voting_bar Pozita ndaj njerëzve të risive dhe bid’ateve Vote_rcap 
    Monoteizam (343)
     Pozita ndaj njerëzve të risive dhe bid’ateve Vote_lcap Pozita ndaj njerëzve të risive dhe bid’ateve Voting_bar Pozita ndaj njerëzve të risive dhe bid’ateve Vote_rcap 
    muharem fazli (323)
     Pozita ndaj njerëzve të risive dhe bid’ateve Vote_lcap Pozita ndaj njerëzve të risive dhe bid’ateve Voting_bar Pozita ndaj njerëzve të risive dhe bid’ateve Vote_rcap 
    Haqq (253)
     Pozita ndaj njerëzve të risive dhe bid’ateve Vote_lcap Pozita ndaj njerëzve të risive dhe bid’ateve Voting_bar Pozita ndaj njerëzve të risive dhe bid’ateve Vote_rcap 

    Statistics
    Постојат b>1268 регистрирани членови
    Најновиот регистриран член е igoralfiosebastian@gmail.

    Нашите членови се испратиле точно 8262 мислења in 2387 subjects

    You are not connected. Please login or register

    Преглед на претходна тема Преглед на наредна тема Go down  Порака [Страна 1 of 1]

    muharem fazli


    Талиб
    Талиб
    Pozita ndaj njerëzve të risive dhe bid’ateve
    بسم الله الرحمن الرحيم
    Bismil-lahir-Rahmanir-Rahim




    El Imam el-Hafiz Ebul-Kasim Habetullah ibn el-Hasan ibn Mensur et-Taberi el-Lalika’i (v. 418H) transmeton në Sherh Usul I’tikad Ehlis-Sune uel-Xhema’a (1/135-136 nr.252)

    “Muhamed ibn Ahmed ibn el-Kasim transmetoi,duke thënë: Ahmed ibn el-Hasan na rrëfeu duke thënë:Sulejman ibn el-Ashe’eth na rrëfeu duke thënë:Abdullah ibn Shubi el-Atik na rrëfeu duke thënë:Jeus ibn Asbat na rrëfeu duke thënë: E kam dëgjuar Muhamed ibn en-Nedr el-Harithi duke thënë: “Kushdo që e dëgjon një person të risisë (bidatit) dhe e di se ai është person i risisë,atëherë mbrojtja është larguar prej tij dhe ai i është lënë vetes së tij.”, dhe Imam Ebu Abdullah ibn Muhamed ibn Bata el-Ekberi el-Hanbeli (v. 387H) e transmeton këtë në ‘Ibanetul-Kubra’–në e tij (2/460 nr.443):



    “Ebul-Kasim Hafs ibn Umer transmetoi duke thënë: Ebu Hatim er-Razi na rrëfeu duke thënë: Muhamed ibn Ubade ibn el-Bahteri na rrëfeu duke thënë: Ubade ibn Kulejb Ebu Gasan el-Lejthi na rrëfeu: prej Muhamed ibn en-Nedr el-Harithi, i cili tha: “Kushdo që e dëgjon një person të risisë, ai i është lënë vetes së tij dhe e ka lënë mbrojtjen e Allahut.”Edh-Dhehebi tha për të në ‘Sijar A’lamin-Nubela’ (8/175-176): “Muhamed ibn en-Nedr,Ebu Abdur-Rahman, el-Harithi,el-Kufi: Adhurues i popullit të kohës së tij në Kufe. Ai transmetoi nga el-Auzai dhe të tjerë. Prej tij (transmetojnë): Ibn Mehdi, Halid ibn Jezid, Xherir ibn Zijad dhe Ebu Nasr et-Tamer-disa thënie. Ebu Usame ka thënë: “Ai ishte një prej adhuruesve më të mëdhenj në Kufe.”



    Dhe Abdul-Kudus ibn Bekr transmetoi nga Muhamed ibn en-Nedr se ai ka thënë:

    “Fillimi më i madh i diturisë është që të dëgjojmë dhe të heshtim,pastaj ajo të mësohet përmendsh,pastaj të veprohet sipas saj, pastaj ajo të përhapet.” Ibn el-Mubarek ka thënë: “Kur Muhamed ibn en-Nedr e përmendte vdekjen,nyjet e tij dridheshin.”



    Prej Ebul-Ahves i cili tha: “Muhamed ibn Nedr i premtoi vetes se ai s’do të flinte, përveç nëse sytë e tij kaplohen nga gjumi.”

    Ibn Bata po ashtu transmeton në ‘el-Ibantul-Kubra’ (2/461 nr.444):

    “Ebul-Kasim Hafs ibn Umer na rrëfeu duke thënë: Ebu Hatim na rrëfeu duke thënë: ibn Ibrahim en-Nesaburi na rrëfeu duke thënë: Sheker ka thënë:*Manuskripti e paqartë,el-Husain ibn er-Rebi na rrëfeu duke thënë: Jahja ibn Umer eth-Thekefi na rrëfeu, se ai ka dëgjuar Sufjan eth-Theurin duke thënë:“Kushdo që e dëgjon personin e risisë,ai e lë mbrojtjen e Allahut dhe i lihet vetes së tij.”

    Ruajuni nga të shoqëruarit me njerëzit e sekteve të shpikura,besimeve të shpikura dhe njerëzve të devijimit.Ruajuni nga të ulurit me ta dhe ruajuni të mos i dëgjoni ata apo t’i lexoni fjalët e tyre.Ruajuni nga të debatuarit me ta dhe argumentimit me ta-dhe të mos ua citojnë juve besimet e tyre të shtrembëruara. Imam el-Lalika’i përmend një numër të madh të transmetimeve nga Selefi që paralajmërojnë kundër shoqërimit me njerëzit e risisë në Sherh Usul I’tikad Ehlis-Sune uel-Xhemat’–këtu janë disa prej tyre (zinxhiri i transmetimit është hequr):

    (31)... prej Ejub (es-Sihtijeni) i cili tha: “Vërtet, prej mirëqenies së një të riu apo një jo-Arabi është ajo që Allahu ta udhëzojë atë për tek një dijetar prej shoqëruesve të Sunetit.”



    (32)... prej ibn Sheudheb i cili tha: “Vërtet, nga bekimet e Allahut ndaj një të riu i cili kërkon ta adhurojë Allahun, është ajo se atij i është dhënë si vëlla një shoqërues i Sunetit i cili e inkurajon atë në të (Sunet).”



    (196)...prej Abdur-Rahman ibn Jezid i cili tha: E kam dëgjuar Abdullah ibn Mes’udin duke thënë: “Ruaju nga risitë të cilat i shpikun njerëzit,meqë feja nuk del nga zemra e tëra përnjëherë,por shejtani i prezanton atij risi derisa ta dëbojë Imanin nga Zemra.Dhe shumë shpejt do të ndodhë që njerëzit t’i lënë detyrat të cilat Allahu i ka urdhëruar për ta: namazin,agjërimin, të lejuarën dhe të ndaluarën,dhe të flasin për Zotin e tyre.Pra,kushdo që e mbërrin këtë kohë, atëherë le të ikë.” Qe thënë: O Ebu Abdur-Rahman, ku të iket? Ai tha:“Askund.Ai duhet të ikë me zemrën e tij dhe fenë e tij dhe të mos ulet me asnjë nga njerëzit e risisë.”



    (199)... prej Muxhahidit i cili tha:“I është thënë Ibn Umerit se Nexhde thotë këtë dhe këtë..., por ai e ndaloi veten nga të dëgjuarit e asaj nga frika se diçka nga ajo mund t’i mbesë në zemër.”



    (240)... prej el-Hasan (el-Basri) i cili thoshte:“Mos u ulni me njerëzit e besimeve të shpikura,mos debatoni me ta e as mos i dëgjoni ata.”



    (242)... prej Se’id ibn Amir i cili tha: E kam dëgjuar Isma’ilin (ibn Harixhe) duke thënë:

    dy njerëz prej njerëzve të sekteve të shpikura erdhën tek Muhamed ibn Sirini dhe thanë:

    “O Ebu Bekr,dëshirojmë të tregojmë diçka ty.

    Ai tha: “Jo.”

    Ata thanë: “Atëherë, a mund ta themi një ajet nga Libri i Allahut?”

    Ai tha: “Jo.” Dhe tha:"Ose çohuni ju të dy e largohuni, ose do të çohem unë.”

    Kështu që të dy njerëzit u ngritën dhe shkuan.

    Njëri prej njerëzve i tha: “Çfarë të keqe do të të bënte që ai ta thoshte një ajet?”

    Ai tha:“E urreja atë që ata të recitonin ajetin e ta shtrembëronin atë dhe pastaj ajo të më hynte në zemër.”



    (246)... prej Ejub es-Sihtijeni i cili tha: Ebu Kulabe më tha:

    “O Ejub,mbaj në mend katër gjëra nga unë: "Mos fol për Kur’anin sipas mendimit tënd,ruaju (nga të folurit) për Kaderin,dhe nëse përmenden Shoqëruesit e Muh-amedit (sallallahu alejhi ue selam) atëherë përmbaju,dhe mos i lejo njerëzit e risisë që të kenë qasje në dëgjimin tënd.”



    (249)... Ma’mer tha: Ibn Tavus qe ulur kur njëri prej Mu’tezilëve erdhi dhe filloi të flasë, kështu që ibn Tavus i futi gishtat e tij në vesh dhe i tha të birit të tij:“O biri im,vendosi gishtat tu në vesh dhe ndrydhi fort që të mos e dëgjosh fare fjalimin e tij.”

    Ma’mer tha: Që do të thotë se zemra është e dobët.



    (250)... Abdur Rezak na transmetoi duke thënë: Ibrahim ibn Ebi Jahja më tha:

    “Mendoj se ka shumë nga Mu’tezilet në rrethinën tënde!?”

    Unë thashë: “Dhe ata pohojnë se ti je njëri prej tyre.”

    Ai tha: “A mund të hysh në këtë shitore që të flas me ty?”

    Unë thashë: “Jo.”

    Ai tha: “Pse?!”

    Unë thashë: “Meqë zemra është e dobët dhe Feja s’është për atë i cili fiton në debat.”



    (251)...prej el-Auzait i cili tha: Umer ibn Abdul Aziz ka thënë:“Nëse i sheh njerëzit duke u takuar në lidhje me fenë me çfarëdo qoftë në përjashtim të njerëzve të rën-domtë,atëherë dije se ata janë në fundamentin e devijimit.”



    (252)... Jusef ibn Asbat tha: Kam dëgjuar Muhamed ibn en-Nedral Harithi duke thënë: “Kushdo që ia vë veshin një risimtari dhe e di se ai është risimtar, atëherë mbrojtja largohet prej tij dhe ai i lihet vetes së tij.”



    (252)... Junus ibn Ubejd ka thënë: “Mos u ul me as sundues as me risimtar.”



    (254)... Ahmed ibn Junus ka thënë: Një njeri i tha Sufjanit-dhe unë isha duke dëgjuar-

    ‘O Ebu Abdullah,më këshillo’.

    Ai tha: “Ruaju nga sektet e shpikura dhe polemika,dhe ruaju prej sunduesve.”



    (259)...Jahja ibn Ebi Kethir tha: “Nëse e sheh ndonjë person të risisë në një rrugë të caktuar, atëherë merr rrugë tjetër.”



    (260)... Isma’il et-Tusi tha: Ibn el-Mubarek më tha: “Le të jetë ulja jote me të varfrit dhe ruaju nga të ulurit me personin e risisë.”



    (261)... el-Fudejl ibn Ijad ka thënë:“Cilindo njeri të cilin e pyet ndokush për këshillë dhe ai e drejton atë te një risimtar,atëherë ai është sjell në mënyrë mashtruese ndaj Islamit,dhe ruaju nga shkuarja te personi i risisë meqë ata parandalojnë nga e vërteta.”



    (262)...el-Fudejl tha:“Mos u ul me ndonjë risimtar,se kam frikë se mallkimet do ty zbresin mbi ty.”



    (263)... el-Fudejl tha: “Mos u ul me ndonjë risimtar-Allahu i ka bërë veprat e tija të kota dhe e ka nxjerrë dritën prej zemrës së tij.Dhe nëse Allahu e do një rob,Ai i jep atij ushqim të mirë dhe të pastër.”



    (264)... el-Fudejl ka thënë: “Mos i beso risimtarit në lidhje me fenë tuaj,mos i kërko këshillë atij në çështjet tuaja,dhe mos u ul me të sepse kushdo që ulet më një risimtar,Allahu do ta bëjë atë të verbër.”



    (265)...el-Fudejl tha:

    “Shpirtrat e armatës me aranzhim paraprak-secili nga ata që e kanë njohur njëri-tjetrin,do të bashkohen,ndërsa ata që s’janë njohur,do të ndahen.“Dhe s’është e mundur që personi i Sunetit ta ndihmojë një risimtar,përveç nga hipokrizia.”



    (267)... el-Fudejl tha:“I kam mbërri njerëzit më të mirë-të gjithë ata ishin njerëz të Sunetit dhe paralajmëronin kundër njerëzve të risisë.”



    (268)... el-Fudejl tha:“Përgëzime për atë që ka vdekur në Islam dhe Sunet,dhe nëse kështu është rasti,atëherë le të thuhet: Siç do Allahu (Ma Sha Allah).”



    (270)...el-Hasan ka thënë: “Prej personit të risisë Allahu nuk e pranon namazin, as agjërimin, as haxhin, as umren, as xhihadin, as pendimin, as lëmoshën.”



    (271)... el-Hasan tha: “Allahu nuk pranon asgjë nga personi i risisë.”



    (272)... el-Fudejl ibn Ijad ka thënë: “Asnjë vepër e personit të risisë nuk ngrihet tek Allahu.”



    (273)... Ibrahim ibn Mejsere ka thënë: “Ai që e nderon një risimtar ka ndihmuar në shkatërrimin e Islamit.”



    (274)...Abdullah ibn Umer es-Sarkusi-dijetar i el-Khazarit-ka thënë:

    E kam ngrënë një racion të vetëm me një risimtar dhe kur Ibn el-Mubarek dëgjoi për këtë, ai tha për mua: “S’do t’i flas atij tridhjetë ditë.”



    (275)... el-Fudejl ka thënë: Ibn el-Mubarek ka thënë:

    “S’kam parë ndonjë pasuri të cilën e përbuzi më shumë sesa atë të personit të risisë dhe tha:“O Allah,mos lë ndonjë risimtar të më japë ndonjë gjë,ashtu që zemra ime ta dojë atë.”



    (276)... prej Ibrahimit (en-Nekhi) i cili tha: “Nuk ka përgojim në lidhje me risimtarin.”



    (278)... prej Hasan el-Basrit, i cili tha: “Janë tre,të cilët s’kanë paprekshmëri në lidhje me përgojimin: njëri prej tyre është personi i risisë i cili thërret në risinë e tij.”



    (281)... prej Kethirit, Ebu Sehl i cili ka thënë: “Thuhet se nuk ka paprekshmëri për njerëzit e sekteve të shpikura.”



    (284)... prej Abdullah ibn el-Mubarek:“Personi i risisë ka errësirë në fytyrën e tij edhe nëse ai e lyen atë tridhjetë herë në ditë.”



    (286)... Selam ibn ebi Mute ka thënë: një njeri i tha Ejubit:

    “O Ebu Bekr,Amr ibn Ubejd është kthyer nga pozita/mendimi i tij!!’

    Ai tha: “Ai s’është kthyer.”

    Ai tha: ‘Vërtet,O Ebu Bekr,ai është kthyer.”

    Ejubi tha:‘Ai s’është kthyer-(tri herë).A nuk e ke dëgjuar thënien e tij (sallallahu alejhi ue selam): “Ata dalin nga feja mu ashtu siç shigjeta e shpon gjahun,pastaj ata nuk kthehen në të derisa shigjeta të kthehet në hark.”



    (290)... Ejub i thërriste të gjithë njerëzit e sekteve të shpikura ‘Havarixh’,dhe thoshte:

    “Havarixhët kanë emra të ndryshëm,por të gjithë janë të bashkuar në përdorimin e shpatës.”



    (291)... Selam tha: Një person i një sekte të shpikur i tha Ejubit: “Dua të të pyes për një fjalë.” Ai u kthye prej tij dhe tha: “Jo, madje as një gjysmë fjale.” Dy herë duke treguar me gishtin e tij.



    (293)...Malik ibn Enes ka thënë:“A duhet që sa herë të na vjen dikush që mund të polemizojë më mirë se tjetri,ne ta lëmë atë çka Xhibrili i solli Muhamedit (sallallahu alejhi ue selam) për shkak të argumentimit të tij?!”




    Marrë nga Sherh Usul ul-I’tikad të Imam el-Lalika’it.

    Преглед на претходна тема Преглед на наредна тема Вратете се на почетокот  Порака [Страна 1 of 1]

    Permissions in this forum:
    Не можете да одговарате на темите во форумот