Ес селаму алејкум ве рахметуАллах ве Берекетуху и добре дојдовте на www.ahlu-sunnah.org.

За да се окористите од сите функции на форум, ве молиме да се регистрирате или со вашето корисничко име логирате.


Join the forum, it's quick and easy

Ес селаму алејкум ве рахметуАллах ве Берекетуху и добре дојдовте на www.ahlu-sunnah.org.

За да се окористите од сите функции на форум, ве молиме да се регистрирате или со вашето корисничко име логирате.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Latest topics
» Alisan
A ua mësuan dy engjëjt–Haruti e Maruti–magjine? EmptyПет 24 Апр 2020, 2:43 am by Muaz al Islam

» Намазот не е исправен (валиден) зад оној кој што ги оправдува..
A ua mësuan dy engjëjt–Haruti e Maruti–magjine? EmptyСаб 18 Јун 2016, 4:40 am by muwehid

» Салават на Пратеникот Мухаммед (а.с.)
A ua mësuan dy engjëjt–Haruti e Maruti–magjine? EmptyСаб 18 Јун 2016, 4:18 am by muwehid

» Менсур ал-Салими- "Спомнувајте Ме а и Јас ќе ве спомнувам (Ел-Бекара, 152)"
A ua mësuan dy engjëjt–Haruti e Maruti–magjine? EmptyПон 13 Јун 2016, 9:32 pm by Muwehhid

» Кога ќе сватеме???
A ua mësuan dy engjëjt–Haruti e Maruti–magjine? EmptyНед 12 Јун 2016, 9:34 pm by Muwehhid

» Ја сменија верата, но ја нарекуваат "ислам"
A ua mësuan dy engjëjt–Haruti e Maruti–magjine? EmptyСаб 11 Јун 2016, 8:51 pm by Muwehhid

» Дали е дозволено мевлуд?
A ua mësuan dy engjëjt–Haruti e Maruti–magjine? EmptyСре 27 Апр 2016, 11:09 am by Abu Al-Amin

» Шејх Сулејман ибн Насир ел-Улван за техакум
A ua mësuan dy engjëjt–Haruti e Maruti–magjine? EmptyВто 08 Мар 2016, 12:26 am by Haqq

» Бајрам
A ua mësuan dy engjëjt–Haruti e Maruti–magjine? EmptyНед 06 Мар 2016, 2:36 pm by Haqq

» Реката на трпението и нејзините притоки
A ua mësuan dy engjëjt–Haruti e Maruti–magjine? EmptyПет 04 Мар 2016, 7:48 pm by hidzab

» Pozdrav
A ua mësuan dy engjëjt–Haruti e Maruti–magjine? EmptyПон 15 Фед 2016, 11:52 pm by Abu Al-Amin

»  шейха доктора / Тарик гураб: Вопросы и ответы о колдовстве и лечения
A ua mësuan dy engjëjt–Haruti e Maruti–magjine? EmptyНед 14 Фед 2016, 7:30 pm by nourna

» abdul fetah
A ua mësuan dy engjëjt–Haruti e Maruti–magjine? EmptyСре 03 Фед 2016, 12:02 am by Abu Al-Amin

» Хадиси на Мухаммед а.с
A ua mësuan dy engjëjt–Haruti e Maruti–magjine? EmptyСре 06 Јан 2016, 7:16 pm by medi

» Аллах нас ни е потребен
A ua mësuan dy engjëjt–Haruti e Maruti–magjine? EmptyСре 02 Дек 2015, 7:26 pm by Muwehhid

Кој е он-лајн?
Севкупно има 125 членови он-лајн :: 0 Регистрирани, 0 Скриени и 125 Гости :: 1 Bot

Никој

Најмногу членови кои го посетиле форумот воеднаш се 547 во Пет 15 Ное 2024, 12:40 am
Барај
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Top posters
Muaz al Islam (1691)
A ua mësuan dy engjëjt–Haruti e Maruti–magjine? Vote_lcapA ua mësuan dy engjëjt–Haruti e Maruti–magjine? Voting_barA ua mësuan dy engjëjt–Haruti e Maruti–magjine? Vote_rcap 
LAUTKA (1011)
A ua mësuan dy engjëjt–Haruti e Maruti–magjine? Vote_lcapA ua mësuan dy engjëjt–Haruti e Maruti–magjine? Voting_barA ua mësuan dy engjëjt–Haruti e Maruti–magjine? Vote_rcap 
Muwehhid (937)
A ua mësuan dy engjëjt–Haruti e Maruti–magjine? Vote_lcapA ua mësuan dy engjëjt–Haruti e Maruti–magjine? Voting_barA ua mësuan dy engjëjt–Haruti e Maruti–magjine? Vote_rcap 
Келиметул-Хакк (594)
A ua mësuan dy engjëjt–Haruti e Maruti–magjine? Vote_lcapA ua mësuan dy engjëjt–Haruti e Maruti–magjine? Voting_barA ua mësuan dy engjëjt–Haruti e Maruti–magjine? Vote_rcap 
Muslima4Islam (589)
A ua mësuan dy engjëjt–Haruti e Maruti–magjine? Vote_lcapA ua mësuan dy engjëjt–Haruti e Maruti–magjine? Voting_barA ua mësuan dy engjëjt–Haruti e Maruti–magjine? Vote_rcap 
Abu Al-Amin (479)
A ua mësuan dy engjëjt–Haruti e Maruti–magjine? Vote_lcapA ua mësuan dy engjëjt–Haruti e Maruti–magjine? Voting_barA ua mësuan dy engjëjt–Haruti e Maruti–magjine? Vote_rcap 
Al-Ghuraba (360)
A ua mësuan dy engjëjt–Haruti e Maruti–magjine? Vote_lcapA ua mësuan dy engjëjt–Haruti e Maruti–magjine? Voting_barA ua mësuan dy engjëjt–Haruti e Maruti–magjine? Vote_rcap 
Monoteizam (343)
A ua mësuan dy engjëjt–Haruti e Maruti–magjine? Vote_lcapA ua mësuan dy engjëjt–Haruti e Maruti–magjine? Voting_barA ua mësuan dy engjëjt–Haruti e Maruti–magjine? Vote_rcap 
muharem fazli (323)
A ua mësuan dy engjëjt–Haruti e Maruti–magjine? Vote_lcapA ua mësuan dy engjëjt–Haruti e Maruti–magjine? Voting_barA ua mësuan dy engjëjt–Haruti e Maruti–magjine? Vote_rcap 
Haqq (253)
A ua mësuan dy engjëjt–Haruti e Maruti–magjine? Vote_lcapA ua mësuan dy engjëjt–Haruti e Maruti–magjine? Voting_barA ua mësuan dy engjëjt–Haruti e Maruti–magjine? Vote_rcap 

Statistics
Постојат b>1268 регистрирани членови
Најновиот регистриран член е igoralfiosebastian@gmail.

Нашите членови се испратиле точно 8262 мислења in 2387 subjects

You are not connected. Please login or register

Преглед на претходна тема Преглед на наредна тема Go down  Порака [Страна 1 of 1]

muharem fazli


Талиб
Талиб


A ua mësuan dy engjëjt – Haruti e Maruti – të tjerëve magjinë?
El-Fetaua el-Kuwejtije, f.49-51
Shejh Albani rahimehullah.




Si shpjegohet ajeti:"Ata ndoqën atë çfarë shpërndanë dreqërit në kohën e Sulejmanit. Sulejmani nuk bëri kufr,por këtë e bënë dreqërit duke ua mësuar njerëzve magjinë dhe gjërat që u zbritën dy engjëjve në Babiloni, Harutit e Marutit ...” (el-Bekare,102) ?



Shejh Albani rahimehullah,tha:

"S'ka dyshim se rreth ajetit ka dallim mendimesh te dijetarët e komentimit të Kuranit (tefsirit). Por,ajo që unë konsideroj të jetë mendimi më afër mendsh,është se fjala maa në thënien e Tij '... gjëra që u zbritën dy engjëjve' s'është maa e mohimit 1

por është një përemër,dmth se Allahu fuqimadh i zbriti dy engjëjt për t'ua mësuar magjinë njerëzve,meqë asokohe magjia ishte përhapur shumë dhe kishte konfuzion mes (dallimit të) saj dhe mrekullive që sillen nga disa pejgamberë.Si në rastin e magjistarëve dhe Musës (alejhi selam),ku Faraoni,nëpërmjet magjistarëve,deshi t'i çorientonte popullin e vet nga thirrja e Musës për tek e vërteta,sepse ajo me çka kishte ardhur Faraoni s'ishte gjë tjetër veçse magji.Pastaj,siç e dimë,Allahu fuqimadh asgjësoi magjinë e magjistarëve të cilët pastaj u bënë muslimanë që besonin Allahun,Zotin e të gjitha krijesave.

Pra,dija e tyre rreth magjisë ishte arsyeja që u mundësoi atyre të dallonin mes asaj që thjesht ishte iluzion i dobët e magji dhe realitetit:'Pastaj Musa hodhi shkopin e vet dhe ai përpiu krejt falsitetet që ata shfaqën'. (esh-Shu'ra,45)



Magjistarët besuan në këtë realitet para të gjithë të tjerëve,sepse,nëpërmjet dijes së tyre rreth magjisë,ata e morën vesh se ajo s'ishte gjë tjetër veçse një fshehje,maskim dhe mashtrim i paqëndrueshëm.Kështu,kur u mposhtën dhe shtangën nga mrekullia e Musës (alejhi selam),atyre iu bë e qartë dallimi mes realiteti dhe magjisë (dhe ata ranë në sexhde) 'Duke thënë: Ne besojmë në Zotin e krijimit' (esh-Shu'araa,47).



Pra,ishte nga urtësia e Allahut që Ai zbriti dy engjëj,Harutin dhe Marutin,në mënyrë që ata t'ua mësonin njerëzve magjinë jo vetëm sa për t’ua mësuar atë, por për t'u mundësuar atyre njohjen e magjisë e cila përdorej nga shumë mashtrues të asaj kohe për të mashtruar dhe robëruar njerëzit,njëjtë sikurse që ndodh në rrëfimin e djaloshit dhe magjistarit.Ndoshta ju kujtohet kjo. Shkurtimisht–dhe përmbledhtazi kjo duhet të përmendet–mbreti i asaj kohe, i cili ishte personi i përmendur në rastin e Hendekut në Kuran (surja Buruxhë),përdorte një magjistar me qëllim që të mbante popullin të robëruar. Kur ky magjistar u mplak,u thinj e u dobësua, i tha mbretit:'Zgjidh një djalosh nga populli që (ta mësoj unë e) të jetë në gjendje të të ndihmojë mbasi unë të vdes'. Pse?

Që mbreti të mund të vazhdonte me robërimin e popullit të tij nëpërmjet magjisë.

Kështu ishin mbretërit e lashtë.Ata shfrytëzonin popullin nëpërmjet magjisë.

Kështu,pra,Allahu fuqimadh dërgoi dy engjëjt për t’i mësuar të gjithë njerëzit,jo siç bëri magjistari i mbretit,mbreti i Hendekut.Ky magjistar i kishte kërkuar mbretit:

”Zgjidh një djalosh ...”,sepse atij nuk i përshtatej që dija mbi magjinë të përhapej tek njerëzit,meqë ata do të kuptonin se mbreti po i çorientonte nëpërmjet magjisë, diçka që ata do ta merrnin vesh.

Allahu,nëpërmjet urtësisë së tij, e pa të përshtatshme të zbriste dy engjëjt që t’ua mësonin magjinë njerëzve,në mënyrë që ata të dallonin mes magjisë dhe një mrekullie.Sepse magjia, pa dyshim,është mënyrë për përhapjen e prishjes.Allahu i patëmeta thotë në po të njëjtin ajet:

“ ... por asnjëri nga këta dy (engjëj) nuk ia mësuan ndokujt (një gjë të tillë),derisa i thonë:

’Ne jemi vetëm sprovë,kështu që mos bëj kufr (duke përdorur magjinë)’.

Dhe nga këta (engjëj) njerëzit mësuan atë nëpërmjet së cilës ata ndajnë burrin nga gruaja e tij ...”

Pra,ata erdhën për t’ua mësuar të tjerëve magjinë me një qëllim,por ky mësim mund të çonte në sprovim. Kështu,ata (engjëjt) ua mësuan atë që u bënte dëm e s’u bënte dobi 2 , si dhe atë që shkaktonte ndarje mes një burri e gruas së tij.Kjo është ajo që unë kuptoj nga shpjegimi i këtij ajeti. Allahu e di më së miri.

____________________________________________________



1 Përpiluesi i librit, Amr Abdul-Munim Selim thotë:

“Ibn Xherir përmendi dallimin në mendime në shpjegimin e këtij ajeti (2/419).

Disa prej tyre janë që thonë se fjala maa këtu do të thotë:’Nuk e ka bërë’,dmth se magjia nuk u është zbritur dy engjëjve, dhe kjo thënie është transmetuar nga Ibn Abas dhe nga Rebi ibn Enes,por me zinxhirë të dobët të transmetimit.

Po ashtu,ka të tjerë që e shpjegojnë se maa këtu do të thotë:

’Atë e cila’, siç thotë shejh Albani këtu,dhe kjo thënie është transmetuar nga Abdullah ibn Mes’ud me një zinxhirë transmetimi i cili është i ndërprerë.

Po ashtu,kjo transmetohet nga Katade, nga Ibn Zeid dhe nga të tjerë,dhe ky mendim preferohet nga Ibn Xherir et-Taberi.

Është transmetuar nga Katade me një zinxhirë autentik të transmetimit (2/421) se ka thënë:

”Magjia është dy llojesh: magjia e mësuar nëpërmjet dreqërve,dhe magjia e mësuar nëpërmjet Harutit e Marutit”.

Ibn Xherir et-Taberi sqaroi urtësinë mbrapa arsyetimit se përse Allahu zbriti magjinë dhe a ishte e lejueshme për engjëjt e Tij t’ua mësonin magjinë njerëzve,dhe tha:

“Nëse dikush do të na thoshte:’A është e lejueshme të thuhet se Allahu zbriti magjinë apo se engjëjt e Tij ua mësojnë njerëzve magjinë?’, ne do t’i përgjigjeshim:’Vërtet,Allahu i plotfuqishëm e zbriti si të mirën,ashtu dhe të keqen, pra,gjithçka,dhe Ai ua sqaroi këtë robërve të Tij duke ua shpallur këtë pejgamberëve të Tij dhe duke i urdhëruar t’i mësonin krijesat e Tij dhe t’ua bënin të njohur atë që është e lejueshme për ta nga ajo që është e ndaluar,siç është kurvëria,vjedhja,dhe krejt gjynahet tjera që Ai ua bëri të njohura atyre dhe i ndaloi t’i bënin.



Pra,magjia është një nga ato gjynahe për të cilat Ai u tregoi njerëzve dhe ua ndaloi t’i bënin ato.

Të kesh dije rreth magjisë nuk është gjynah,mu siç nuk është gjynah të dish se si prodhohet alkooli, apo si të gdhendet një idhull,një udë (instrument muzikor),apo të tjera gjëra nga argëtimi i ndaluar.

Gjynah është ta zbatosh atë të përgatitësh gjëra të tilla.Kësisoj,s’ka gjynah të dish rreth magjisë. Gjynah është vetëm zbatimi i saj dhe përdorimi i saj për të dëmtuar njerëzit.

Pra,s’ka kurrfarë keqbërje në faktin që Allahu zbriti engjëjt e Tij dhe as në faktin se engjëjt e Tij ua mësuan atë atyre që ua mësuan,meqë të mësuarit e tyre kujtdo që ia mësuan ishte me lejen e Allahut dhe mbasi e informuan se ata ishin një sprovë,si dhe mbas i ndalonin ata nga zbatimi i saj (magjisë) dhe nga kufri.Pra,gjynah ishte vetëm për ata që e mësuan atë prej tyre (engjëjve) dhe më pas e zbatuan, sepse Allahu i lartësuar tha që Ai ua kishte ndaluar atyre që ta mësonin e pastaj ta zbatonin ...”



2 Përpiluesi,Amr Abdul-Mun’im Selim, tha:

“Ajeti i plotë tregon në atë çfarë përmendi Ibn Xherir,dmth se dy engjëjt ua mësonin të tjerëve magjinë, por asnjëherë nuk urdhëronin që ajo të zbatohej,madje ata e ndalonin atë fuqishëm,duke paralajmëruar ashpërsisht kundër saj”.

El-Fetaua el-Kuwejtije, f.49-51

Shejh Albani rahimehullah.



Преглед на претходна тема Преглед на наредна тема Вратете се на почетокот  Порака [Страна 1 of 1]

Permissions in this forum:
Не можете да одговарате на темите во форумот