1 Nevoja më e madhe e njerëzimit Teuhidi Пет 26 Aвг 2011, 4:48 pm
muharem fazli
Талиб
Nevoja më e madhe e njerëzimit Teuhidi
Ibn Ebil-'Izz (v.792H, Zoti qoftë i kënaqur me të) ka thënë:
"Dituria e Usul-ud-Dinit (Bazat të Fesë) është dega më fisnike e diturisë,meqë epërsia e një lloji të veçantë të diturisë varet nga ajo se me çfarë ka të bëjë ajo,dhe ky është Fikhu (të kuptuarit) i lartë,për çka edhe lmam Ebu Hanifeh (v.150H, Zoti qoftë i kënaqur me të)e quajti atë që përmblodhi në lidhje me Bazat e Fesë: "el-Fikhul- Ekber" (Fikhu më i Madh).
Nevoja e robërve për këtë dituri është më e madhe se çdo tjetër nevojë dhe është më e nevojshmja nga të gjitha gjërat për ta,meqë nuk ka jetë për zemrat,as ndonjë kënaqësi a qetësi,përveç duke e njohur Zotin e tyre,të Adhuruarin,Krijuesin e tyre,me Emrat e Tij, Cilësitë e Tij dhe Veprave të Tij,dhe se Ai–së bashku me të gjitha këto–është më i dashur tek personi se çdo gjë tjetër.Kështu që përpjekja e njeriut ka të bëjë me të gjitha ato që do ta shpijnë atë më afër Zotit, në përjashtim të krijesave.
Megjithatë,është e pamundshme për mendjet që ta dinë dhe kuptojnë të gjithë atë në hollësi,prandaj i Gjithëmëshirshmi,i Madhërishmi, nga mëshira e Tij dërgoi të Dërguar që ta shpjegojnë atë dhe të thërrasin në të,dhe të sjellin lajme të mira për ata që e pranojnë Thirrjen e tyre dhe t'i paralajmërojnë ata që e refuzojnë atë.
Çelësi i Thirrjes së tyre dhe esenca e mesazhit të tyre qe që t'i afronte robërit sa më afër Zotit të Plotfuqishëm,të Përsosurit,përmes Emrave të Tij,Cilësive dhe Veprave,meqë e tërë ajo me të cilën të Dërguarit qenë urdhëruar është ndërtuar mbi këtë.
Pastaj kjo përcillet nga dy parime:
së pari: Njohja e rrugës që shpie kah Ai dhe kjo është Sheriati (Rruga dhe Ligji islam),që është e përbërë nga urdhrat dhe ndalimet e Tij;
së dyti: Ata që e pasojnë rrugën e dinë çka i pret ata,që është lumturia e përhershme.
Pra,njerëzit që e njohin më së miri Zotin janë ata që më së miri e ndjekin rrugën për tek Ai, dhe e dinë më së miri se çka qëndron në fund të rrugës." (1)
Vendosmëria në Din (Fenë islame)
Pra,vendosmëria në Dinin e Zotit të Plotfuqishëm,epërsia në këtë botë dhe shpëtimi në të Pastajmen ndërtohet mbi dy gjëra të mëdha:"Së pari: Dituria për Zotin,Emrat e bukur dhe Cilësitë fisnike që i kanë hije Atij dhe Veprat e Tij-dhe kjo e bën të nevojshme lartësimin e Madhështisë së Tij,duke e nderuar Atë, duke iu frikësuar Atij,duke pasur ndjenjë frikë-respekti ndaj Tij,duke e dashur Atë, duke shpresuar në të,duke u mbështetur në Të,duke qenë i kënaqur me caktimin e Tij dhe duke qenë i durueshëm ndaj asaj që ai dërgon nga mundimet;Së dyti: Dituria rreth asaj me çka Ai është i kënaqur dhe rreth asaj çka Ai e urren dhe e zemëron Atë,qoftë kjo nga besimet,thëniet,veprat e brendshme apo të jashtme.
Pra,ai që ka dituri mbi këtë,duhet të nxitojë në përmbushjen e asaj që Zoti i Plotfuqishëm e do dhe është i kënaqur me të,dhe t'i shmanget asaj që Ai e urren dhe që e zemëron Atë.(2)
Sufjan ibn 'Ujejneh (v.197H, Zoti qoftë i kënaqur me të) ka thënë:
"Ekzistojnë tre lloje të dijetarëve: ai që e njeh Zotin dhe i njeh urdhrat e Zotit; ai që e njeh Zotin,por nuk i njeh urdhrat e Tij; dhe ai që i njeh urdhrat e Zotit,por nuk e njeh Zotin. Dhe më i ploti prej tyre është i pari,dhe ai është i cili ia ka frikën Zotit dhe i njeh rregullat e Tij." (3)
Thelbi i Islamit
Duke sqaruar thelbin e Islamit dhe shtyllën e tij kryesore,profeti (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të) ka thënë:"Islami ndërtohet mbi pesë (shtylla): Dëshmimi se askush nuk ka të drejtë të adhurohet përveç Zotit të Plotfuqishëm dhe se Muhammedi është i Dërguari I Zotit,falja e namazit (falja e rregullt),dhënia e Zekatit (taksë bamirësie),kryerja e Haxhit (pelegrinazhi) tek Shtëpia (Kaba) dhe agjërimi në muajin Ramadan."(4)
Në një transmetim tjetër thuhet:
"Islami ndërtohet mbi pesë (shtylla): Të adhurosh Zotin dhe të refuzosh çdo shoqërim të ndonjë gjëje me Të..." (5)
Gjithashtu në një transmetim tjetër thuhet:
"Islami ndërtohet mbi pesë: Teuhidi i Zotit të Plotfuqishëm..." (6)
Kështu që:"Dëshmimi se askush nuk ka të drejtë të adhurohet përveç Zotit të Plotfu-qishëm",e ka të njëjtin kuptim si"Të adhurosh Zotin dhe të refuzosh çdo shoqërim të ndonjë gjëje me Të...",e cila ka të njëjtin kuptim si "Teuhidi i Zotit të Plotfuqishëm."
Pra,do të jetë e qartë për lexuesin e nderuar se Teuhidi është thelbi i Islamit,dhe ai është pika filluese dhe përfunduese për të gjitha mirësitë dhe epërsitë.
Gjuhësisht Teuhid do me thënë:
"Të njësosh diçka,apo të pohosh njësinë e diçkaje." (7)
Megjithatë, ajo që na intereson këtu është kuptimi Sheriatik apo teknik i Teuhidit, i cili është: "Të veçosh vetëm Zotin e Plotfuqishëm në adhurim." (
El-Bejxhuvri, Zoti e mëshiroftë,ka thënë:
"Kjo është të veçosh el-Ma'bud (atë që duhet adhuruar,dmth Zotin e Plotfuqishëm) me adhurim,së bashku me besimin dhe pohimin në njësinë dhe veçantinë e Qenies, Cilësive dhe Veprave të Tij." (9)
Shejh el-Gunejman,Zoti e ruajt,ka thënë:
"Kjo është të veçosh Atë me adhurim,me dashuri,modesti dhe bindje ndaj Tij,duke i’u bindur urdhrave të Tij dhe duke iu nënshtruar atyre." (10)
Ndarja e Teuhidit
Teuhidi,sipas Selefus-salihin dhe dijetarëve të Ehlus-Suneh uel-Xhema'ah, ka tri ndarje.
'Alameh es-Sefarini (v.1112 H,mëshira e Zotit qoftë mbi të) ka thënë:
"Dije se Teuhidi ka tri ndarje: Teuhider-Rububijeh (Njësia e Zotit në Zotërimin e Tij), Teuhid el-Uluhijeh (veçimi i Zotit të Plotfuqishëm në adhurim) dhe Teuhid el-Esma ues-Sifat (veçantia e Emrave dhe Cilësive të Zotit)." (11)
"Dhe Zoti i ka përmbledhur këto ndarje në thënien e Tij:
"Zoti i qiejve dhe i tokës dhe i tërë asaj që gjendet në mes tyre,pra adhurojeni vetëm Atë dhe të jini të vazhdueshëm dhe të duruar në adhurimin që i bëni Atij.A mos e dini ndonjë që është i ngjashëm me Të?" (12, dhe 13)
"Pra,Teuhidi er-Rububijeh nënkupton: Besimin e vendosur dhe të paluhatshëm se vetëm Zoti i Plotfuqishëm është Krijuesi,Zoti dhe Pronari,dhe Urdhri nuk i takon askujt pos Tij." (14)
"Teuhidi el-Uluhijeh është të veçosh vetëm Zotin në tërë adhurimin dhe mos të adhurosh diçka tjetër pos Tij,qoftë ai engjëll, i Dërguar,profet,person i devotshëm,dru,guri,dielli, hëna,apo tjetër pos këtyre." (15)
"Teuhidi el-Esma ues-Sifat është veçantia e Zotit të Plotfuqishëm,më të Lartit,me Emrat dhe Cilësitë e Tij,duke e pohuar atë që Zoti e pohon për Vetën e Tij,qoftë në Librin e Tij (dmth Kur'an) apo me gjuhën e të Dërguarit të Tij (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të),pa shtrembëruar Emrat dhe Cilësitë (tahrif),pa i mohuar ato (ta'til),pa pyetur si janë ato (takjif),apo pa bërë ngjasim të tyre me krijimin (temthil)." (16)
Teuhidi në Dituri dhe Veprim
Tri ndarjet e mësipërme të Teuhidit janë grupuar–nga disa dijetarë – në dy lloje:
lloji i parë ka të bëjë me njohjen e Zotit të Plotfuqishëm nëpërmjet Emrave të Tij,Cilësive dhe Veprave (dmth Teuhidi el-Esma ues Sifat dhe Teuhid er-Rububijeh), dhe e dyta ka të bëjë me realizimin dhe shfaqjen e këtij Teuhidi duke e veçuar Zotin me adhurim (dmth Teuhid el-Uluhijeh). Lloji i parë i Teuhidit ka lidhje me dituri,ndërsa lloji i dytë ka lidhje me veprim.
Ibn el-Kajim (v.756H, mëshira e Zotit qoftë mbi të) ka thënë:
"Sa i përket Teuhidit në të cilin thirrën të Dërguarit dhe me të cilin janë zbritur Librat, atëherë ai është dy llojesh: Teuhidi i Diturisë dhe Pohimit (Teuhid fil-Ma'rifeh uel-lthbet) dhe Teuhidi i Veprave dhe Qëllimeve (Teuhid fit-Taleb uel-Kasd).
Pra,lloji i parë pohon realitetin për Qenien e Zotit, më të Lartit,së bashku me Emrat e Tij, Cilësitë e Tij,Veprat e Tij,të folurën e Tij në Librat e Tij dhe të folurën e Tij ndaj kujtdo që Ai dëshiron nga robërit e Tij.Kjo po ashtu pohon natyrën gjithëpërfshirëse të Paracaktimit dhe Para-Vendimit të Tij dhe urtësinë së Tij.Kur’ani e ka qartësuar plotësisht këtë lloj të Teuhidit,siç qëndron në fillim të kaptinës Hadid dhe kaptinës Ta Ha, në fund të kaptinës el-Hashr,në fillim të kaptinës Sexhde,në fillim të kaptinës Aal 'Imran dhe tërë kaptina el-Ihlas, dhe të tjera pos tyre.
Lloji i dytë: Kjo është ajo që përmban kaptina el-Kafirun dhe thënia e Tij,më të Lartit: "Thuaj: O njerëzit e Librit!Ejani tek një fjalë që është e vërtetë dhe e qartë në mes nesh dhe jush, që mos të adhurojmë asgjë pos Zotit dhe mos t'i shoqërojmë ortak Atij, dhe që mos të marrim të tjerë si perëndi pos Zotit.Atëherë,nëse ata largohen,thuaj: "Dëshmoni se ne jemi musliman." (17)
Kjo gjendet po ashtu edhe në fillim të kaptinës Tenzil dhe në fillim,në mes dhe në fund të kaptinës el-Mu'min,dhe në fillim e në fund të kaptinës A'raf dhe në një pjesë të madhe të kaptinës En'am.Vërtet,secila kaptinë e Kur'anit përfshin këto dy lloje të Teuhidit,dësh-mojnë për to dhe thërrasin në to.
Meqë Kur’ani jep ose:
informata për Zotin e Plotfuqishëm, Emrat e Tij, Cilësitë e Tij,Veprat e Tij dhe Thëniet e Tij,që është Teuhidi i Diturisë dhe Pohimit (Teuhid fil-Ma'rifeh uel-lthbat); ose
[ii] është një thirrje për adhurimin e vetëm Zotit të Plotfuqishëm pa ortakë, dhe mohimin e çfarëdo që adhurohet përkrah tij, dhe kjo është Teuhidi i Akteve dhe Qëllimeve (Teuhidi el-lradi et-Telebi);ose
[iii] është urdhër për bindje ndaj Tij dhe pajtim me të gjitha lejimet dhe ndalimet e Tij.
Pra kjo është nga të drejtat e Teuhidit dhe është plotësim i tij; ose
[iv] njofton për njerëzit e Teuhidit dhe se si u trajtuan ata në këtë botë dhe se si do të nderohen ata në Botën Tjetër,dhe ky është shpërblimi për Teuhid; ose
[v] njofton për njerëzit e Shirkut (shoqërimi i diçkaje përkrah Zotit të Plotfuqishëm) dhe ndëshkimin që ata pranojnë në këtë botë dhe vuajtjen që do ta përjetojnë në Botën Tjetër. Pra ky është shpërblimi për ata të cilët braktisin Teuhidin." (18)
Teuhidi – rëndësia e tij në Kur’an
Ibn Abil-'Iz,Zoti e mëshiroftë,ka thënë:
"Pra,Kurani–i tëri–ka të bëjë me Teuhid,të drejtat e tij dhe shpërblimet e tij;dhe për Shirk, njerëzit e tij dhe ndëshkimet e tij. Prandaj, "Të gjitha falënderimet i takojnë Zotit,perëndisë së botëve" (19) është Teuhid (i diturisë). "Më i Mëshirshmi,dhënësi i mëshirës"është Teuhid (i diturisë)."Sunduesi i Ditës së Gjykimit"është gjithashtu Teuhid (i diturisë).
"Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje kërkojmë ndihmë dhe përkrahje" është Teuhid (i veprës)."Udhëzona në Rrugën e Drejtë"ka të bëjë me Teuhid dhe kërkim të udhëzimit për në rrugën e njerëzve të Teuhidit,(që është): "Në Rrugën e atyre me të cilët Ti je i kënaqur." "Jo në rrugën e atyre që merituan zemërimin Tënd,dhe as në të atyre të cilët humbën rrugën"–ata që u ndanë prej Teuhidit." (20)
Pra,Zoti i Plotfuqishëm fillon këtë sure së pari duke na lajmëruar për Vetën e Tij,më të Përkryerin (dmth Teuhidi i diturisë).Pastaj pas njohjes me Zotin e Plotfuqishëm,më të Lartin,Zoti na urdhëron në Teuhidin e veprës: "Vetëm Ty të adhurojmë."
Në të njëjtën mënyrë siç Kur’ani madhështor fillon me Teuhid,ai po ashtu përfundon me të.
Pra,Kur'ani fillon me suren el-Fatihah: "Të gjitha falënderimet i takojnë Zotit,perëndisë së Botëve"dhe Kurani madhështor përfundon me kaptinën: "Thuaj: Kërkoj mbrojtje nga Zoti i njerëzve".(21,22)
Njëlloj,ajeti (vargu) më madhështor në Kur'an është Ajetul-Kursi (ajeti i Kursisë). (23)
Meqë ky ajet madhështor na njofton,nga fillimi deri në mbarim, krejtësisht për Emrat e Zotit të Plotfuqishëm,Cilësitë e Tij dhe Veprat e Tij.Kështu që kjo edhe më tej thekson rëndësinë e Teuhidit të diturisë.
Ngjashëm,kaptina el-Ihlas,nga fillimi deri në mbarim,ka të bëjë me Teuhidin e diturisë, ndërsa kaptina el-Kafirun është e lidhur me Teuhidin e veprës. (24)
Vërtet,profeti (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të) ka thënë për njeriun i cili po reci-tonte el-Kafirun në rekatin (njësi e faljes së zakonshme) e parë:"Ky është një rob që beson në Zotin e tij."Pastaj njeriu recitoi el-Ihlas në të dytin,pastaj ai (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të) tha: "Ky është një rob që e njeh Zotin e tij". (25)
Profeti (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të) ka thënë: "Thuaj: Ai është Zoti,i Vetmi" është e barabartë me një të tretën e Kur'anit.Dhe "Thuaj: O mosbesimtarë..." është e barabartë me një të katërtën e Kur'anit". (26)
Ajo që edhe më tej demonstron rëndësinë e Teuhidit është fakti se profeti (paqja dhe bek-imet e Zotit qofshin mbi të) "fillonte ditën e tij me Teuhid (të diturisë dhe veprimit),meqë ai recitoi te dyja,kaptinën el-Kafirun dhe kaptinën el-Ihlas,në dy rekatet (njësi të faljes) para namazit të mëngjesit. (27) Dhe ai e përfundonte natën duke recituar këto dy kaptina në faljen e namazit të uitrit (të fundit–saktësisht "me numër tek"). (28,29)
"Vërtet,i tërë Kur'ani ka të bëjë me Teuhid." (30)
Dhe Zoti i Plotfuqishëm,i Fuqishmi dhe i Madhërishmi, thotë: "Një Libër që Ne e zbritëm, përplot me begati,që njeriu të mendojë rreth porosive të tij dhe që të marrin mësim prej tij ata që kanë mend." (31)
Teuhidi – Rëndësia e tij në Sunet
Dhe ajo që vërteton rëndësinë e Teuhidit nga Suneti është se i Zgjedhuri (paqja dhe beki-met e Zotit qofshin mbi të) qëndroi në Meke për trembëdhjetë vite midis mosbesimtarëve, duke i thirrur ata në të, dhe duke u thënë:"Thuaj: Askush nuk ka të drejtë të adhurohet përveç Zotit të Plotfuqishëm dhe kështu të jetë i suksesshëm..." (32)
I Dërguari i Zotit (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të) ka thënë:
"Jam dërguar afër Momentit, me shpatë,që mos të adhurohet askush përveç Zotit të Plotfuqishëm,pa ndonjë ortak.Furnizimi im është nën hijen e shtizës sime,dhe poshtërimi e turpërimi është për këdo që kundërshton urdhrin tim. Dhe kush i përngjan një populli, ai është prej tyre." (33,34)
Ngjashëm ai dërgonte Shoqëruesit e tij nëpër komunitete të ndryshme për t'i thirrur ata në Teuhid së pari,siç ishte rasti kur ai dërgoi Mu'adh ibn Xhebelin në Jemen,duke thënë:
"Vërtet ti po shkon te një popull nga Popujt e Librit, kështu që le të jetë Njësia e Zotit (Teuhidi) gjëja e parë në të cilën do t'i thërrasësh..." (35)
Dhe mu ashtu siç profeti (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të) filloi profetësinë dhe mësimdhënien e tij me Teuhid,atëherë ashtu ai (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të) gjithashtu përmendi "çështjen e Teuhidit gjatë sëmundjes së fundit të tij nga e cila ai vdiq, kur ai tha: "Mallkimi i Zotit të Plotfuqishëm qoftë mbi Çifutët dhe të Krishterët, për shkak se morën varret e profetëve të tyre si vend adhurimi." (36,37)
Pastrimi i ideve te gabuara
Shejhul-Islam Ibn Tejmijeh (v.728H) ka thënë:
"Teuhidi me të cilin erdhën të Dërguarit përbëhet nga pohimi se Hyjnia dhe adhurimi i takojnë vetëm Zotit të Plotfuqishëm,në mënyrën që personi dëshmon se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Zotit të Plotfuqishëm,dhe askush nuk adhurohet përveç Tij,dhe nuk i mbë-shtetet askujt përveç Tij,dhe as nuk bëhen shoqërime dhe armiqësi përveç për Të,dhe as vepra nuk bëhet përveç se për Të.Ky pohim gjithashtu përfshin ato Emra dhe Cilësi që Zoti i Plotfuqishëm i pohon për Vetën e Tij,ashtu siç Zoti, më i larti, thotë:"Dhe për tu adhuruar është vetëm një Zot.Askush nuk ka të drejtë të adhurohet përveç Tij,më i Mëshirshmi, dhënësi i mëshirës." (38)
Dhe Zoti,më i larti,thotë:"Mos merrni dy gjëra për adhurim.Vërtet,Zoti i Plotfuqishëm është e vetmja perëndi që duhet adhuruar,kështu që kini frikë Atë." (39)
Dhe Ai,më i larti, thotë: "Kushdo që adhuron (dmth kërkon mbrojtje apo i lutet) tjetër pos Zotit,për të cilin nuk ka asnjë dëshmi,atëherë llogaria e tij është vetëm tek Zoti i tij.Me të vërtetë mosbesimtarët nuk do të shpëtojnë." (40) Zoti i Plotfuqishëm,më i larti,gjithashtu thotë: "Dhe pyetni të Dërguarit Tanë,të cilët i dërguam para jush: 'A kemi caktuar Ne ndonjëherë të adhuruar tjerë përkrah të Gjithëmëshirshit?'" (41)
Dhe Zoti i Plotfuqishëm na njofton për secilin profet nga profetët,se ata thirrën njerëzit në adhurimin e Zotit të vetëm,i cili s'ka ortakë, siç ka thënë Ai:"Vërtet është një shembull i shkëlqyer për ju në Ibrahimin dhe ata që ishin me të, kur u thanë popullit të tyre:'Vërtet ne jemi të pastër nga ju dhe ajo që ju adhuroni përkrah Zotit të Plotfuqishëm.Ne ju kemi refu-zuar juve,dhe në mes nesh dhe jush do të ketë armiqësi,luftë dhe urrejtje përgjithmonë, derisa të besoni në Zotin e vetëm." (42)
Dhe Zoti thotë për idhujtarët: "Kur u thuhet atyre: 'Askush nuk ka të drejtë të adhurohet përveç Zotit të Plotfuqishëm', ata bëhen arrogantë. Dhe thonë: 'A t'i braktisim ne të gjitha perënditë që i adhurojmë për shkak të një poeti të çmendur?" (43) Dhe kjo përmendet shumë shpesh në Kur’an.
Dhe me Teuhid nuk mendohet vetëm Teuhid er-Rububijeh–të besuarit se Zoti i Plotfu-qishëm është Krijuesi–,ashtu siç mendojnë disa nga njerëzit e Kelamit (teologjia spekul-ative) dhe Sufitë! Ata mendojnë se nëse e pohojnë këtë lloj të Teuhidit,së bashku me dëshmitë e tij,atëherë ata kanë pohuar kufijtë më të lartë të Teuhidit dhe nëse ata bëhen dëshmitarë të tij dhe zhyten në të, atëherë ata i kanë zhytur vetat e tyre në kufijtë e Teuhidit!
Mirëpo,nuk është kështu.
Edhe nëse personi është pajtuar me këto cilësi që janë të përshtatshme për Zotin,dhe e kanë shpall të pastër nga çdo gjë që Ai duhet të shpallet i pastër dhe pohojnë se vetëm Ai është Krijuesi i çdo gjëje,prapëseprapë një person i tillë s'do jetë muwehid (person i Teuhidit) derisa bashkë me këtë të dëshmojë se i vetmi Ilah (i adhuruar) është Zoti i Plotfuqishëm (Allahu) (dmth askush nuk ka të drejtë të adhurohet përveç Tij), duke pohuar se Zoti i Plotfuqishëm është Ilah që meriton tërë adhurimin,duke qëndruar në këtë adhurim edhe duke mos i shoqëruar ortak Atij.
Po ashtu duke pohuar se ky Ilah (i adhuruar) është Ai që hyjnizohet dhe adhurohet dhe i cili meriton adhurimin dhe nuk është ai Ilah vetëm me kuptimin e thjeshtë: "Ai që ka fuqi të krijojë dhe të shpikë." (44)
Pra,nëse një shpjegues (i Kur’anit) e shpjegon domethënien e Ilah si: "Ai që ka fuqi të krijojë dhe të shpikë"dhe beson se ky është përshkrimi më i hollësishëm i emrit Ilah dhe pohon se ky është kufiri i Teuhidit,siç bëjnë njerëzit e Kelamit (teologjisë spekulative), dhe është çfarë thonë nga Ebul-Hasan el-Esh'ari (45) dhe pasuesit e tij,atëherë ata nuk e njohin realitetin e vërtetë të Teuhidit me të cilën Zoti i Plotfuqishëm dërgoi të Dërguarit e Tij,meqë idhujtarët Arabë pajtoheshin se Zoti i Plotfuqishëm është Krijuesi i çdo gjëje.
Por pavarësisht nga kjo,ata ende ishin idhujtar,siç thotë Zoti, më i larti: "Shumica e njerëzve nuk besojnë në Zot vetëm se bëjnë shirk (dmth i shoqërojnë Atij të tjerë në besim dhe adhurim).'' (46)
Një grup prej Selefus-salihin (tri gjeneratat e para të muslimanëve) kanë thënë:
"Nëse i pyet ata kush i krijoi qiejt dhe tokën, do të thonë: 'Zoti’.Megjithëkëtë,ata adhuruan të tjerë përveç Tij." (47)
Zoti i Plotfuqishëm thotë."Thuaj: 'E kujt është toka dhe tërë ajo që është në të, nëse vërtet e dini?' Ata do të thonë: 'Ajo i takon Zotit.' Thuaj: 'A nuk do të përkujtoheni atëherë?'
Thuaj: 'Kush është Zoti i qiejve dhe Zoti i Fronit madhështor?'Ata do të thonë:'Zoti.' Thuaj: 'A s'do t'i frikësoheni Atij atëherë?" (48)
Pra,jo secili që pohon se Zoti i Plotfuqishëm është Zot i gjithçkaje dhe është Krijuesi i saj, është adhuruesi i Tij në përjashtim të gjithçkaje tjetër,që i lutet vetëm Atij, e ka frikë vetëm Të,formon besnikëri dhe armiqësi vetëm për Të,u bindet vetëm të Dërguarve të Tij, urdhë-ron atë çfarë Ai urdhëron dhe ndalon atë çfarë Ai ndalon."(49)
Përfundim
Shejh 'Abdul-Kadir el-Xhilani (v.561H) ka thënë:
"Pra,ty takon të kesh frikë Zotin,të Fuqishmin dhe të Madhërishmin,dhe mos t'ia kesh frikën askujt tjetër pos Tij. Të kthehesh tek Zoti për çdo nevojë që ke,dhe të mbështetesh vetëm në Të,më të Lartin,duke kërkuar atë që të nevojitet vetëm prej Tij. Mos u mbështet në askënd përveç Zotit të Plotfuqishëm. Dhe Teuhidi, gjithçka gjendet në Teuhid." (50)
________________________________________________________
Referencat:
1. Sherhul-'Akidetul-Tehauijeh (f. 69).
2. Fadl 'Ilmus-Selef (f. 47) nga el-Hafidh Ibn Rexheb (v. 795H).
3. Transmetuar nga ed-Darimi (1/102) dhe Ebu Nu'ejm në el-Hiljeh (7/ 280), isnad Sahih.
4. Transmetuar nga el-Buhari (1/49) dhe Muslim (nr. 16) nga 'AbduIlah ibn 'Umer, Zoti qoftë i kënaqur me të.
5. Transmetuar nga Muslimi (nr. 20).
6. Transmetuar nga Muslim (nr. 19).
7. Lisan ul-'Arab (3/450) nga Ibn Mendhur dhe po ashtu el-Huxheh fi Bejanil-Mehexheh (1/305) nga Abul-Kasim el-Esbehani.
8. ed-Dururus-Sunijeh (1/48) nga Shejh 'Abdur-Rahman ibn Hasan.
9. Xheuhereh et-Teuhid (f. 10).
10. Sherh Kitabut-Teuhid min Sahihil-Buhari (1/38).
11. Leuami' el-Enuarul-Behijeh (1/128) nga es-Sefarini. Për ndarjen e Teuhidit në tri lloje, referoju el-Ibaneh 'an Sheri'atil-Firketin-Naxhijeh (f. 693-694) nga Ibn Batah (v. 387H), Kitab ut-Teuhid nga Ibn Mendeh (v. 395H) dhe el-Huxheh fi Bejanil-Mehexheh (1/85, 1/111-113) nga Abul-Kasim el-Asbehani (v. 535H).
12. Kur'an - Kaptina Merjem 19.65.
13. Tekribut-Tedmurijeh (f. 110) nga Shejh Ibn el-'Uthejmin.
14. Tekribut-Tedmurijeh (f. 110-111).
15. Tekribut-Tedmurijeh (f. 112-113).
16. Tekribut-Tedmurijeh (f. 116-117).
17. Kur'an - Kaptina Aal 'lmran 3:64.
18. Mendarixhus-Salikin (3/449-450) nga lbn el-Kajim.
19. Kur'an - Kaptina el-Fatiha 1:1, dhe ajo që vazhdon është pjesë e kësaj kaptine.
20. Sherhul-'Akidetul-Tehauijeh (f. 89-90) nga lbn Abil-'Iz.
21. Kur'an – Kaptina Nas 114:1.
22. Hukmul-Intima (f.58) nga Shejh Bekr Ebu Zejd, paksa e përshtatur.
23. Transmetohet nga Muslim (nr.1768) nga 'Ubej ibn Ka'b, Zoti qoftë i kënaqur me të.
24. Referoju Mexhmu' el-Fetaua (1/54) nga Ibn Tejmijeh.
25. Hasen: Transmetuar nga et-Teheui dhe Ibn Hiban. el-Hafidh Ibn Haxher e vërtetoi në Ehadithul-'EIijat (nr.16).
26. Sahih: Transmetuar nga et-Teberani në el-Mu'xhemul-Kebir (3/203/2) nga Ibn 'Umer, Zoti qoftë i kënaqur me të. Është vërtetuar nga el-Albani në Sahihul-Xhami' (nr. 4405).
27. Transmetuar nga Muslim (nr.726)
28. Sahih: Transmetuar nga en-Nesa'i dhe el-Hakim, të cilët e deklaruan sahih.
29. et-Teuhid ue Etherehu fi Hajatil-Muslim (f.30) nga Ahmed ibn Ibrahim el-Heriki. 9
30. Medarixhus-Salikin (3/450).
31. Kur'an - Kaptina Sad 38:29.
32. Transmetuar nga Ahmad (4/63).
33. Sahih: Transmetuar nga Ahmad (nr. 5114) dhe Ibn Esakir (19/96/1) nga Ibn 'Umer, Zoti qoftë i kënaqur me të. Është vërtëtuar nga el-Hafidh el-'Iraki në Tehrixhul-Ihje (3/42), dhe el-Hafidh Ibn Hexhr në Fet'hul-Bari (10/222).
34. et-Teuhid ue Etherehu fi Hejatil-Muslim (f.29).
35. Transmetuar nga el-Buhari (1/13) dhe Muslim (1/272) nga Ibn 'Abas, Zoti qoftë i kënaqur me të.
36. Transmetuar nga Buhari (1/532) dhe Muslim (5/16).
37. et-Teuhid ue Etherehu fi Hejatil-Muslim (f.29).
38. Kur'an - Kaptina Aal-'Imran 3:163.
39. Kur'an - Kaptina Nehl 16:51.
40. Kur'an - Kaptina Mu'minun 23:117.
41. Kur'an - Kaptina ez-Zuhruf 43:45.
42. Kur'an - Kaptina el-Mumtehineh 60:4.
43. Kur'an - Kaptina Safat 37:35-36.
44. Kjo është thënia e njerëzve të Kelam (teologjisë spekulative), Ebu Mansur el-Maturidit në et-Teuhid (f.20-21). Për një ide të tillë të gabuar referoju Fi Dhilalil-Kur'an (Nën Hijen e Kur'anit) (5/2707) të Sejjid Kutub.
Krahasoje këtë domethënie të Ilah me shpjegimin e saktë të komentuesve të mëdhenj të Kur'anit,siç është Imam Ibn Xherir et-Taberi në Tefsirin e tij (20/102) dhe Ibn Kethir në Tefsirin e tij (3/398), që është: ai që adhurohet dhe i vetmi që meriton t'i bëhet adhurimi.
45. Ai është Ebul-Hasan 'Ali ibn Isma'il el-Eshari (v.324H), të cilit gabimisht i përshkruhet Akideja Esharite, meqë ai e la këtë akide – dhe atë të Mu'tezilive më përpara - për akiden e Selefit, siç përmendet nga Ibn Kethir në Tabekatush-Shafi'ijeh dhe siç tregohet nga libri i tij i fundit el-Ibaneh 'en Usulid-Dijaneh.
46. Kur'an - Kaptina Jusuf 12:106.
47. Kjo është thënia e lbn 'Abbasit dhe të tjerëve, siç qëndron në Xhami'ul-Bejan 'en Te'uilul-Kur'an (13/50-51) të et-Taberit.
48. Kur'an - Kaptina Mu'minun 23:84-87.
49. Mexhmu'ul-Fetaua (3/97-105) të Ibn Tejmije.
50. Futuhul-Gajb (f.176).
[i] La haule ue la kuvete ila bilahil alijil adhim.
بسم الله الرحمن الرحيم
Bismil-lahir-Rahmanir-Rahim