1 Pas dështimit... Пон 02 Јан 2012, 12:35 am
Islam Only Way
Сестра
Pardje mendoja ndryshe
Dje ndryshe e kuptova mendimin
Sot krejtësisht e ndryshova mendimin
Që nesër të ndryshëm t’më mendojnë
Në avllinë e pushtetit pasuri grumbullova
Gjersa të tjetër grumbull dergjeshin
Miratoja edhe ulurimat e ujqve
Që të tërhiqja zukamën e bletëve
Mjalta si rrëshirë më rridhte
Bletët më ngjasonin me sorkodhet
Njëzëri më përshëndesnin
Miklime që lehtas i kuptoja
Sikur dielli që shkrinë ngrohtësinë e borës
Sikur shiu që ngjallë shkurret
Sikur hëna që pengonë hajdutët
Mua grisja e pushtetit ma zbuloi zhugën
Gruaja nuk më respekton sa duhet
Fëmijët pranë udhës i shoh pa udhë
Sorkadhet më janë shndërruar në kukuvajka
Ujin prej burimit në bërrakë me etje e shikoj
Me brof kokën mblodha
Kam përvoj, nam dhe para
Përse nuk filloj të shkruaj
Të vetëshpallem analist
Mblidhen thneglat për t’më pyetur
Flas që ta arsyetoj rrungajën time
Ftuesit sa injorant që janë
Krimet mi trajtësojnë në suksese
Analisti sot ju flet
Politikan Dështaku
Dyfytyrëshi me shtatë fytyra
Mysafiri me përgjigje më të mira
Iljasa SALIHU
Dje ndryshe e kuptova mendimin
Sot krejtësisht e ndryshova mendimin
Që nesër të ndryshëm t’më mendojnë
Në avllinë e pushtetit pasuri grumbullova
Gjersa të tjetër grumbull dergjeshin
Miratoja edhe ulurimat e ujqve
Që të tërhiqja zukamën e bletëve
Mjalta si rrëshirë më rridhte
Bletët më ngjasonin me sorkodhet
Njëzëri më përshëndesnin
Miklime që lehtas i kuptoja
Sikur dielli që shkrinë ngrohtësinë e borës
Sikur shiu që ngjallë shkurret
Sikur hëna që pengonë hajdutët
Mua grisja e pushtetit ma zbuloi zhugën
Gruaja nuk më respekton sa duhet
Fëmijët pranë udhës i shoh pa udhë
Sorkadhet më janë shndërruar në kukuvajka
Ujin prej burimit në bërrakë me etje e shikoj
Me brof kokën mblodha
Kam përvoj, nam dhe para
Përse nuk filloj të shkruaj
Të vetëshpallem analist
Mblidhen thneglat për t’më pyetur
Flas që ta arsyetoj rrungajën time
Ftuesit sa injorant që janë
Krimet mi trajtësojnë në suksese
Analisti sot ju flet
Politikan Dështaku
Dyfytyrëshi me shtatë fytyra
Mysafiri me përgjigje më të mira
Iljasa SALIHU