Ес селаму алејкум ве рахметуАллах ве Берекетуху и добре дојдовте на www.ahlu-sunnah.org.

За да се окористите од сите функции на форум, ве молиме да се регистрирате или со вашето корисничко име логирате.


Join the forum, it's quick and easy

Ес селаму алејкум ве рахметуАллах ве Берекетуху и добре дојдовте на www.ahlu-sunnah.org.

За да се окористите од сите функции на форум, ве молиме да се регистрирате или со вашето корисничко име логирате.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Latest topics
» Alisan
Gabimet qe i bejne namaz-falesit EmptyПет 24 Апр 2020, 2:43 am by Muaz al Islam

» Намазот не е исправен (валиден) зад оној кој што ги оправдува..
Gabimet qe i bejne namaz-falesit EmptyСаб 18 Јун 2016, 4:40 am by muwehid

» Салават на Пратеникот Мухаммед (а.с.)
Gabimet qe i bejne namaz-falesit EmptyСаб 18 Јун 2016, 4:18 am by muwehid

» Менсур ал-Салими- "Спомнувајте Ме а и Јас ќе ве спомнувам (Ел-Бекара, 152)"
Gabimet qe i bejne namaz-falesit EmptyПон 13 Јун 2016, 9:32 pm by Muwehhid

» Кога ќе сватеме???
Gabimet qe i bejne namaz-falesit EmptyНед 12 Јун 2016, 9:34 pm by Muwehhid

» Ја сменија верата, но ја нарекуваат "ислам"
Gabimet qe i bejne namaz-falesit EmptyСаб 11 Јун 2016, 8:51 pm by Muwehhid

» Дали е дозволено мевлуд?
Gabimet qe i bejne namaz-falesit EmptyСре 27 Апр 2016, 11:09 am by Abu Al-Amin

» Шејх Сулејман ибн Насир ел-Улван за техакум
Gabimet qe i bejne namaz-falesit EmptyВто 08 Мар 2016, 12:26 am by Haqq

» Бајрам
Gabimet qe i bejne namaz-falesit EmptyНед 06 Мар 2016, 2:36 pm by Haqq

» Реката на трпението и нејзините притоки
Gabimet qe i bejne namaz-falesit EmptyПет 04 Мар 2016, 7:48 pm by hidzab

» Pozdrav
Gabimet qe i bejne namaz-falesit EmptyПон 15 Фед 2016, 11:52 pm by Abu Al-Amin

»  шейха доктора / Тарик гураб: Вопросы и ответы о колдовстве и лечения
Gabimet qe i bejne namaz-falesit EmptyНед 14 Фед 2016, 7:30 pm by nourna

» abdul fetah
Gabimet qe i bejne namaz-falesit EmptyСре 03 Фед 2016, 12:02 am by Abu Al-Amin

» Хадиси на Мухаммед а.с
Gabimet qe i bejne namaz-falesit EmptyСре 06 Јан 2016, 7:16 pm by medi

» Аллах нас ни е потребен
Gabimet qe i bejne namaz-falesit EmptyСре 02 Дек 2015, 7:26 pm by Muwehhid

Similar topics
Кој е он-лајн?
Севкупно има 15 членови он-лајн :: 0 Регистрирани, 0 Скриени и 15 Гости :: 1 Bot

Никој

Најмногу членови кои го посетиле форумот воеднаш се 321 во Нед 09 Апр 2017, 12:13 am
Барај
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Top posters
Muaz al Islam (1691)
Gabimet qe i bejne namaz-falesit Vote_lcapGabimet qe i bejne namaz-falesit Voting_barGabimet qe i bejne namaz-falesit Vote_rcap 
LAUTKA (1011)
Gabimet qe i bejne namaz-falesit Vote_lcapGabimet qe i bejne namaz-falesit Voting_barGabimet qe i bejne namaz-falesit Vote_rcap 
Muwehhid (937)
Gabimet qe i bejne namaz-falesit Vote_lcapGabimet qe i bejne namaz-falesit Voting_barGabimet qe i bejne namaz-falesit Vote_rcap 
Келиметул-Хакк (594)
Gabimet qe i bejne namaz-falesit Vote_lcapGabimet qe i bejne namaz-falesit Voting_barGabimet qe i bejne namaz-falesit Vote_rcap 
Muslima4Islam (589)
Gabimet qe i bejne namaz-falesit Vote_lcapGabimet qe i bejne namaz-falesit Voting_barGabimet qe i bejne namaz-falesit Vote_rcap 
Abu Al-Amin (479)
Gabimet qe i bejne namaz-falesit Vote_lcapGabimet qe i bejne namaz-falesit Voting_barGabimet qe i bejne namaz-falesit Vote_rcap 
Al-Ghuraba (360)
Gabimet qe i bejne namaz-falesit Vote_lcapGabimet qe i bejne namaz-falesit Voting_barGabimet qe i bejne namaz-falesit Vote_rcap 
Monoteizam (343)
Gabimet qe i bejne namaz-falesit Vote_lcapGabimet qe i bejne namaz-falesit Voting_barGabimet qe i bejne namaz-falesit Vote_rcap 
muharem fazli (323)
Gabimet qe i bejne namaz-falesit Vote_lcapGabimet qe i bejne namaz-falesit Voting_barGabimet qe i bejne namaz-falesit Vote_rcap 
Haqq (253)
Gabimet qe i bejne namaz-falesit Vote_lcapGabimet qe i bejne namaz-falesit Voting_barGabimet qe i bejne namaz-falesit Vote_rcap 

Statistics
Постојат b>1268 регистрирани членови
Најновиот регистриран член е igoralfiosebastian@gmail.

Нашите членови се испратиле точно 8262 мислења in 2387 subjects

You are not connected. Please login or register

Преглед на претходна тема Преглед на наредна тема Go down  Порака [Страна 1 of 1]

1Gabimet qe i bejne namaz-falesit Empty Gabimet qe i bejne namaz-falesit Пон 15 Aвг 2011, 11:30 am

muharem fazli


Талиб
Талиб
]b]Disa gabime që bëjnë falësit në namaz[/b]
بسم الله الرحمن الرحيم
Bismil-lahir-Rahmanir-Rahim

Falenderimi i takon vetëm All-llahut Zotit të botrave,paqja dhe shpëtimi i All-llahut qofshim mbi të Dërguarin e Tij(salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem)dhe mbi gjithë ata që e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e Gjykimit.
Duke marrë parasysh rëndësinë dhe vlerën e namazit në fenë Islame, shohim,se ka shumë kundërshtime tek ummeti islam në mënyrën e kryerjes së namazit dhe vendosëm që të përmendim disa nga gabimet më kryesore që bëhen sot.

Gabimet e namazfalësve në rrobat e tyre.
1- Namazi me rroba të ngushta,të cilat i përshkruajnë pjesët e turpshme (auretin).
Veshja e rrobave të ngushta është një gjë e urryer,si në sheriat ashtu edhe nga ana mjekësore për dëmin që i shkaktojnë trupit…n.q.s: veshja e këtyre rrobave shtyen në lënien e namazit,atëherë është e ndaluar rreptësisht veshja e tyre.
Është vërtetuar,që shumica e atyre që i veshin këto rroba nuk falen,ose falen pak sikur munafikët.!?

2- Namazi me rroba të tejdukshme dhe të holla të cilat shfaqin ngjyrën e trupit.

3- Namazi me auret(pjesa e turpëshme)të zbuluar,si p.sh:
Veshja e pantollonave dhe e këmishave të shkurtra,me të cilat,kur bie në ruku apo shexhde,bëhen shkak që të shfaqet shpina deri afër të ndenjurave,gjë e cila të çon në prishjen e namazit dhe shkaku i kësaj,janë,pantollonat dhe veshjet që vijnë nga vëndet e kufrit.

4- Namazi me rroba poshtë nyjeve të këmbës… dhe kthyerja (përveshja) e rrobave në namaz.
Ka thënë Profeti(salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem):
"Tre grupe njerëzish All-llahu nuk do t`i flasë,nuk do t`i shikojë dhe as nuk do t`i patrojë Ditën e Gjykimit,përkundrazi,ato do të kenë dënim të dhimbshëm,e ata janë,ai që lëshon izarin (rroben) poshtë nyjes së këmbës,ai i cili i përmend gjërat të cilat i jep dhe ai i cili e shet mallin e tij duke u betuar rrejshëm".
(Tra:Imam Muslimi.1/102:Nr.106.)

Transmetohet nga Abdullah Ibn Abbasi (radiall-llahu anhuma) se Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) ka thënë:
“Jam urdhëruar që ta bëj sexhden me shtatë gjymtyrë,si dhe jam urdhëruar që të mos i mledh flokët e as të mos i përvesh rrobat.”
(Transmeton: Imam Muslimi:1/354.Nr:490.)

5- Namazi me supe të zbuluara.
Ka thënë Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem):
Të mos falet ndonjëri nga ju me një rrobë të vetme,pa hedhur mbi supin e tij ndonjë gjë".
(Transmeton: Imam Bukhariu:1/471.Nr:359.
dhe Imam Muslimi:1/367.Nr:516.)

6- Rënia në sexhde në rrasat që janë bërë me dheun e Kerbelasë (vëndi ku është vrarë Huseni (radijall-llahu anhu) i cili
gjindet në Irak) ose marrja e këtyre rrasave në namaz… (sic e bëjnë shi'itët në ditët tona).

7- Namazi në ato vënde që ka figura,apo mbi sexhaden qe mban figura.
Enesi(radiall-llahu anhu)tregon duke thënë,Aishja(radiall-llahu anha) mbante një perde që në të kishte qëndisje të ndryshme dhe e kishte vendosur në një qoshe të shtëpisë.Profeti(salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) i tha:“Largoje atë nga unë, sespe akoma vizatimet e saj më shfaqen gjatë namazit.” (Transmeton: Imam Bukhariu.Nr:374dhe5959.)

8- Namazi në varreza ose në drejtim të tyre.
Ka thënë Profeti(salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem):
“Me të vërtetë,ato që jetuan para jush i kthyen varret e Profetëve të tyre në vede faljeje,kini kujdes,mos i ktheni varret në faltore,sepse,me të vërtetë unë jua ndaloj një gjë të tillë.”
[/b(Transmeton: Imam Bukhariu.1/531.)

[b]Gabimet e namazfalësve në lidhje me sutren (objekt që ndalon të tjerët nga kalimi përpara).

9- Ka thënë Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem):“Mos u fal vetëm se pranë sutres (duke e vendosur përpara teje me një distancë sa të kalojë një dele) dhe mos lejo askënd që të kalojë përpara dhe n.q.s.kundërshton,godite,se me të është karini (shejtani).” (Transmeton:Imam Muslimi.Nr:260)

10- Bërja e nijetit me zë ose me anë të të shqiptuarit,sepse nijeti bëhet me zemër.
Pejgamberi s.a.v.s.thotë: "إنما الاعمال بالنيات" “In-nemel a’malu bi-n-nijjat”-Pa dyshim,veprat janë sipas qëllimeve (nijjeteve) ”. E transmeton Buhariu (1,54,2529,3898,5070,6689,6953),
Muslimi(1907),Ahmedi 1/168),Ebu Daudi(2201),Tirmidhiu (1647),
En Nesai(1/59-60),Ibën Maxheh (4227),etj
Allahu s.u.t.ne Kur’an thote:”"Edhe nëse e fshehni atë që keni në zemrat tuaja ose,e publikoni,All-llahu e di.”
(Sura Ali Imran 3:29)

11- Mosngritja e duarve në tekbirin (në thënien All-llahu Ek`ber) fillestar gjatë shkuarjes në ruku dhe gjatë ngritjes prej saj.
Transmetohet nga Abdullah Ibn Umer(radiall-llahu anhuma)se Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) kur e fillonte namazin i ngrinte duart deri tek supet dhe kur e ngrinte kokën nga rukuja,i ngrinte duart përsëri në atë mënyrë.
(Transmeton: Imam Bukhariu. 2/218. nr:735 dhe
Imam Muslimi.1/292.Nr:390)

12- Ngritja e shikimit në qiell ose të shikuarit në ndonjë vënd tjetër përveç sexhdes.
Ka thënë Profeti(salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem):
“Si është puna me disa,të cilët i ngrejnë shikimet e tyre në qiell kur ata janë në namaz,le të ndalen nga kjo,ose do t'i ikin shikimet e tyre.” (Transmeton: Imam Bukhariu.2/233)

13- Dalja dhe largimi prej xhamisë kur ezani është duke u thirrur.
Transmetohet nga Ebu Hurejra(radijall-llahu anhu)se një burrë doli nga xhamia kur muezini po thërriste ezanin dhe tha Ebu Hurejra:
“Ky njeri e ka kundërshtuar Ebul Kasimin (Profetin [salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem]).”
Transmeton: Imam Muslimi.655

14- Ulja pa i falur dy rekatet kur hyn në xhami.
Transmetohet nga Ebu Katade Es-Sulejmi (radijall-llahu anhu) se Profeti(salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) ka thënë:
“Kur të hyjë ndonjëri prej jush në xhami, mos ulet para se të falë dy rekate.”Transmeton: Imam Bukhariu.444 dhe 1163.

15- Falja e sunneteve pasi është thirrur ikameti.
Transmetohet nga Ebu Hurejra(radijall-llahu anhu) se i Dërguari i All-llahut(salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem)ka thënë:
“Nëse falja e namazit është duke filluar,atëherë nuk ka namaz tjetër përveç atij që është detyrim (Farz).”
Transmeton: Imam Muslimi.710.

16- Gabimet e atyre që e therrasin ikametin.
Ekziston mendimi se ikametin nuk mund ta thërrasë askush tjetër përveç muezinit dhe ky mendim bazohet në një hadith të dobët në të cilin thuhet:“Kush e thërret ezanin,ai duhet të thërrasi edhe ikametin.” (Silsiletul ehadithid daife uel meu`dua.Nr:35.)

Nuk i takon muezinit që të thërrasë ikametin për namaz pa pasur lejen nga imami,ndërsa të tjerët përveç muezinit janë më parësorë që ta bëjnë një gjë të tillë.Askush nuk duhet të ndërhyjë në çështjen e ikametit,derisa të jap leje imami.All-llahu na dhëntë sukses të gjithëve në gjërat që Ai i do dhe kënaqet me to.

17- Mosplotësimi i rreshtave,mosngjeshja dhe lënia e hapësirave boshe ndërmjet tyre.
Transmetohet nga Xhabir ibn Semura(radijall-llahu anhu)se Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) ka thënë:
”Përse nuk rreshtoheni ashtu sikurse rreshtohen melaiket para Zotit të tyre?”
I thanë: O i Derguari i All-llahut,si rreshtohen melaiket para Zotit të tyre ?
Ai(salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem)u përgjigj:
“Ata e plotësojnë rreshtin e parë dhe qëndrojnë në atë mënyrë ngjitur me njëri-tjetrin.”
Transmeton: Imam Muslimi.Nr 430.Nesaiu në El-Muxh`teba 2/72 dhe Ibn Huzejme në sahihun e tij.Nr 1544.

18- Falja e namzit në rreshtat e ndërprerë.
Transmetohet nga Kur-retu Ibn Ijas(radijall-llahu anhu)se ka thënë:
“Në kohën e Profetit(salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) u ndalonim të rreshtoheshim midis shtyllave dhe na largonin nga aty me të shpejtë.”
Transmeton Tajalisiu në Mus`ned nr 1073,
Ibn Khuzejme në Sahihun e tij nr 1567,
Ibn Maxheh nr 1002,
Ibn Hibban në Sahihun e tij nr 400 dhe Hakimi në Mus`tedrak 1/218.

Abdulhamid Ibn Mahmud(rahimehull-llah) thotë:
U falëm bashkë me Enes Ibn Malik(radilall-llahu anhu)në ditën e xhuma dhe na shtynë drejt shtyllave,ne filluam të depërtojmë në rreshtat e para dhe të pasëm e atëherë Enesi (radiall-llahu anhu) tha:
“Në kohën e Profetit (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) ruheshim nga qëndrimi midis shtyllave.”
Transmeton: Ibn Huzejme në Sahihun e tij nr 1568,
Ebu Daudi nr 673,Tirmidhiu nr 229,Ahmedi në Mus`ned nr 12366, Nesaiu në El-Muxh`teba 1/131-132,Hakimi në Mus`tedrak 2/210,218 dhe në Sulsiletul Ehadithis Sahiha nr.335.

19- Kryerja e veprimeve të namazit përpara imamit ose njëkohësisht me të.
Transmetohet nga Enes Ibn Malik (radijall-llahu anhu) se ka thënë:
U fal me ne i Dërguari i All-llahut(salall-llahu akejhi ue ala alihi ue sel-lem) një ditë prej ditësh dhe pasi e mbaroi namazin u drejtua nga ne dhe tha:
“O ju njerëz,une jam imami juaj mos më parakaloni mua në ruku në
sexhde,gjatë qëndrimit në këmbë dhe largimit nga namazi.”

Transmeton: Imam Muslimi nr.426.

Transmetohet nga Ebu Hurejra (radijall-llahu anhu) se i Dërguari i All-llahut(salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem)ka thënë:
“A nuk ka frikë ndonjëri prej jush nëse e ngren kokën e tij para imamit,t'ia kthejë All-llahu kokën e tij në kokë gomari.”
Transmeton:Imam Bukhariu 2/182 nr 691 dhe Imam Muslimi 1/320 nr427.

Kanë rënë në kundërshtim dijetarët rreth transformimit të përmendur në hadithin e Ebu Hurejres (radial-llahu anhu).
Disa prej tyre kanë thënë se është transformim i vërtetë dhe All-llahu e shndërron atë në pamje reale dhe kjo vërtetohet më shumë,
kur shohim se kërcënimi shprehet në khën e ardhme dhe askush nuk mund të thotë se hadithi pohon realizimin e këtij ndryshimi në çast.Hadithi tregon se vepruesin mund ta kapi ky kërcënim.
Paralajmërimi nha një rrezik nuk nënkupton detyrimisht rënien në të,përderisa realizimin e tij nuk e pengon asgjë.
Disa dijetarë të tjerë kanë thënë se transformimi i përmendur do të ndodhi në ditën e gjykimit dhe mund të thuhet se transformimi i përmendur është figurativ dhe që do të thotë vulosje e zemrës dhe e mendjes së shëndoshë.Në këtë mënyrë ai shndërrohet në zemër të verbër për të gjetur rrugën e vërtetë dhe kurrë nuk do të mund ta pasojë atë.Shiko,Sherhu Sahihil Muslim nga Imam Neueuiu 4/150-151 dhe Fet`hul bari 2/184 etj.

Ilaçi për atë që paraprin imamin është që duhet ta dijë se nuk ka arsye për ta bërë një vepër të tillë veçse nga nxitimi,pra,është një mashtrim nga shejtani.Gjithashtu ai duhet të dijë se ai nuk mund të japë selam para imamit,prandaj nuk ka asnjë dobi për t`u nxituar,përkundrazi,kjo vepër përmban mëkat dhe dënim.

20- Gabimet e namazfalësve pas namazit.
Sa i përket dhënies së dorës pas selamit dhe thënia
"kabull apo tekabbelall-llah"(All-llahu ta pranofte…)nuk dimë se ndonjëri prej sahabëve apo selefëve ta vepronin këtë vepër dhe kur e mbaronin namazin tu kthente ndonjëri prej tyre majtas apo
djathtas,duke i thënë atij (shokut) All-llahu ta pranoftë namazinë dhe nëse do ta kishte bërë atë ndonjëri prej tyre,do të ishte transmetuar tek ne qoftë dhe me ndonjë sened të dobët (daif), pra,
do ta kishin transmetuar atë dijetarët…
Temamul kelam fij bedi'ijetil musafehati ba'des selam fq 23.
Thotë Imam Albani (rahimehull-llah):
Përsa i përket shtrëngimit të duarve pas namazeve,kjo vepër është bidat dhe nuk ka dyshim për të,me përjashtim të rastit kur kjo ndodh ndërmjet dy personave që nuk janë takuar më parë.Në këtë rast është sunnet. Silsiletul Ehadithis Sahiha 1/23.

21- Ngritja e duarve duke bërë dua pas namazit farz.Thotë Imam Ibn Bazi (rahimehull-llah):
Nuk ka asnjë hadith të saktë nga Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem),se Ai i ngrinte duart pas namazit farz dhe nuk është e saktë kjo as nga sahabët me sa dijmë dhe ajo çfarë bëjnë sot disa njerëz duke i ngritur duart pas farzit është bidat,e cila nuk ka ndonjë origjinë në Islam.
Transmeton: Imam Bukhariu. 1/531 etj.

22- Gabimet e namazfalësve në namazin e Xhumasë.
Lenia e Xhumasë për ndonjë ndeshje futbolli apo për piknik.
Mungesa e dhëndërit në namazin e xhumasë dhe në atë me xhemat.

24-Është pyetur Muhammed Ibn Ut`bi El Kurtubi(rahimehull-llah) për të sapomartuarin,a ta lërë namazin e xhumasë?
U përgjigj: Jo,as drekën dhe as ikindinë,nuk duhet të mungojë por duhet të jetë i pranishëm.
El Bejanu ue Tah`sil 1/356.

Lënia e gusulit (larjes së trupit),parfumosjes dhe pastrimit të dhëmbëve me mis`uak në ditën e xhuma.

25-Ibn Haxher El-Askalanij(rahimehull-llah) duke treguar dobitë e nxjerra nga hadithi i Ebu Hurejres (radiall-llahu anhu) ku thuhet: Kushdo që lahet në ditën e xhuma ashtu sikurse lahet nga
papastërtia seksuale dhe më pas shkon në xhami,shpërblimi i tij do të jetë sikur të ketë bërë kurban një deve... thotë:
Prej këtij hadithi nxjerrim këto përfitime: Nxitja për t`u larë ditën e xhuma,vlerat e kësaj vepre dhe mirësia e të shkuarit herët në xhami.Këto vlera që u përmendën janë për atë që bashkon ndërmjet
tyre dhe në këtë mënyrë kuptohet ajo që u përmend në disa versione ku në to përcaktohet vlera e të shkuarit herët pa e kufiyuar me guslin.Feth`hul Bari 2/368.

Lënia e guslit në ditën e xhuma,jo vetëm që e pengon njeriun nga shpërblimet e përmendura,por sipas mendimit të disa dijetarëve kjo është një vepër e ndaluar dhe gjynah.Një grup dijetarësh janë të mendimit se gusli ditën e xhuma është i detyrueshëm dhe shume hadithe të sakta e forcojnë këtë mendim dhe prej tyre.

Transmetohet nga Abdullah Ibn Umeri(radiall-llahu anhuma)se Profeti
(salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) ka thënë:
"Çdokujt që i vjen dita e xhuma,le të lahet".
Transmeton: Imam Bukhariu nr 877-894,
Imam Muslimi nr 844-5290,
Imam Ahmedi në Musned 2/9-35-149,etj.


Transmetohet nga Amr Ibn Selim El-Ensarij(rahimehull-llah)ku thotë:
Dëshmoj se Ebu Seid El-Khudrij(radiall-llahu anhu)ka thënë:
Dëshmoj se i Dërguari i All-llahut(salall-llahu alejhi ue ala alihi
ue sel-lem) ka thënë:
"Gusli ditën e xhuma është detyrim për çdo musliman të rritur, gjithashtu edhe përdorimi i misuakut dhe i parfumit, nëse i zotëron ato".
Më pas Amri thotë:"Përsa i përket guslit,ai është detyrim, ndërsa për përdorimin e misuakut dhe parfumit,All-llahu e din më së miri,porse mua kështu më treguan".
Transmeton: Imam Bukhariu nr 779-780, Imam Muslimi nr 846 etj.


Gabimet që bëhen në kohën e hutbes.
26- Transmetohet nga Ebu Hurejra(radijall-llahu anhu)se i Dërguari i All-llahut(salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) ka thënë:
Nëse i thua shokut tënd ditën e xhuma,pusho dhe imami është duke mbajtur hutbe,ke bërë "leg`u".Të folurit kur imami është duke mbajtur hytben e xhumasë,i prish shpërblimet dhe i largon ato.
Nadir Ibn Shumejlij (rahimehull-llah) ka thënë:
E folura pa nevojë (El-Leg`u) e cila është përmendur në hadith do të thotë "të mbetesh pa shpërblime"Fet`hul Bari 2/414.


Gabimi i atij që flen gjumë,,kur imami mban hytbe.
27- Transmetohet nga Ibn Auni (rahimehull-llah) se Ibn Sirini (rahimehull-llah) ka thënë:
Të parët tanë,nuk e pëlqenin që njeriu të flejë kur imami është duke mbajtur hytben dhe për këtë kritikonin shumë ashpër.
Për namazliun pëlqehet që në çastin kur i vjen gjumë dhe është duke
qëndruar në një vend në xhami,ta ndërrojë vendin dhe të shkojë diku
tjetër,sepse transmetohet nga Abdullah Ibn Umer(radiall-llahu anhuma) se Profeti(salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) ka thënë:
"Kur ndonjërit prej jush i vjen gjumë në xhami ditën e xhuma, le të ndryshojë vendin dhe të shkojë diku tjetër".
Transmeton:Ebu Daudi nr 1119,
Ibn Hibbani në Sahihun e tij nr 571,Hakimi në Mus`tedrak 1/291 dhe në Silsiletul Ehadithis Sahiha 1/838 etj.

Gabimi i atyre që i kthejnë shpinën Kibles dhe imamit që mban hytben.
28- Ibn Kajjim El-Xheuzijje(rahimehull-llah)duke treguar traditën e Profetit(salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) dhe të shokëve të Tij gjatë hytbes së xhumasë thotë:
Kur Profetit(salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) mbante hytben në këmbë,shokët e tij ktheheshin me fytyrat e tyre nga ana e tij,ndërsa gjatë hytbes,fytyra e Profetit (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) qëndronte përballë tyre.
Zadul Me'ad 1/430.

Gabimi i atyre që lozin me guralecë,tesbije apo me diçka të ngjashme me to gjatë kohës që imami mban hytben.
29- Ka thënë i Dërguari i All-llahut(salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem):
"Kush loz me guralecë,ka bërë një veprim të panevojshëm".
Transmeton:Imam Muslimi 2/588,Tirmidhiu në El-Xhami`u nr 498,
Ebu Daudi nr 1050,Ibn Maxhe nr 1025-1090,Ibn Khuzejme në Sahihun e tij nr 1818 dhe Imam Ahmedi në Musned 2/424.

Shqetësimi i namazlive dhe kapërcimi mbi kokat e tyre.
30-Transmetohet nga Abdullah Ibn Busr(radijall-llahu anhu) se një burrë erdhi tek Profeti(salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem)duke kapërcyer mbi qafat e njerëzve dhe Profeti(salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem)ishte duke mbajtur hutben dhe i tha:Ulu,se me të vërtetë i shqetësove (njerëzit) dhe je vonuar.
Transmeton: Ebu Daudi nr 1118,Imam Ahmedi në Musned 4/188-190, Hakimi në Mus`tedrak 1/178-288 dhe Ibn Hibbani në Sahihun e tij 4/199.Hadithi është sahih sikurse e ka përmendur Imam Albani (rahimehull-llah) në Sahihul Xhamius Sagir nr 155.

Sunnetet para namazit të xhumasë.
31- Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) dilte ditën e xhuma nga shtëpia dhe ngjitej në minber,pastaj muezini e therriste ezanin dhe kur e përfundonte atë,atëherë Profeti(salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) e fillonte hytben. Fet`hul Bari 2/426, Nejlul Eu`Tar 3/313 etj.

Nëse do të kishte sunnete para se të fillonte hytbja,patjetër që Profeti(salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) do të urdhëronte t`i falnin sunnetet pas ezanit ose dp të ishte vetë ai që do t`i praktikonte ato,porse në kohën e tij (salall-llahu alejhi
ue ala alihi ue sel-lem) nuk kishte gjë tjetër para hytbes,përveç ezanit.

Gabimet e namazlive rreth namazit përshëndetës të xhamisë ditën e xhuma.
32-
Gabimet e njerëzve shtohen që në çastet kur hyjnë në xhami ditën e xhuma,ka prej tyre që ulen pa e falur namayin përshëndetës të xhamisë,vençanërisht kur vijnë me vonesë dhe imami është duke mbajtur hytben.Profeti(salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) ka thënë:"Kur ndonjëri prej jush vjen në xhami dhe imami është duke mbajtur hytben,le të falë dy rekate dhe le t`i lehtësoj ato". Sahihul Xhami`u nr 464.

Është prej injorancës së tepruar kur i shikon disa ligjërues se si i ndalojnë ata të cilet duan t`i falin këto dy rekate në çastin kur
hyjnë në xhami dhe gjejnë imamin duke mbajtur hytben.
Në këtë mënyrë ata e kundërshtojnë urdhërin e Profetit(salall-llahu
alejhi ue ala alihi ue sel-lem) dhe kam frikë se këta shembuj mund t`i përfshijë fjala e All-llahut ku thotë:A e ke parë ti (Muhammed) atë që e pengon robin Tonë kur falet? Alak.9-101.Apo fjala e All-llahut:
Le të frikësohen ata që e kundërshtojnë urdherin e Tij,që të mos u arrij ndonjë sprovë ose që të mos i godasë një dënim i dhembshëm. Nur. 63.
Për këtë Arsye Imam neueuiu (rahimehull-llah) ka thënë:
Ky është një tekst,i cili nuk mund të interpretohet dhe nuk besoj që ky tekst t`i arrijë ndonjë dijetari dhe ta besojë si të saktë, e pas kësaj ta kundërshtojë.
Sherhu Sahihil Muslim.6/164 dhe Fet`hul Bari 2/411.

Disa të tjerë ulen kur hyjnë në xhami në çastin që mbahet pjesa e parë e hytbes dhe kur imami ulet para se të filloje pjesën e dytë të hytbes,ata ngrihen për të falur namazin përshëndetës të xhamisë.
Kjo vepër është injorancë dhe është në kundërshtim me fjalët e Profetit(salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) ku ka thënë:
Kur ndonjëri prej jush vjen në xhami dhe imami është duke mbajtur hytben,le të falë dy rekate dhe le t`i lehtësoj ato.
Sahihul Xhami`u nr 464.

Dhe kjo është gabim,sepse dëgjimi i hutbes është obligim dhe përgjigja e muezinit është sunnet.

Gabimet e hatibëve.
Një përmbledhje e shkurtër se si duhet të jetë hatibi.

1- Duhet të jetë i dijshëm për akiden e saktë,në mënyrë që ai mos të devijojë vetë dhe mos ti humbasë njerëzit për shkak të akides së tij të prishur.

2- Të ketë njohuri për gjërat që e bëjnë namazin të vlefshëm dhe të
ketë dije nga fik`hu,në mënyrë që t`i përgjigjet atyre që e pyesin për ndonjë argument...

3- Të ketë njohuri rreth gjuhës arabe dhe sidomos në oratori,në mënyrë që të ketë mundësi të formojë shprejhe dhe fjali që ndriçojnë zemrat e dëgjuesve...

4- Të jetë në dijeni për gjëndjen e njerëzve,duke ua tërhequr vëmendjen prej gjërave në të cilat kanë rënë,qofshin ato prej bidateve apo kundërshtimeve.

5- Të jetë njeri i ndershëm,i devotshëm me sedër dhe i bindshëm (që ua mbush mendjen njerëzve dhe i bind ata),mos të jetë që bën mëkate dhe të punoj me atë çfarë thote në mënyrë që ta respektojnë njerëzit...

Преглед на претходна тема Преглед на наредна тема Вратете се на почетокот  Порака [Страна 1 of 1]

Permissions in this forum:
Не можете да одговарате на темите во форумот