Ес селаму алејкум ве рахметуАллах ве Берекетуху и добре дојдовте на www.ahlu-sunnah.org.

За да се окористите од сите функции на форум, ве молиме да се регистрирате или со вашето корисничко име логирате.


Join the forum, it's quick and easy

Ес селаму алејкум ве рахметуАллах ве Берекетуху и добре дојдовте на www.ahlu-sunnah.org.

За да се окористите од сите функции на форум, ве молиме да се регистрирате или со вашето корисничко име логирате.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Latest topics
» Alisan
Mes'hul khufejni ue hadhi ba'du EmptyПет 24 Апр 2020, 2:43 am by Muaz al Islam

» Намазот не е исправен (валиден) зад оној кој што ги оправдува..
Mes'hul khufejni ue hadhi ba'du EmptyСаб 18 Јун 2016, 4:40 am by muwehid

» Салават на Пратеникот Мухаммед (а.с.)
Mes'hul khufejni ue hadhi ba'du EmptyСаб 18 Јун 2016, 4:18 am by muwehid

» Менсур ал-Салими- "Спомнувајте Ме а и Јас ќе ве спомнувам (Ел-Бекара, 152)"
Mes'hul khufejni ue hadhi ba'du EmptyПон 13 Јун 2016, 9:32 pm by Muwehhid

» Кога ќе сватеме???
Mes'hul khufejni ue hadhi ba'du EmptyНед 12 Јун 2016, 9:34 pm by Muwehhid

» Ја сменија верата, но ја нарекуваат "ислам"
Mes'hul khufejni ue hadhi ba'du EmptyСаб 11 Јун 2016, 8:51 pm by Muwehhid

» Дали е дозволено мевлуд?
Mes'hul khufejni ue hadhi ba'du EmptyСре 27 Апр 2016, 11:09 am by Abu Al-Amin

» Шејх Сулејман ибн Насир ел-Улван за техакум
Mes'hul khufejni ue hadhi ba'du EmptyВто 08 Мар 2016, 12:26 am by Haqq

» Бајрам
Mes'hul khufejni ue hadhi ba'du EmptyНед 06 Мар 2016, 2:36 pm by Haqq

» Реката на трпението и нејзините притоки
Mes'hul khufejni ue hadhi ba'du EmptyПет 04 Мар 2016, 7:48 pm by hidzab

» Pozdrav
Mes'hul khufejni ue hadhi ba'du EmptyПон 15 Фед 2016, 11:52 pm by Abu Al-Amin

»  шейха доктора / Тарик гураб: Вопросы и ответы о колдовстве и лечения
Mes'hul khufejni ue hadhi ba'du EmptyНед 14 Фед 2016, 7:30 pm by nourna

» abdul fetah
Mes'hul khufejni ue hadhi ba'du EmptyСре 03 Фед 2016, 12:02 am by Abu Al-Amin

» Хадиси на Мухаммед а.с
Mes'hul khufejni ue hadhi ba'du EmptyСре 06 Јан 2016, 7:16 pm by medi

» Аллах нас ни е потребен
Mes'hul khufejni ue hadhi ba'du EmptyСре 02 Дек 2015, 7:26 pm by Muwehhid

Кој е он-лајн?
Севкупно има 13 членови он-лајн :: 0 Регистрирани, 0 Скриени и 13 Гости :: 1 Bot

Никој

Најмногу членови кои го посетиле форумот воеднаш се 321 во Нед 09 Апр 2017, 12:13 am
Барај
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Top posters
Muaz al Islam (1691)
Mes'hul khufejni ue hadhi ba'du Vote_lcapMes'hul khufejni ue hadhi ba'du Voting_barMes'hul khufejni ue hadhi ba'du Vote_rcap 
LAUTKA (1011)
Mes'hul khufejni ue hadhi ba'du Vote_lcapMes'hul khufejni ue hadhi ba'du Voting_barMes'hul khufejni ue hadhi ba'du Vote_rcap 
Muwehhid (937)
Mes'hul khufejni ue hadhi ba'du Vote_lcapMes'hul khufejni ue hadhi ba'du Voting_barMes'hul khufejni ue hadhi ba'du Vote_rcap 
Келиметул-Хакк (594)
Mes'hul khufejni ue hadhi ba'du Vote_lcapMes'hul khufejni ue hadhi ba'du Voting_barMes'hul khufejni ue hadhi ba'du Vote_rcap 
Muslima4Islam (589)
Mes'hul khufejni ue hadhi ba'du Vote_lcapMes'hul khufejni ue hadhi ba'du Voting_barMes'hul khufejni ue hadhi ba'du Vote_rcap 
Abu Al-Amin (479)
Mes'hul khufejni ue hadhi ba'du Vote_lcapMes'hul khufejni ue hadhi ba'du Voting_barMes'hul khufejni ue hadhi ba'du Vote_rcap 
Al-Ghuraba (360)
Mes'hul khufejni ue hadhi ba'du Vote_lcapMes'hul khufejni ue hadhi ba'du Voting_barMes'hul khufejni ue hadhi ba'du Vote_rcap 
Monoteizam (343)
Mes'hul khufejni ue hadhi ba'du Vote_lcapMes'hul khufejni ue hadhi ba'du Voting_barMes'hul khufejni ue hadhi ba'du Vote_rcap 
muharem fazli (323)
Mes'hul khufejni ue hadhi ba'du Vote_lcapMes'hul khufejni ue hadhi ba'du Voting_barMes'hul khufejni ue hadhi ba'du Vote_rcap 
Haqq (253)
Mes'hul khufejni ue hadhi ba'du Vote_lcapMes'hul khufejni ue hadhi ba'du Voting_barMes'hul khufejni ue hadhi ba'du Vote_rcap 

Statistics
Постојат b>1268 регистрирани членови
Најновиот регистриран член е igoralfiosebastian@gmail.

Нашите членови се испратиле точно 8262 мислења in 2387 subjects

You are not connected. Please login or register

Преглед на претходна тема Преглед на наредна тема Go down  Порака [Страна 1 of 1]

1Mes'hul khufejni ue hadhi ba'du Empty Mes'hul khufejni ue hadhi ba'du Пет 05 Aвг 2011, 3:54 pm

muharem fazli


Талиб
Талиб
Mes'hul khufejni ue hadhi ba'du":
(Hadithet për dhënien mes'h mbi meste)
Marrë nga libri me titull "Buhuthun ue Fetaua fil Mes'hi alel Khufejn",autori: Muhamed bin Salih el Uthejmin
بسم الله الرحمن الرحيم
Bismil-lahir-Rahmanir-Rahim
Na ka treguar Amr b.Aliu,këtij Abdu-l-Vehhabi,ky ka dëgjuar nga Jahja b.Se’idi, këtë e ka lajmëruar Sa’d b.Ibrahimi,ky nga Nafi’ b.Xhubejr b.Mut’imi,ky nga Urve b.Mugire b. Shu’be,i cili transmeton nga Mugire b.Shu’be,i cili ka udhëtuar së bashku me Pejgamberin s.a.v.s.Gjatë udhëtimit,Pejgamberi s.a.v.s.është kthyer në një anë ta kryej nevojën. Mugirja,më pastaj i shtiu ujë për abdest.Ai mori abdest duke larë fytyrën dhe duart.Kokës i dha mes-h (e fshiu me dorë të lagët),e ashtu u dha mes-h edhe mesteve. Sahih´ul´Buhari 1 Hadithi nm.182

Na ka treguar Esbeg b.Ferexh el-Misriu,duke transmetuar nga Ibën Vehbi,këtij Amri,këtij Ebu Nadri,ky nga Ebu Seleme b.Abdurrahmani,ky nga Abdullah b.Omeri, ky nga Sa’d b.Ebu Vekkasi,i cili tregon Pejgamberi s.a. v.s.,i ka fshirë mestet me dorë të lagur (u ka bërë mes-h).Abdullah b.Omeri e ka pyetur Omerin lidhur me këtë.Ai është përgjigjur:
"Po,sepse,kur Sa’di të transmeton diçka nga Pejgamberi s.a.v.s.,atëherë, për atë çështje mos pyet tjetër."
Edhe Musa b.Ukbe ka thënë:"Më ka njoftuar Ebu Nadri,këtë Ebu Seleme,se rastin e sipërshënuar ia ka treguar Sa’di,duke thënë se Omeri,gjithashtu,ia ka treguar Abdullahut." Sahih´ul´Buhari 1 Hadithi nm.202

Në librin el Muhala (të Ibn Hazmit), vëll.2,fq.100,thuhet:
"Lejohet mes'hu mbi mesten e grisur edhe nëse shfaqet shumica e këmbës,për sa kohë që një pjesë e mestes qëndron në këmbë,si dhe është transmetuar nga Sufjan eth-Theuri se ka thënë:"I jepet mes'h përderisa quhet meste".

Na ka treguar Amr b.Halid el-Haraniu,këtij ia ka transmetuar Lejthi,këtij Jahja b. Se’idi,këtij Sa’d Ibra himi,ky nga Nafi’ b.Xhubejri,ky nga Urve b.Mugire,e ky nga babai i vet,Mugire b.Shu’be r.a.,i cili transmeton se Pejgamberi s.a.v.s.,ka dalur për të kryer nevojën,kurse Mugirja e ka përcjellur duke mbajtur një enë të vogël prej lëkure me ujë. Kur Pejgamberi s.a.v.s.e kreu nevojën,Mugirja i qiti ujë dhe ai mori abdest.Mestet ndërkaq,i fshiu me dorë të lagur (iu dha mes-h).
Sahih´ ul ´Buhari 1 Hadithi nm.203

Në librin el Mexhmu,vëll.2,fq.486,ka transmetuar Ibnul Mundhiri lejimin e dhënies mes'h mbi meste nga nëntë sahabe dhe tha:"Kanë përmendur dijetarët e medhhebit tonë se Umeri dhe Aliu radijallahu anhuma e lejonin dhënien mes'h edhe nëse mestja është e hollë. Po ashtu kjo fjalë transmetohet nga Ebu Jusufi,Muhamed (Ibn Hasen),Is'hak (Ibn Rahujeh) dhe Daud (edh-Dhahirij)".

Na ka treguar Ebu Nu’ajmi,këtij Shejbani,ky nga Ebu Seleme,ky nga Xha’fer b.Amr b. Umejje ed-Damriu,e këtë e ka njoftuar babai i vet se Pejgamberi s.a.v.s.i ka fshirë mestet (mbathjen) me dorë të lagur. Hadithin e sipërshënuar e transmeton edhe Harb b.Sheddadi dhe Ebani,e ky nga Jahjai. Sahih´ ul ´Buhari 1 Hadithi nm.204

Në librin Xheuahirul Iklil Sher-h Mukhtesar el Khalil,vëll.1 fq.24,thuhet:
"el Xheurab është veshja të cilën e përdor personi në formë të mestes,e prodhuar nga pambuku apo leshi,e cila njihet tek banorët e Egjiptit me emrin çorape (shurab)".

Na ka treguar Abdani,këtij Abdullahu,këtij Evzaiu,ky nga Jahjai,ky nga Ebu Seleme,
ky nga Xha’fer b. Amri,e ky nga babai i vet,i cili ka thënë:"E kam parë Pejgamberin
s.a.v.s. kur i jepte mes-h sarrëkut dhe mesteve të veta."Ma’meri pajtohet me Evzaiun,duke e transmetuar këtë rast nga Jahjai,ky nga Ebu Seleme,e ky nga Amri,i cili thotë: "E kam parë Pejgamberin s.a.v.s......" Sahih´ ul ´Buhari 1 Hadithi nm.205

➪ Mes'hi mbi meste ka katër kushte.
Marrë nga broshura me titull "Buhuthun ue Fetaua fil Mes'hi alel Khufejn",autori: Muhamed bin Salih el Uthejmin
Kushti i parë: T’i ketë veshur duke qenë me abdes.
➥ Argumenti i këtij kushti është fjala e Pejgamberit,salallahu alejhi ue selem;
Na ka treguar Ebu Nu’ajmi,këtij Zekerijai,ky nga Amri,ky nga Urve b.Mugire,ky nga babai i vet,i cili ka treguar:"Kam qenë me Pejgamberin s.a.v.s. në një ekspeditë.Desha që t’ia heq mestet,por ai më tha:‘Lëri,sepse i kam veshur me këmbë të pastra (me abdest)!’Dhe vetëm i përshkoi me duar të lagura (u dha mes-h)."
Sahih´ ul ´Buhari 1 Hadithi nm.206 Muslimi (274/79, 80),

〇〉Kushti i dytë:
Të jenë mestet apo çorapet të pastra,sepse nëse janë të pista nuk lejohet t'u jepet mes'h.
➥ Argumenti i këtij kushti është se Pejgamberi,salallahu alejhi ue selem,po falej një ditë me shokët e tij dhe kishte të veshura nallet e tij,të cilat i hoqi gjatë namazit.Pasi mbaroi namazin i lajmëroi sahabet se i erdhi Xhibrili a.s.dhe e lajmëroi që në nallet e tij kishte papastërti. (Transmeton Ebu Daudi nr.650)
Ky hadith tregon që nuk lejohet të falet namazi me diçka në të cilën ka papastërti. Nëse do i japë mes'h me dorë të lagur papastërtisë (që gjendet në meste),do i ngjitet ajo personit,kështu që mes'hi në këtë rast nuk mund të jetë pastrues.
〇〉Kushti i tretë:
Të jetë mes'hi në papastërtinë e vogël dhe jo në xhunubllëk,apo çfarë e bën të detyrueshme guslin.➥ Argumenti i këtij kushti është hadithi i Safuan bin Asal,i cili tha:
"Pejgamberi,s.a.v.s.,na ka urdhëruar që kur të jemi në udhëtim mos t'i heqim mestet tona për shkak të urinës,jashtëqitjes,apo gjumit tri ditë e netë,përveç nëse ndodh xhunubllëk".
(Transmeton Tirmidhiu nr.96,Nesai nr.127,Ibn Maxheh nr.478).
Pra,mes'hi jepet në papastërtinë e vogël dhe nuk lejohet t'i jepet mes'h në papastërtinë e madhe,siç dëshmon hadithi i lartpërmendur.
〇〉Kushti i katërt:
Të jetë mes'hi gjatë kohës së caktuar me sheriat,kohë e cila është një ditë-natë për mukimin dhe tre ditë e netë për musafirin.
➥ Argument për këtë kusht është hadithi të cilin e transmeton Ali bin Ebi Talib,i cili tha:"Pejgamberi, s.a.v.s.,i ka caktuar mukimit një ditë-natë kurse musafirit tre ditë e netë,dmth në mes'hin mbi meste". (Transmeton Muslimi nr.276)

Ibn el-Kajjim Allahu e mëshiroftë,në Zaad el-Me´ad (1/199), ka thënë:
"Ai nuk ka nevojë të bëjë më tepër sesa është e nevojshme në bazë të gjendjes së
këmbëve të tija.Nëse ka të mbathura khufufet ai duhet t´u japë mes´h atyre dhe të mos i heqë,ndërsa nëse këmbët i ka të zbathura ai duhet t´i lajë ato dhe nuk duhet t´i mbathë çorapët me qëllim që t´u japë mes'h atyre.Ky është mendimi më i saktë sa i përket çështjes se,a është më i mirë mes´hi apo larja.Ky është mendimi i Sheikhut tonë (Sheikh el-Islam Ibn Tejjmijeh)."
Nuk lejohet t'i japë mes'h nëse pastërtia është pastërti tejemumi,sepse Pejgamberi, s.a.v.s.,tha:"Unë i kam veshur duke i pasur këmbët e pastra (duke qenë me abdes)",dhe pastërtia e tejemumit nuk ka të bëjë me këmbët por vetëm me fytyrën dhe duart.Nëse një person nuk ka ujë ose është i sëmurë që nuk përdor dot ujin për abdes,i lejohet t'i veshë mestet edhe po nuk qe i pastër,dhe i mban të veshura pa kohë të përcaktuar derisa të gjejë ujë apo derisa të shërohet nga sëmundja e tij, sepse këmba nuk ka lidhje me pastërtinë e tejemumit.

Pyetja: Shohim disa persona që i japin mes'h pjesës së poshtme së mes'hit dhe pjesës së sipërme,çfarë gjykimi ka ky mes'h që ata bëjnë dhe çfarë gjykimi ka
namazi i tyre?
Përgjigje: Namazi i tyre është i saktë dhe abdesi i tyre është i saktë,por duhet t'u tërhiqet vërejtja se mes'hi i pjesës së poshtme nuk është nga sunneti. Transmetohet në librat e Sunetit se Ali bin Ebi Talib ka thënë:"Sikur të ishte feja me llogjikë,do ishte pjesa e poshtme e mestes më parësore për t'i dhënë mes'h sesa pjesa e sipërme.E kam parë Pejgamberin,salallahu alejhi ue selem,duke i dhënë mes'h pjesës së sipërme të mesteve të tij". Ky hadith tregon se është e ligjëruar t'i jepet mes'h vetëm pjesës së sipërme.(Ebu Daud nr.162 dhe 164)

Pyetja: A është detyrë nijeti,dmth:nëse do të veshë meste apo çorape,a duhet të bëjë nijet që do u japë mes'h? A duhet ta bëjë nijet që do u japë mes'h si mukim apo si udhëtar,apo nijeti nuk është detyrë?
Përgjigje: Nijeti nuk është detyrë në këtë çështje,sepse gjykimi është i lidhur me ekzistencën e mes'hit pa pasur nevojë për nijet.Kjo është njësoj si veshja e rrobës për të cilën nuk është kusht ta bësh nijet për të mbuluar auretin në namaz,pra nuk është kusht që kur t'i veshë mestet ta bëjë nijet për t'iu dhënë mes'h.Po ashtu nuk është kusht nijeti i përcaktimit të kohës gjatë së cilës do i japë mes'h.Nëse është musafir ka të drejtën e mes'h tre ditë e netë,e bëri apo nuk e bëri nijet,ndërsa nëse është mukim ka të drejtën e mes'hit një ditë-natë,e bëri apo nuk e bëri nijet.

Pyetja: Sa është largësia e udhëtimit apo cili është udhëtimi në të cilin lejohet mes'hi tre ditë e netë?
Përgjigje: Ai udhëtim në të cilin lejohet ta shkurtosh namazin është i njëjti udhëtim në të cilin lejohet mes'hi tre ditë e netë,sepse në hadithin e Safuan bin Asal,që e përmendëm më parë,thuhet:"Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem,na ka urdhëruar që kur të jemi në udhëtim...",pra përsa kohë që njeriu konsiderohet udhëtar dhe shkurton namazin,i lejohet t'i japë mes'h tre ditë e netë.

Pyetja: Nëse një person nuk e mban mend mirë kur ka filluar koha e mes'hit,çfarë të bëjë? Përgjigje: Në këtë rast do ecë me atë çfarë është i sigurt në të.Psh:nuk është i sigurt a i ka dhënë mes'h për herë të parë në namaz të drekës apo të ikindisë.Në këtë rast e konsideron fillimin e mes'hit nga namazi i ikindisë,sepse origjina është që nuk i ka dhënë mes'h.
➥ Argumenti i kësaj origjine që përmendëm është rregulli: çdo gjë ngelet në atë gjykim që kishte më parë derisa të vërtetohet diçka tjetër.Origjina është mosekzistenca,sepse kur një person u ankua tek Pejgamberi,s.a.v.s., se atij i dukej sikur nxirrte gazra në namaz,ai,salallahu alejhi ue selem,tha: "Mos ta ndërpresë namazin derisa të dëgjojë zhurmë apo të ndjejë erë". (Transmeton Buhari nr.137 dhe Muslimi nr.361)

Pyetje: Nëse personi i heq çorapet duke qenë me abdes e pastaj i vesh përsëri pa u prishur abdesi,a i lejohet t'i japë mes'h?
Përgjigje: Nëse i heq çorapet e pastaj i vesh përsëri duke qenë me abdesin e tij të parë (abdes në të cilin i ka larë këmbët) nuk ka problem që t'i veshë mestet dhe t'i japë mes'h.Ndërsa nëse u ka dhënë mes'h çorapeve dhe i heq,nuk lejohet që t'i veshë dhe t'u japë mes'h,sepse veshja e mesteve duhet të bëhet duke qenë i pastër me pastërti ujore (pra me abdes në të cilin i ka larë këmbët).

Pyetje: Pra nuk mund të themi që heqja e mesteve e prish mes'hin?
Përgjigje: Nëse e heq mesten nuk i prishet abdesi por i prishet mes'hi, kështu që nëse i vesh mestet përsëri dhe i prishet abdesi,duhet patjetër t'i heqë mestet dhe të marrë abdes duke larë këmbët.Praështë e rëndësishme të dihet se duhet të vishen mestet me abdes, në të cilin i ka larë këmbët.Kjo është që dimë nga dijetarët.

Pyetja 13: Shpeshherë njerëzit pyesin:
Cila është mënyra e saktë e dhënies mes'h dhe vendi të cilit i jepet mes'h?
Përgjigje: Mënyra e dhënies mes'h është të kalojë dorën e tij të lagur që nga majat e gishtërinjve të këmbës e deri aty ku fillon kërciri.Vetëm kaq.Pra vendi të cilit i jepet mes'h është pjesa e sipërme e mestes,duke e kaluar dorën nga majat e gishtërinjve të këmbës deri aty ku fillon kërciri.Mes'hi bëhet me të dyja duart mbi të dyja këmbët,pra me dorën e djathtë i jep mes'h këmbës së djathtë dhe me dorën e majtë i jep mes'h këmbës së majtë.I jep mes'h me të dyja duart njëkohësisht,ashtu siç bën me veshët.Kjo është që kuptohet nga Suneti në pamje të jashtme,siç tha Mugirah bin Shubeh:"Dhe u dha mes'h të dyjave.Pra nuk tha:
Filloi me të djathtën,por tha:U dha mes'h të dyjave.Kjo është që kuptohet nga hadithi. Po,nëse dikujt nuk i funksionon njëra dorë,i jep mes'h me dorën tjetër të dy këmbëve,duke filluar me të djathtën dhe pastaj të majtën.
Shumë njerëz i japin mes'h të djathtës duke përdorur të dyja duart dhe po ashtu të majtës me të dyja duart.Me aq sa di unë,kjo është diçka pabazë sepse dijetarët thonë:I jep mes'h me dorën e djathtë këm- bës së djathtë dhe me dorën e majtë këmbës së majtë.

Pyetja:A janë të vlefshme dispozitat e mes'hit për gratë ashtu siç janë për burrat?
A ka dallim mes në këtë gjë?
Përgjigje: Nuk ka asnjëlloj dallimi mes burrave dhe grave në këtë gjë.
Duhet ta keni gjithmonë parasysh një rregull (parim bazë) i cili thotë:
Origjina është që çdo gjykim që vërtetohet për burrat është i njëjtë edhe për gratë.
Po ashtu dhe e kundërta,përveçse në ato gjëra ku ka argument që e dallon njërën palë nga tjetra me gjykim të veçantë.

Pyetja: Çfarë gjykimi ka nëse heq çorapen apo një pjesë të tij për të kruar këmbën apo për të hequr diçka si psh gur,etj?
Përgjigje: Nëse e fut dorën nën çorape nuk ka problem,ndërsa nëse e heq duhet të shohim: nëse e heq një pjesë të vogël nuk prish punë,ama nëse heq një pjesë të madhe të mes'hit,në mënyrë të atillë që e shfaq shumicën e këmbës,kjo e prish mes'hin.

➪ Mes'hi mbi imameh (sarëkun - çallmën)
Pyetja: A lejohet mes'hi mbi amaim (shumësi i fjalës imameh/çallmë)?
Çfarë kushtesh ka për këtë?
Cila është forma e imames?
Përgjigje: Dhënia mes'h mbi imameh është ndër gjërat të cilat janë transmetuar në sunetin e Pejgamberit,salallahu alejhi ue selem.Pra lejohet t'i jepet mes'h.I jepet mes'h të gjithës ose pjesës më të madhe të saj.Gjithashtu nga suneti është që së bashku me imamen t'i japë mes'h asaj pjese të kokës që ka ngelur pa mbuluar,si psh balluket ose pjesa anësore e kokës dhe veshët. (Siç transmetohet në Buhari nr. 205 dhe Muslim nr.274).

Pyetja: A ka të njëjtin gjykim shimagu (shamia e kokës që përdorin Arabët)
dhe khimari (mbulesa e kokës së gruas)?
Përgjigje: Përsa i përket shimagut dhe takijes,këto nuk marrin gjykimin e imames në mënyrë absolute.
Ndërsa kapuçi që vishet dimrit,i cili e mbulon të gjithë kokën së bashku me veshët dhe që mund ta ketë pjesën e poshtme që mbështillet rreth qafës,ky është njësoj si imameh sepse ka vështirësi në heqjen e tij, prandaj i lejohet t'i japë mes'h.
Përsa i përket grave,sipas medhhebit të imam Ahmedit (në fjalën më të njohur nga ai),lejohet t'i japin mes'h mbi khimar nëse është i mbështjellur nën fyt,sepse kjo është trans- metuar nga disa gra të sahabëve,Allahu qoftë i kënaqur me to.

➪ Ligjshmëria e mes'hit në Sunnet
Është transmetuar sunneti në këtë çështje muteuatiran (sh.p:në rrugë të shumta transmetimi,të pakundërshtueshme) nga Pejgamberi,salallahu alejhi ue selem.
Imam Ahmedi thotë:
"Nuk ka në zemrën time asnjëlloj dyshimi apo sikleti në lidhje me mes'hin. Janë transmetuar 40 transmetime nga i Dërguari i Allahut dhe sahabet e tij".
"Ue mes'hul khufejni ue hadhi ba'du": Si dhe hadithet për dhënien mes'h mbi meste.
Këto që përmendëm janë vetëm disa shembuj nga çështjet në të cilat hadithet janë muteuatirah.)
Ky pra ishte argumenti i ligjshmërisë së mes'hit nga Kurani dhe Suneti.
Shejh Ibn Uthejmin.

Преглед на претходна тема Преглед на наредна тема Вратете се на почетокот  Порака [Страна 1 of 1]

Permissions in this forum:
Не можете да одговарате на темите во форумот