1 A lejohet falja e namazit pas imamit Bektashi? Сре 17 Aвг 2011, 8:20 am
muharem fazli
Талиб
A lejohet falja e namazit pas imamit Bektashi?
Nuk lejohet me u fal pas imamit bektashi dhe as shiave sepse shirku
i tyre është i njohur dhe humbjaa e tyre është e ditur dhe ata nuk konsiderohen musliman.
Imameti është një lloj vilajeti (udhëheqje dhe përgjegjësi) sepse imami e prin muslimanin në namaz ndërsa Allahu s.u.t.,thotë:
(Allahu nuk ka për tu lejuar Allahu qafirave të mbizotërojnë besimtarët) dhe Allahu s.u.t.,thotë: (Besimtarët janë miq të
njëri tjetrit) dhe fjala (eulija) e përdorur në ajet në arabisht nënkupton miqësinë dhe përkujdesjen dhe prirjen dhe kuptimi i ajetit është që besimtarët e duan dhe e ndihmojnë njëri tjetrin kundra armiqve të tyre dhe e prijnë njëri tjetrin në çështjet e fesë dhe të dunjasë.
Dhe ajetet që tregojnë për armiqësimin e pabesimtarëve dhe distancimin prej fesë dhe veprave të tyre janë të shumta dhe të njohura.
E kur muslimani falet pas bektashiut ndodhin shumë pika negative prej tyre:
1- Marrja e tij për prijës në ibadetin më të rëndësishëm të islamit dhe muslimanit nuk i lejohet që të pasojë dhe të jetë në varësi të qafirit në gjëra edhe më të vogla e jo më namzi madje ne jemi urdhëruar ti kundërshtojnë ata në cdo gje sepse i dërguari i Allahut ka thënë: "kundërshtojini mushrikët".
2- Në falejen pas tij ka madhërim të bidatit dhe shirkut të tij.
3- Nëse falemi pas tij do jemi shkak për humbjen e shumë njerëzve sepse shumë muslimanë të thjeshtë do të kujtojnë se edhe mendimet e bektashinjve janë prej islamit dhe mund të humbasin dhe rrëshqasin.
4- Kjo është një shenjë respekti për ta dhe formë dashurie dhe kjo është e ndaluar.
5- Ka transmetime të shumta prej dijetarëve të selefit se nuk e kanë lejuar faljen pas xhehmijeve dhe shiave dhe se namzi i tyre është i kotë dhe i pavlerë dhe shumë prej tyre i kanë krahasuar me jehudët dhe të krishterët në gjykimin e tyre ndërkohë që bektashinjtë janë më të humbur se xhehmijet dhe rafidat (shiat) madje bektashinjtë janë prej sekteve më të humbura dhe ekstreme të shiave.
Prandaj vaxhipi i muslimanit është distancimi prej bektashinjve me zemër dhe fjalë dhe vepra dhe luftimi i të kotës dhe shirkut të tyre dhe urrejtja e tyre dhe dashuria për muslimanët dhe fenë e Allahut s.u.t.,dhe kush e vepron këtë kurrsesi nuk mund ti lejojë vetes të falet pas tyre dhe Allahu është më i ditur.