1 Dobësia e hadithit në lidhje me vendosjen e duarve Пон 08 Aвг 2011, 7:21 pm
muharem fazli
Талиб
Dobësia e hadithit në lidhje me vendosjen e duarve
nën kërthizë
بسم الله الرحمن الرحيم
Bismil-lahir-Rahmanir-Rahim
Këtë hadith e transmeton Ebu Davudi(756),Darekutniu (107),Bejhekiu (2/310),Ahmedi në “Mesail”-in e të birit (62/2) dhe po ashtu në
“Zevaid El-Musned” (1/110) dhe Ibn Ebi Shejbe (1/156/1).
Senedi i këtij hadithi është daif (i dobët) për shkak të Abdur-Rrahman ibn Is’hakut (El-Vasiti El-Kufi),i cili është i dobët
(shih më poshtë).Përveq kësaj,ka idtirab,sepse një herë e ka
transmetuar ky nga Ebu Xhuhejfe,e ky nga Aliu (si më lart); e një herë nga Numan ibn Sadi,ky nga Aliu (transmetuar nga Darekutni dhe Bejhekiu); dhe njëherë nga Sejar Ebul-Hakemin ky nga Ebu Vaili, i cili ka thënë:“Ebu Hurejre ka thënë: “Është Sunneti...” (Transmetuar nga Ebu Davudi [758]dhe Darekutniu).
Dobësia e Abdur-Rahman ibn Is’hak El-Kufit në sytë e Imamëve të Hadithit
(1) Ebu Davudi ka thënë:
“Kam dëgjuar Ahmed ibn Hanbelin duke shpallur Abdur-Rahman ibn Is’hak El-Kufin daif (të dobët).”[Për këtë arsye Imam Ahmedi nuk e ka pranuar këtë hadith të tij,sepse i biri i tij Abdull-llahu ka thënë:“E pashë se gjatë namazit im atë i vendoste duart e tij, njërën mbi tjetrën,mbi kërthizë.”]
(2)Neveviu ka thënë në “El-Mexhmu”(3/313) dhe po ashtu në
“Sherhu Sahihil-Muslimi” dhe në vende të tjera:“Ata (dijetarët e hadithit) pajtohen në shpalljen e këtij hadithi të dobët, sepse është transmetim i Abdur-Rahman ibn Is’hak El-Vasitit, i cili është
transmetues daif (i dobët),siç pajtohen edhe Imamët e“Xherhit dhe Tadilit”(Vërtetimi dhe Zhvleftësimi i transmetuesve).”(3) Zejla’i ka thënë në “Nesbur-Rajeh” (1/314):
“Bejhekiu ka thënë në “El-Ma’rifeh”:
“Isnadi i tij nuk është i sigurt,sepse është transmetim unikat i Abdur-Rahman ibn Is’hak El-Vasitit,i cili është metruk (i braktisur)”. (4)
Ibn Haxheri ka thënë në “Fet-hul-Bari” (2/186): “Është hadith i dobët.” Ekziston edhe një fakt që tregon dobësinë e këtij hadithi e ai është fakti se transmetohet nga Aliu [radijall-llahu anhu] hadith me domethënie të kundërtë të kësaj të parës:
Transmetohet nga Ibn Xherir El-Dabbiut nga i ati i vet,i cili ka thënë:“Kam parë Aliun (radijall-llahu anhu) duke mbajtur dorën e majtë me të djathtën në nyje,mbi kërthizë”-ky isnad është kandidat për shkallën hasen.
Bejhekiu (2/130)fuqishëm e ka specifikuar si hasen,dhe Buhariu (1/301)e ka emëruar me siguri duke thënë në formë të shkurtuar, ta’lik.
Duke u mbështetur në hadithet autentike nga i Dërguari (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) lidhur me pozitën e duarve është ajo se ato duhet të jënë në gjoks; janë shumë hadithe në lidhje me këtë, njëri prej tyre është edhe ai nën autoritetin e Tavusit,i cili ka thënë: “I Dërguari i All-llahut (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) vendoste dorën e djathtë mbi të majtën dhe i mbështeste fort në gjoks gjatë namazit” - transmetuar nga Ebu Davudi (759) me isnad sahih
Ndonëse ky është mursel,mjafton si dëshmi për të gjithë dijetarët, pasiqë është transmetuar edhe si mevsul me shumë transmetime; andaj vlen si dëshmi për të gjithë.Disa nga transmetimet që mbështesin këtë janë si pasojnë:
(1) Nga Va’il ibn Huxhri:
“Se ai e ka parë të Dërguarin (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) duke e vendosur dorën e djathtë mbi të majtën dhe duke i vendosur ato në gjoks.”Transmetuar nga Ibn Huzejme në “Sahihun” e tij (“Nesbur-Rajeh”,1/314) dhe nga Bejhekiu në“Sunenin” e tij (2/30) me zinxhirë të transmetimit që mbështesin njëri tjetrin.
(2) nga Kabiseh ibn Hulbi,nga i ati i tij i cili ka thënë:
“E kam parë të Dërguarin (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) duke u larguar [pasi që kryente faljen] nga e djathta dhe e majta e tij dhe pashë duke i vendosur në gjoks - Jahja (Ibn Se’id) e ka përshkruar të djathtën (dorën) mbi të majtën,mbi nyje.” Transmetuar nga Ahmedi (5/226) me zinxhirë të transmetuesve që janë të standardit të vendosur nga Muslimi, përveç Kabises,por ky është shpallur i besueshëm nga Ixhli dhe Ibn Hibbani. Hadithet e ndonjërit si ky,janë hasen sikur transmetime mbështetëse,dhe prandaj Tirmidhiu ka thënë, pasi që ka cituar pjesën e këtij hadithi në lidhje me marrjen e dorës së majtë me të djathtën:
“Është hadith hasen.”
Pra,këto janë tri hadithe që tregojnë se është sunnet të vendosen duart në gjoks,dhe ai që has në to nuk do të dyshojë se së bashku këto janë të mjaftueshme të dëshmojnë këtë.
Muhammed Nasiruddin Albani
“Irva El-Galil” (353)