Ес селаму алејкум ве рахметуАллах ве Берекетуху и добре дојдовте на www.ahlu-sunnah.org.

За да се окористите од сите функции на форум, ве молиме да се регистрирате или со вашето корисничко име логирате.


Join the forum, it's quick and easy

Ес селаму алејкум ве рахметуАллах ве Берекетуху и добре дојдовте на www.ahlu-sunnah.org.

За да се окористите од сите функции на форум, ве молиме да се регистрирате или со вашето корисничко име логирате.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Latest topics
» Alisan
Një maqedonase pranon Islamin EmptyПет 24 Апр 2020, 2:43 am by Muaz al Islam

» Намазот не е исправен (валиден) зад оној кој што ги оправдува..
Një maqedonase pranon Islamin EmptyСаб 18 Јун 2016, 4:40 am by muwehid

» Салават на Пратеникот Мухаммед (а.с.)
Një maqedonase pranon Islamin EmptyСаб 18 Јун 2016, 4:18 am by muwehid

» Менсур ал-Салими- "Спомнувајте Ме а и Јас ќе ве спомнувам (Ел-Бекара, 152)"
Një maqedonase pranon Islamin EmptyПон 13 Јун 2016, 9:32 pm by Muwehhid

» Кога ќе сватеме???
Një maqedonase pranon Islamin EmptyНед 12 Јун 2016, 9:34 pm by Muwehhid

» Ја сменија верата, но ја нарекуваат "ислам"
Një maqedonase pranon Islamin EmptyСаб 11 Јун 2016, 8:51 pm by Muwehhid

» Дали е дозволено мевлуд?
Një maqedonase pranon Islamin EmptyСре 27 Апр 2016, 11:09 am by Abu Al-Amin

» Шејх Сулејман ибн Насир ел-Улван за техакум
Një maqedonase pranon Islamin EmptyВто 08 Мар 2016, 12:26 am by Haqq

» Бајрам
Një maqedonase pranon Islamin EmptyНед 06 Мар 2016, 2:36 pm by Haqq

» Реката на трпението и нејзините притоки
Një maqedonase pranon Islamin EmptyПет 04 Мар 2016, 7:48 pm by hidzab

» Pozdrav
Një maqedonase pranon Islamin EmptyПон 15 Фед 2016, 11:52 pm by Abu Al-Amin

»  шейха доктора / Тарик гураб: Вопросы и ответы о колдовстве и лечения
Një maqedonase pranon Islamin EmptyНед 14 Фед 2016, 7:30 pm by nourna

» abdul fetah
Një maqedonase pranon Islamin EmptyСре 03 Фед 2016, 12:02 am by Abu Al-Amin

» Хадиси на Мухаммед а.с
Një maqedonase pranon Islamin EmptyСре 06 Јан 2016, 7:16 pm by medi

» Аллах нас ни е потребен
Një maqedonase pranon Islamin EmptyСре 02 Дек 2015, 7:26 pm by Muwehhid

Кој е он-лајн?
Севкупно има 320 членови он-лајн :: 0 Регистрирани, 0 Скриени и 320 Гости :: 2 Bots

Никој

Најмногу членови кои го посетиле форумот воеднаш се 547 во Пет 15 Ное 2024, 12:40 am
Барај
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Top posters
Muaz al Islam (1691)
Një maqedonase pranon Islamin Vote_lcapNjë maqedonase pranon Islamin Voting_barNjë maqedonase pranon Islamin Vote_rcap 
LAUTKA (1011)
Një maqedonase pranon Islamin Vote_lcapNjë maqedonase pranon Islamin Voting_barNjë maqedonase pranon Islamin Vote_rcap 
Muwehhid (937)
Një maqedonase pranon Islamin Vote_lcapNjë maqedonase pranon Islamin Voting_barNjë maqedonase pranon Islamin Vote_rcap 
Келиметул-Хакк (594)
Një maqedonase pranon Islamin Vote_lcapNjë maqedonase pranon Islamin Voting_barNjë maqedonase pranon Islamin Vote_rcap 
Muslima4Islam (589)
Një maqedonase pranon Islamin Vote_lcapNjë maqedonase pranon Islamin Voting_barNjë maqedonase pranon Islamin Vote_rcap 
Abu Al-Amin (479)
Një maqedonase pranon Islamin Vote_lcapNjë maqedonase pranon Islamin Voting_barNjë maqedonase pranon Islamin Vote_rcap 
Al-Ghuraba (360)
Një maqedonase pranon Islamin Vote_lcapNjë maqedonase pranon Islamin Voting_barNjë maqedonase pranon Islamin Vote_rcap 
Monoteizam (343)
Një maqedonase pranon Islamin Vote_lcapNjë maqedonase pranon Islamin Voting_barNjë maqedonase pranon Islamin Vote_rcap 
muharem fazli (323)
Një maqedonase pranon Islamin Vote_lcapNjë maqedonase pranon Islamin Voting_barNjë maqedonase pranon Islamin Vote_rcap 
Haqq (253)
Një maqedonase pranon Islamin Vote_lcapNjë maqedonase pranon Islamin Voting_barNjë maqedonase pranon Islamin Vote_rcap 

Statistics
Постојат b>1268 регистрирани членови
Најновиот регистриран член е igoralfiosebastian@gmail.

Нашите членови се испратиле точно 8262 мислења in 2387 subjects

You are not connected. Please login or register

Преглед на претходна тема Преглед на наредна тема Go down  Порака [Страна 1 of 1]

1Një maqedonase pranon Islamin Empty Një maqedonase pranon Islamin Пон 20 Дек 2010, 2:13 pm

ila

ila
Сестра
Сестра
Te Kurani i gjeta të gjitha përgjigjet
“Gjatë leximit të Biblës nuk i gjeta të gjithë përgjigjet e mia. Më pas kam nisur të lexoj Kur’anin, dhe në veten time kisha një ndjesi të ndryshme nga ajo kur lexoja Biblën. Sa më shumë e lexoja aq më tepër gjeja përgjigje në pikëpytjet e mia pa numër. Prandaj unë vendosa me vet dëshirë që të pranoj islamin dhe pajtohem më të gjitha rregullat që predikon islami”, thotë Adriana e cila para myftiut Ibrahim ef. Shabani shqiptoi shehadetin dhe pranoi islamin.
“Dëshmoj se nuk ka Zot pos Allahut xh.sh. dhe se Muhamedi a.s. është i dërguari dhe profet i Tij”, këto fjalë tha Adriana Nikolovska nga lagja Karposh e Shkupit, e cila pas shumë kërkimesh dhe studimesh mbi fenë Islame bën publik pranimin e fesë Islame, në Muftininë e Bashkësisë Islame në Shkup.
Studente e arkitekturës në Universitetin e Shkupit, ajo tashmë ka bërë një ndryshim rrënjësorë në jetën e saj dhe nga një ortodokse sipas përkatësisë fetare familjare ajo bëhet një myslimane.
E mbulur me shami dhe krejtësisht e buzëqeshur, nuk fsheh gëzimin që ndjen kur ndjek Myftiun Ibrahim ef. Shabani fjalë pas fjale duke thënë shehadetin, një ndër pesë kushtet për ta quajtur veten mysliman.
“Dhe tani jam më myslimane”, pyet me sinqeritet.
“Shehadet është: Të besosh me Zemër, ta shqiptosh me gojë dhe ta punosh atë që e besosh dhe e thuash. Pasi shqiptove shehadetin ti u bërë myslimane”, i përgjigjet myftiu Ibrahim ef. Shabani duke e bekuar për hapin që ka marrë.
Natyrshëm fillon të tregon historinë e saj.
“Jam nga Karposhi i Shkupit, por si fëmijë kontakti im me mysliman ka qenë shumë i pakët. Kjo u ndryshua me regjistrimin tim në shkollën e mesme ‘Jahja Kemal’ në Shkup. Aty njoftova shumë shqiptarë dhe mysliman të cilët mu bënë shok të mirë”, rrefen Adriana.
Fillimisht i janë dukur shumë të çuditshme veprimet plot mirësjellje të shokëve të saj që kanë pas për bazë islamin.
“Nuk e kuptoja besimin e tyre. Njohuritë e mia rreth Islamit qenë të cekëta, minimale. Në fakt, edhe ato njohuri ishin plot keqkuptime dhe stereotipa. Shpesh debatonin dhe kundërshtonim njëri tjetrin. Shpesh u bëja edhe pyetje vajzave myslimane dhe habitesha se si ishin kaq të sigurta për atë që besonin dhe ndiqnin. Po filloja të ndihesha e lidhur me këtë fe, që deri tani e ndieja të largët”, thotë myslimania e re e cila me zell ka filluar që të lexoj për një fushë të panjohur për atë deri më tani
“Kisha shumë paragjykime të gabuara dhe kryesisht prej mediumeve. Sa më shumë lexoja, aq më tepër bindesha në të kundërtën dhe mendimi im për islamin filloi të bie ndesh me atë që shikoja nëpër mediume”, tregon Adriana duke shtuar se në atë kohë nuk e konsideronte ende Islamin si fe të sajën, pasi shumë gjëra të kësaj feje ishin në pikëpyetje dhe e mbanin larg.
Në vitin e katërt të shkollës së mesme transferohet në Amerikë. Atje vendos të lexoj Biblën.
“Gjatë leximit të Biblës nuk i gjeta të gjithë përgjigjet e mia. Më pas kam nisur të lexoj Kur’anin, dhe në veten time kisha një ndjesi të ndryshme nga ajo kur lexoja Biblën. Sa më shumë e lexoja aq më tepër gjeja përgjigje në pikëpytjet e mia pa numër. Prandaj unë vendosa me vet dëshirë që të pranoj islamin dhe pajtohem më të gjitha rregullat që predikon islami”, thotë Adriana.
Ajo thekson se shkaku i kënaqësisë së saj është njohja me Islamin dhe shton “Marrëdhënia shpirtërore e myslimanëve me Zotin,sinqeriteti mes tyre dhe jeta me qëllime të qarta janë faktorët që më orientuan drejt Islamit. Ne në Maqedoni, megjithëse jetojmë pranë njëri-tjetrit, kemi krijuar jetë të ndara dhe jemi përgjegjës vetëm ndaj vetes tonë. Mes myslimanëve vërejmë marrëdhënie më të sinqerta. Tashmë unë kam një ndjenjë më të bukur në mesin e Ummetit islam dhe e dua jashtëzakonisht fenë islame si shembulli më i plotë dhe më i qartë i jetës.”
Adriana Nikollovska, po e mbyll historinë e saj me këto fjalë “le të na udhëheqë Zoti në të gjithë jetën tonë, t’i besojmë Atij, sepse vetëm Ai e di ç’është për ne më e mira, t’i jemi Atij gjithnjë mirënjohës, të përpiqemi të jemi myslimanë të devotshëm, t‘i falemi Atij, ta kujtojmë Atë papushim dhe jo vetëm atëherë kur ndodhemi keq. Na dhëntë Zoti fuqi të mjaftueshme për të qëndruar në rrugën e drejtë”.
Myftiu Ibrahim ef. Shabani, përgëzon Adrianën për hapin e marrë dhe thekson se në këtë kohë po përballemi me një propagandë të gjerë kundër Islamit.
“Megjithatë, përkundër valës propagandistike, jemi dëshmitarë se ndjenjat e shumë njerëzve në botë po afrohen më shumë me mendimet dhe aspiratat e Islamit. Pas valës së egër propagandistike që e akuzon Islamin si fe të dhunshme dhe përkrahës të terrorizmit, shumë njerëz u bënë kuriozë për të kuptuar të vërtetën e kësaj feje dhe si rrjedhim u përpoqën të krijojnë një imazh të drejtë të Islamit, larg spekulimeve të mediave”, thekson Shabani.
Sipas tij, zgjerimi i prirjes drejt Islamit dëshmon për faktin se Islami si feja e fundit hyjnore ka programe të qarta që çojnë në lumturinë e njerëzimit.
“Si rrjedhim, ata që njihen me principet dhe programet e kësaj feje, tërhiqen drejt saj. Islami me programet e tij realiste dhe të ekuilibruara, është një fe që përputhet me të gjitha nevojat e njerëzimit dhe natyrshëm i tërheq njerëzit. Në fakt, faktori më i rëndësishëm i zgjerimit të valës së islamizmit janë tiparet origjinale të Islamit. Islami i kushton një rëndësi të veçantë respektimit të vlerave morale si drejtësia,paqja,miqësia dhe bashkëjetesa paqësore mes popujve”, thekson Ibrahim ef. Shabani dhe shton se “Vlerat e pëlqyeshme morale si besnikëria, ruajtja e amanetit, ruajtja e besës,përgjegjësia ndaj të tjerëve, drejtësia dhe miqësia janë disa nga tiparet e Islamit. Në fetë e tjera u kushtohet më pak rëndësi këtyre vlerave morale. Islami ka parime të qarta në lidhje me sistemet ekonomike,politike dhe sociale për të plotësuar nevojat e myslimanëve dhe të jomyslimanëve duke sqaruar mënyrën e drejtë të marrëdhënieve me të tjerët.”

Преглед на претходна тема Преглед на наредна тема Вратете се на почетокот  Порака [Страна 1 of 1]

Permissions in this forum:
Не можете да одговарате на темите во форумот