1 Xhemat et-Teblig fatwa-online.com Чет 25 Aвг 2011, 5:23 pm
muharem fazli
Талиб
Xhemat et-Teblig
fatwa-online.com
Emri i sektit-Xhemat et-Teblig,po ashtu të njohur si
Tebligi Xhemat Ithtari i sektit-Tebligi .
Thirrja e Xhemat et-Teblig bazohet në përhapjen e vlerave Islame ndaj çdonjërit që janë në gjendje ta arrijnë.Kjo nënkupton se pasuesit e tij duhet të kalojnë një kohë duke dalur dhe përhapur e propaganduar dauen (thirrjen) dhe njëherit duke qëndruar larg çështjeve politike dhe partiake.
Anëtarët e tij janë të detyruar që të dalin jashtë (huruxhë) për të bërë daue, dhe të përzihen me Muslimanët në xhamitë,shtëpitë dhe bizneset e tyre dhe t’u japin këshilla e t’i inkurajojnë ata që të dalin me ta për të bërë daue.
Ata këshillojnë që asnjë anëtar s’duhet të përfshihet në ndonjë grindje me Muslimanët apo qeverinë.
Fundamenti dhe personalitetet kryesore;
Themeluesi qe quajtur shejh Muhamed Iljas el-Kandehleui i cili qe lindur në Kandehle,një fshat në regjionin e Seharenfurit në Indi më 1301 P.H.(1887) (vdiq 1364 P.H./1948).
Fillimisht,ai kërkoi dituri në këtë fshat pastaj më vonë udhëtoi për në Delhi,ku ai përfundoi studimet në Medresen Deobande e cila është në mesin e shkollave më të mëdha Hanefite në sub-kontinentin Indian,që qe ngritur në vitin 1283 P.H. (1867).
Ai po ashtu kërkoi dituri nën kujdestarinë e vëllait të tij më të vjetër,Shejh Muhamed Jahja,i cili ishte mësues në Medresen Methahir el-Ulum në Saharenfur.
Më vonë,ai studioi te Shejh Ashref Ali Thenui(1280 P.H./1863)-1364 P.H./1943), i cili ishte i njohur për ta si ‘Hakim el-Umeh’.
Ngjashëm, ai po ashtu studioi te Shejh Mahmud Hasan (1268 P.H./1851)-1339 P.H./1920) i cili ishte në mesin e dijetarëve më të mëdhenj të Medreses Deobande dhe Xhemat et-Teblig.
Sa i përket Shejh Rashid Ahmed el-Kankuhi, ai qe lindur më 1829 (vdiq më 1905). Shejh Muhamed Iljas në të vërtetë i bëri bej’en (zotimin e besnikërisë) atij më 1325 P.H. (1899). 2
Ai më vonë e përtriu bej’en (zotimin e besnikërisë) e tij ndaj Shejh Khalil Ahmed es- Seharenfuri, i cili qe njëri prej dijetarëve të grupit Deoband.
-Shejh Abdur-Rahim Shah ed-Deobandi et-Tebligi shpenzoi shumë kohë në organizimin e çështjeve të Xhemat et-Teblig së bashku me Muhamed Iljas dhe të birin e tij Muhamed Jusuf pas tij.
- Shejh Ihtisham el-Hasan el-Kandehleui u martua me motrën e Muhamed Iljas, dhe kaloi një kohë të gjatë duke udhëhequr Xhemat et-Teblig derisa ishte në shoqëri të Shejh Muhamed Iljas, themeluesit të tij (sektit).
Mendimet dhe besimet
Themeluesi përcaktoi gjashtë maksima të cilat i vendosi si fundamente të daues së tij, me të gjithë anëtarët duke u përkujdesur që t’i mbajnë në mend ato dhe t’i propagandojnë në përpjekjet e tyre të daues:
1. el-Kelime et-Tejbije (deklarimi i besimit-La Ilahe il-Allah Muhamed Resul-Allah)
2. el-Khushu fis-salet (falja e namazit me koncentrim të plotë)
3.. el-Ilm uedh-Dhikr (dituria dhe përkujtimi)
4. Ikram el-Muslimin (nderimi i Muslimanëve)
5. el-Ihlas (sinqeriteti)
6. el-Huruxh fi sebil-Allah (dalja në rrugë të Allahut)
Mënyra e tyre e propagandimit të daues është siç vijon:
Një grup nga mesi i tyre emërohet që të shkojë të një zonë/qytet/vend,ku secili anëtar i grupit merr me vete mjetet e domosdoshme në çka do të flejë,si dhe gjëra të tjera themelore të cilat do të mjaftojnë.
Kur ata mbërrijnë në destinacionin e tyre,ata organizohen në atë mënyrë që disa prej tyre fillojnë ta pastrojnë vendin në të cilin ata do të pushojnë gjatë qëndrimit të tyre në atë zonë,ndërsa të tjerët nga mesi i tyre dalin nëpër tregje dhe vende të ngjashme duke përkujtuar Allahun dhe thirrur njerëzit që ta dëgjojnë fjalimin e tyre (bejan-siç e quajnë ata).
Kur të arrijë koha e fjalimit,ata të gjithë mblidhen për ta dëgjuar atë. Dhe pasi të përfundojë fjalimi,ata kërkojnë nga të gjithë anëtarët e tubimit që janë prezentë të dalin me ta në rrugë të Allahut. Dhe pas namazit të sabahut,ata e ndajnë grupin e njerëzve të cilët janë prezentë në grupe,ku për secilin grup caktohet një udhëheqës i grupit.
Pastaj 3 udhëheqësi i grupit merr përgjegjësinë që t’ua mësojë anëtarëve të tij të grupit Suren el-Fatiha dhe sure të tjera të shkurta të Kur’anit.Ata vazhdojnë në këtë mënyrë çdo ditë.
Para se të përfundojë periudha e tyre e daues,ata i inkurajojnë njerëzit e asaj zone që të dalin me ta për ta përhapur dauen e tyre,ashtu që disa njerëz vullnetarisht u bashkangjiten atyre për tri ditë,një javë apo një muaj.Secili sipas rrethanave dhe aftësisë së tij e shpenzon kohën në përputhje me fjalët e Allahut:
“Ju jeni populli më i mirë i ngritur ndonjëherë për njerëzimin”
(Al-Imran,ajeti 110)
Koha e preferuar për dalje është një ditë në javë dhe tri ditë në muaj,pastaj 40 ditë në vit dhe 4 muaj gjatë tërë jetës.
Ata refuzojnë që të marrin pjesë në funksionet sociale të bëra nga njerëzit e atij regjioni,ku janë të vendosur për periudhën e tyre të daues,duke qenë qëllimi i tyre të mos merren me ndonjë gjë tjetër pos çështjes së daues dhe përkujtimit (dhikrit),dhe atë se veprat e tyre janë vetëm për hir të Allahut.
Ata nuk përzihen në çështjet e të ndaluarit prej të keqes,duke besuar se ata janë në etapën e vendosjes së klimës së duhur për jetesën Islamike,dhe sikur ata të përfshiheshin në çështje të këtilla,atëherë kjo do të paraqiste pengesë në rrugën e tyre dhe do t’i largonte njerëzit nga thirrja e tyre.
Ata besojnë se nëse i përmirësojnë individët e tyre (anëtarët) një-nga-një, e keqja automatikisht do të çrrënjosej nga masa.
Se të dalurit dhe të propaganduarit dauen e tyre njerëzve,ndihmon në kultivimin e thirrësit dhe kultivimin e veprave të tija,kështu që ai ndjehet se është shembull për të tjerët dhe se ai mbahet në atë në çka i thërret njerëzit.
Ata mendojnë se pasimi i verbër i medhhebit është obligim, dhe ata nuk lejojnë ixhtihadin(nxjerrjen e vendimeve nga juristët),duke besuar se kushtet e muxhtehidit (ai që është i kualifikuar të bëjë ixhtihad) nuk janë prezentë në mesin e dijetarëve të kësaj kohe.
Ata janë ndikuar nga metodat e sufive,thirrja e të cilëve është e përhapur në sub-kontinentin Indian.
Për shembull:
-Është e domosdoshme për secilin anëtar të xhemat et-teblig që të ketë një Shejh të cilit ai i bën be’jen (zotimin e besnikërisë),dhe kushdo që vdes derisa nuk ka bej’e të bërë,ai ka vdekur me vdekje të atyre në periudhën para-Islamike.
Dhe shpesh ndodh që bej’a zë vend në tubime publike ashtu që t’i inkurajojnë të gjithë të pranishmit që të veprojnë 4 kësisoj,dhe t’u dhënë të gjithëve përshtypje se të gjithë ata në këtë tubim janë si një grup.E njëjta veprohet gjithashtu edhe në mesin e femrave.
-Ndaj Shejhut,të cilit i është bërë bej’a,tregohet një dashuri dhe respekt i tepruar,ashtu siç tregohet dashuri e tepruar ndaj të Dërguarit të Allahut (salallahu alejhi ue selam)-ajo çka shpesh i përjashton ata nga suazat e të ofruarit respekt të duhur ndaj pejgamberit (salallahu alejhi ue selam).
-Ata besojnë se metoda e sufive është mënyra më e afërt që të shijohet ëmbëlsia e imanit në zemër.
-Mësimi i emrave të personaliteteve kryesore të Sufive siç është Abdul-Kadir el-Xhelani,i cili qe lindur në Xhelan më 470 P.H., dhe po ashtu es-Suhri,dhe Ebu Mensur el-Maturidi i cili vdiq më 332 P.H., dhe Xhelal ed-Din er-Rumi i cili qe lindur më 604 P.H.,i cili shkroi librin el-Menthneui.
-Ata janë të ndikuar nga metoda e Sufive,në veçanti Shishtive,Kaderive, Nakshibendive dhe Sehrurdive në Indi.
-Janë disa anëtarë të cilët pohojnë se kanë përvetësuar mendimet e Xhemat en-Nur të Turqisë.
-Daueti i tyre bazohet në kombinimin e zgjimit të interesave dhe frikësimit, duke shkaktuar kështu ndjenja emocionale dhe të dhimbshme. Në këtë mënyrë ata kanë rekrutuar në emër të imanit shumë nga ata të cilët janë zhytur në mëkate dhe epshe,dhe i kanë drejtuar ata në adhurim dhe përkujtim (dhikr).
-Ata nuk flasin për çështje politike dhe i dekurajojnë anëtarët e tyre nga përfshirja në këto çështje problematike,duke i kritikuar ata të cilët përfshihen në këtë.Ata thonë se politikë është që të lihet politika.
-Ata i keqinterpretojnë hadithet të cilat kanë të bëjnë me xhihad,duke pohuar se kjo do të thotë të dilet jashtë dhe të bëhet daue,duke qenë kjo deri në atë masë saqë anëtarët e tyre me gjasë e kanë harruar domethënien e vërtetë të xhihadit në rrugë të Allahut.
-Ata janë shumë të butë kur vjen deri të transmetimi i haditheve të dobëta.
-Pikat kryesore të referencës së tyre paraqiten të jenë Kur’ani dhe Suneti, mirëpo në akide ata i kthehen të kuptuarit të Shejhëve themelues të tyre nga sub-Kontinenti Indian,akides së Maturidive në medhhebin Hanefi.
-Në tokat Arabe ata si pikë reference e kanë Rijad es-Salihin të Imam en-Neueuit,kurse në vendet jo-Arabe ata i referohen Tebligi Nisab dhe Hejat es-Sahaba,e cila është përplotë informata të gabuara dhe hadithe të dobëta.
5 Thirrja e tyre filloi në Indi pastaj u përhap në Pakistan dhe Bangladesh,pastaj më vonë duke u përhapur në botën Islamike,madje edhe në Arabi,kështu që ata tash kanë pasues në Siri,Jordani, Palestinë,Liban,Egjipt,Sudan,Irak dhe Arabi Saudite.
Ata po ashtu kanë pasues në Evropë,Amerikë,Azi dhe Afrikë.
Shtabi botëror i tyre gjendet në Nizamudin në Delhi (Indi),ku ata administrojnë çështjet e daues në tërë botën. Shtabi i tyre në botën perëndimore është Dusbëri (Dewsbury), Jorkshiri Verior, Britani e Madhe.
fatwa-online.com
بسم الله الرحمن الرحيم
Bismil-lahir-Rahmanir-Rahim