1 Ndalimi i marrjes së varreve si vende adhurimi Пон 08 Aвг 2011, 7:52 pm
muharem fazli
Талиб
Ndalimi i marrjes së varreve si vende adhurimi
بسم الله الرحمن الرحيم
Bismil-lahir-Rahmanir-Rahim
Xhundub Ibn Abdullah el-Bexheli ka thënë se ai e ka dëgjuar Profetin (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) të thotë pesë ditë para se
ai të vdiste:“Vërtet ata që ishin para jush i morën varret e Profetëve të tyre dhe ato të njerëzve të mirë si vende adhurimi, prandaj ju mos i merrni varret si vende adhurimi.Sigurisht unë u ndaloj nga kjo gjë.!” [Transmetuar nga Muslimi (2/67-68), Ebu‘Auaneh (1/104) dhe të tjerët.]
Nga Ebu Hurejra transmetohet se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë:“O Allah mos e kthe varrim tim në idhull. Mallkimi i Allahut qoftë mbi ata që i marrin varret e Profetëve të tyre si vende adhurimi!”
[Transmetuar nga Ahmedi(n.7352),Ibn Sa‘d (2/241-242) dhe të tjerët.
Zinxhiri i transmetimit të këtij hadithi është i saktë (sahijh).]
'Abdullah Ibn Sherxhil Haseneh ka thënë:
"E pashë Uthman Ibn Affanin të urdhëronte nivelimin e varreve. Atij iu tha: “Ky është varri i Umm Amr, e bija e Uthmanit!” Megjithatë, ai i urdhëroi që të nivelohej edhe ai varr.”[Transmetuar nga Ibn Ebi Shejbe në el-Musannef (4/138) dhe Ebu Zur’ah në et-Tarijkh(22/2) me një zinxhir të saktë transmetuesish.]
Nga Ebul-Hejjaxh el-Asdij transmetohet se ai ka thënë:
“Ali Ibn Ebi Talib më tha:“A të mos të dërgoj për atë që më dërgoi i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem)?” Që t’i prishësh të gjitha statujat dhe pikturat dhe t’i nivelosh të gjitha varret e ngritura.”
[Transmetuar nga Muslimi(3/61),Ebu Davudi (3/70),Nesa‘iu (1/285) dhe të tjerët.]
Ebu Burde ka thënë: "Ebu Musa el-Esh‘ari na këshilloi para se të vdiste,duke na thënë: “Ju duhet të shpejtoni me Xhenazen time…dhe mos çoni asgjë në lahdin (pjesa e gërmuar në njërën anë të fundit të gropës së varrit në formën e një xhepi ku vendoset i vdekuri) tim që të jetë mes meje dhe tokës,as mos ndërtoni gjë mbi varrin tim.Dëshmoni pra se unë jam larg atyre grave të cilat i rruajnë kokat e tyre,i grisin rrobat apo godasin faqet e tyre.”
Ata thanë: “Mos ke dëgjuar ndonjë gjë për këtë?” Ai tha:“Po,nga i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem)!”[Transmetuar nga Ahmedi (4/397) me një zinxhir të fuqishëm transmetuesish.]