Ес селаму алејкум ве рахметуАллах ве Берекетуху и добре дојдовте на www.ahlu-sunnah.org.

За да се окористите од сите функции на форум, ве молиме да се регистрирате или со вашето корисничко име логирате.


Join the forum, it's quick and easy

Ес селаму алејкум ве рахметуАллах ве Берекетуху и добре дојдовте на www.ahlu-sunnah.org.

За да се окористите од сите функции на форум, ве молиме да се регистрирате или со вашето корисничко име логирате.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Latest topics
» Alisan
Pala e ndihmuar Ehlus Sunneh uel Xhemah EmptyПет 24 Апр 2020, 2:43 am by Muaz al Islam

» Намазот не е исправен (валиден) зад оној кој што ги оправдува..
Pala e ndihmuar Ehlus Sunneh uel Xhemah EmptyСаб 18 Јун 2016, 4:40 am by muwehid

» Салават на Пратеникот Мухаммед (а.с.)
Pala e ndihmuar Ehlus Sunneh uel Xhemah EmptyСаб 18 Јун 2016, 4:18 am by muwehid

» Менсур ал-Салими- "Спомнувајте Ме а и Јас ќе ве спомнувам (Ел-Бекара, 152)"
Pala e ndihmuar Ehlus Sunneh uel Xhemah EmptyПон 13 Јун 2016, 9:32 pm by Muwehhid

» Кога ќе сватеме???
Pala e ndihmuar Ehlus Sunneh uel Xhemah EmptyНед 12 Јун 2016, 9:34 pm by Muwehhid

» Ја сменија верата, но ја нарекуваат "ислам"
Pala e ndihmuar Ehlus Sunneh uel Xhemah EmptyСаб 11 Јун 2016, 8:51 pm by Muwehhid

» Дали е дозволено мевлуд?
Pala e ndihmuar Ehlus Sunneh uel Xhemah EmptyСре 27 Апр 2016, 11:09 am by Abu Al-Amin

» Шејх Сулејман ибн Насир ел-Улван за техакум
Pala e ndihmuar Ehlus Sunneh uel Xhemah EmptyВто 08 Мар 2016, 12:26 am by Haqq

» Бајрам
Pala e ndihmuar Ehlus Sunneh uel Xhemah EmptyНед 06 Мар 2016, 2:36 pm by Haqq

» Реката на трпението и нејзините притоки
Pala e ndihmuar Ehlus Sunneh uel Xhemah EmptyПет 04 Мар 2016, 7:48 pm by hidzab

» Pozdrav
Pala e ndihmuar Ehlus Sunneh uel Xhemah EmptyПон 15 Фед 2016, 11:52 pm by Abu Al-Amin

»  шейха доктора / Тарик гураб: Вопросы и ответы о колдовстве и лечения
Pala e ndihmuar Ehlus Sunneh uel Xhemah EmptyНед 14 Фед 2016, 7:30 pm by nourna

» abdul fetah
Pala e ndihmuar Ehlus Sunneh uel Xhemah EmptyСре 03 Фед 2016, 12:02 am by Abu Al-Amin

» Хадиси на Мухаммед а.с
Pala e ndihmuar Ehlus Sunneh uel Xhemah EmptyСре 06 Јан 2016, 7:16 pm by medi

» Аллах нас ни е потребен
Pala e ndihmuar Ehlus Sunneh uel Xhemah EmptyСре 02 Дек 2015, 7:26 pm by Muwehhid

Кој е он-лајн?
Севкупно има 12 членови он-лајн :: 0 Регистрирани, 0 Скриени и 12 Гости :: 1 Bot

Никој

Најмногу членови кои го посетиле форумот воеднаш се 321 во Нед 09 Апр 2017, 12:13 am
Барај
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Top posters
Muaz al Islam (1691)
Pala e ndihmuar Ehlus Sunneh uel Xhemah Vote_lcapPala e ndihmuar Ehlus Sunneh uel Xhemah Voting_barPala e ndihmuar Ehlus Sunneh uel Xhemah Vote_rcap 
LAUTKA (1011)
Pala e ndihmuar Ehlus Sunneh uel Xhemah Vote_lcapPala e ndihmuar Ehlus Sunneh uel Xhemah Voting_barPala e ndihmuar Ehlus Sunneh uel Xhemah Vote_rcap 
Muwehhid (937)
Pala e ndihmuar Ehlus Sunneh uel Xhemah Vote_lcapPala e ndihmuar Ehlus Sunneh uel Xhemah Voting_barPala e ndihmuar Ehlus Sunneh uel Xhemah Vote_rcap 
Келиметул-Хакк (594)
Pala e ndihmuar Ehlus Sunneh uel Xhemah Vote_lcapPala e ndihmuar Ehlus Sunneh uel Xhemah Voting_barPala e ndihmuar Ehlus Sunneh uel Xhemah Vote_rcap 
Muslima4Islam (589)
Pala e ndihmuar Ehlus Sunneh uel Xhemah Vote_lcapPala e ndihmuar Ehlus Sunneh uel Xhemah Voting_barPala e ndihmuar Ehlus Sunneh uel Xhemah Vote_rcap 
Abu Al-Amin (479)
Pala e ndihmuar Ehlus Sunneh uel Xhemah Vote_lcapPala e ndihmuar Ehlus Sunneh uel Xhemah Voting_barPala e ndihmuar Ehlus Sunneh uel Xhemah Vote_rcap 
Al-Ghuraba (360)
Pala e ndihmuar Ehlus Sunneh uel Xhemah Vote_lcapPala e ndihmuar Ehlus Sunneh uel Xhemah Voting_barPala e ndihmuar Ehlus Sunneh uel Xhemah Vote_rcap 
Monoteizam (343)
Pala e ndihmuar Ehlus Sunneh uel Xhemah Vote_lcapPala e ndihmuar Ehlus Sunneh uel Xhemah Voting_barPala e ndihmuar Ehlus Sunneh uel Xhemah Vote_rcap 
muharem fazli (323)
Pala e ndihmuar Ehlus Sunneh uel Xhemah Vote_lcapPala e ndihmuar Ehlus Sunneh uel Xhemah Voting_barPala e ndihmuar Ehlus Sunneh uel Xhemah Vote_rcap 
Haqq (253)
Pala e ndihmuar Ehlus Sunneh uel Xhemah Vote_lcapPala e ndihmuar Ehlus Sunneh uel Xhemah Voting_barPala e ndihmuar Ehlus Sunneh uel Xhemah Vote_rcap 

Statistics
Постојат b>1268 регистрирани членови
Најновиот регистриран член е igoralfiosebastian@gmail.

Нашите членови се испратиле точно 8262 мислења in 2387 subjects

You are not connected. Please login or register

Преглед на претходна тема Преглед на наредна тема Go down  Порака [Страна 1 of 1]

1Pala e ndihmuar Ehlus Sunneh uel Xhemah Empty Pala e ndihmuar Ehlus Sunneh uel Xhemah Пет 26 Aвг 2011, 12:25 pm

muharem fazli


Талиб
Талиб
Disa prej bazave të akides së pasuesve të Sunetit dhe Xhematit

Shejh Salih bin Feuzan el Feuzani


بسم الله الرحمن الرحيم
Bismil-lahir-Rahmanir-Rahim



[size=12]

Parathënie

Falënderimet i takojnë vetëm Allahut,Zotit të gjithësisë,i Cili na udhëzoi në islam-“Ne nuk do të ishim udhëzuar,sikur të mos na udhëzonte Allahu.” {El Araf,43}

Lusim Allahun e Lartësuar që të na bëjë të qëndrueshëm në të (islam) deri në vdekje,ashtu siç ka thënë i Madhëruari:“O besimtarë!Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe mos vdisni vetëm se duke qenë muslimanë!” {Al Imran,102}

Si dhe të mos na i shmangë zemrat tona pasi na udhëzoi-“O Zoti ynë!Mos lejo që zemrat tona të shmangen(nga e vërteta)pasi na ke udhëzuar në rrugën e drejtë.” {Al Imran,8}

Paqja dhe bekimet qofshin mbi Profetin tonë,shembullin dhe të dashurin tonë, Muhamedin, të Dërguarin e Allahut,të cilin e dërgoi si mëshirë për të gjithë krijesat.Allahu qoftë i kënaqur me shokët e tij besnikë e të pastër prej muh-axhirëve dhe ensarëve si dhe mbi ata që i pasojnë ata ashtu siç duhet,derisa dita të ndjekë natën.



E më pas…

Këto janë disa fjalë të përmbledhura në lidhje me sqarimin e akides së pasuesve të Sunetit dhe Xhematit.Arsyeja e cila më shtyu për shkrimin e saj është ajo në të cilën po jeton populli islam sot prej përçarjes dhe kundërshtimeve,që pasqyrohen në grupe të shumta,ku secili prej tyre fton në grupin ku bën pjesë dhe shpreh fjalët më të mira për xhematin e vet ku ai aderon.Muslimani që nuk ka dije,është në mëdyshje se kë duhet të pasojë. Jobesimtari i cili dëshiron të bëhet musliman,nuk e di se cili është islami i vërtetë për të cilin ai ka lexuar apo dëgjuar,për atë islam i cili udhëzon në Kuranin dhe në Sunetin e Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), atë islam që u pasqyrua në jetën e sahabëve të ndershëm dhe e pasuan atë brezat më të mirë.

Për këtë arsye,e kemi detyrë që ta njohim mirë këtë grup të begatë,i cili pasqyron islamin e saktë-Allahu na bëftë prej tyre!-,ta njohë atë kush dëshiron ta mësojë islamin e saktë si dhe ndjekësit e tij të vërtetë,ta pasojë atë dhe të kapet pas saj kush dëshiron që të futet në islam prej jobesimtarëve. (1)

Emrat e Grupit të Shpëtuar dhe Palës së Ndihmuar (2)



Grupi i Shpëtuar Meqë ky grup është grupi i pastër/i pacenuar prej humbjes,del si detyrë njohja e emrave dhe shenjave të tij, në mënyrë që të pasohet.

(Ky grup)ka emra madhështorë me anë të të cilëve dallohet nga të gjithë grupet tjera.Prej emrave dhe shenjave më të rëndësishme është se ai është Grupi i Shpëtuar,Pala e Ndihmuar si dhe Pasuesit e Sunetit dhe Xhematit,kuptimet e të cilave do i shpjegojmë më poshtë.

D.m.th. i shpëtuar prej zjarrit,saqë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e ka përjashtuar atë, kur përmendi grupet, duke thënë:

“Të gjitha janë në zjarr, përveç njërës.”3

_______________________________



(1) Shënim: Fjalët në fusnotat nuk janë nga shejhu.



(2) Shejh Salih el Feuzani (Allahu e ruajt!) është pyetur:

”Ka disa që bëjnë ndarje ndërmjet Palës së Ndihmuar Grupit të Shpëtuar.A është saktë kjo ndarje? Nëse është kështu,atëherë kush është Pala e Ndihmuar dhe kush Grupi i Shpëtuar?”



Shejhu u përgjigj: "Të tillë njerëz dëshirojnë që të ndajnë ndërmjet çdo gjëje.Dëshirojnë që të fusin përçarje ndërmjet muslimanëve. Madje,edhe ndërmjet cilësive të muslimanëve dëshirojnë të bëjnë dallim, dhe kjo fjalë (ndarje) nuk është e saktë. Pala e Ndihmuar janë po ashtu Grupi i shpëtuar (dhe Allahut i takon falënderimi).Dhe nuk ka për të qenë e ndihmuar vetëm nëse është e shpëtuar dhe nuk ka për të qenë e shpëtuar vetëm nëse është e ndihmuar.Ato të dyja janë dy cilësi të pandara të së njëjtës gjë.Këtë lloj ndarje ose e bën ndonjë injorant,ose dikush i cili dëshiron të fusë dyshime tek të rinjtë muslimanë në lidhje me Palën e Ndihmuar e të Shpëtuar"{"El Exhuibetu el mufidetu an esileti el menahixhi el xhedideti"}



Gjithashtu shejh El Feuzani (Allahu e ruajt!) është pyetur:

”A ka dallim ndërmjet Grupit të Shpëtuar e Palës së Ndihmuar?”

Shejhu (Allahu e ruajt!) u përgjigj: "Kurrsesi, Grupi i Shpëtuar është ai i Ndihmuari.Nuk ka për të qenë i shpëtuar vetëm nëse është i ndihmuar dhe nuk ka për të qenë i ndihmuar vetëm nëse është i shpëtuar.Këto janë cilësitë e tyre: Ehlus Sunneh uel Xhemah,Grupi i shpëtuar Pala e Ndihmuar. Kush dëshiron që të përçajë ndërmjet këtyre cilësive dhe t'ia vendosë disa një pale dhe disa palës tjetër, ai dëshiron që të përçajë Ehlus Sunneh uel Xhemah duke i bërë disa Grupi i Shpëtuar dhe disa Pala e Ndihmuar.Porse ky është gabim,sepse ata janë një xhemat i vetëm.Dhe në të për-mblidhen të gjitha cilësitë e plota dhe të lavdëruara,që janë: Ehlus Sunneh uel Xhemah,ata janë Grupi Shpëtuar,ata janë Pala e Ndihmuar,ata janë që mbesin në të vërtetën,deri në Ditën e Kiametit dhe ata janë El Gurabau/ Të Huajt në kohën e fundit."

{Shkëputur nga "Muhadaratun fil akideh ued dauah"}



(3) Transmeton Ebu Daudi 4597, Ahmedi 4/102 dhe Ed Deramiu 2518.



Vazhdon;

2Pala e ndihmuar Ehlus Sunneh uel Xhemah Empty Taif-ul-Mensure (Pala e ndihmuar) Пет 26 Aвг 2011, 12:51 pm

muharem fazli


Талиб
Талиб

Ata janë të kapur pas Kuranit,Sunetit të Dërguarit të Tij dhe pas asaj në të cilën kanë qenë të parët prej muhaxhirëve dhe ensarëve,për të cilën i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:

“Ata janë në atë që jam unë sot dhe shokët e mi.” {Et Trimidhiu në “El Ijman” 2641}



Pasuesit e saj janë Ehlus Suneh uel Xhemah. Ata dallohen me dy veçori madhështore: a) Janë të kapur pas Sunetit të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), derisa pasuesit e këtij u bënë të kundërt nga të gjitha grupet tjera që janë të kapur pas mendimeve,epsheve,tekave si dhe fjalëve të liderëve të grupit.Ato (grupet) nuk i atribuohen Sunetit,por i atribuohen bidatit dhe devijimit,ashtu si Kaderitë dhe Murxhiat,apo prijësve të tyre sikurse Xhehmitë,apo ata i atribuohen veprave të tyre të shëmtuara sikurse janë Rafidat dhe Havarixhët

b) Ata janë pasuesit e xhematit që bashkohen në të vërtetën dhe ndalojnë nga përçarja, duke bërë të kundërtën e asaj që bëjnë grupet tjera, të cilat nuk bashkohen në të vërtetën, por pasojnë dëshirat e tyre dhe nuk i bashkon ata e vërteta.



Ata janë Pala e Ndihmuar, deri në Ditën e Kiametit.

Kjo,për shkak se ata e ndihmojnë fenë e Allahut dhe Allahu i ndihmon ata, ashtu siç ka thënë Allahu i Madhëruar:Nëse ju e ndihmoni Allahun (çështjen e Tij), atëherë edhe Ai ju ndihmon juve.” {Muhamed,7}

Për këtë shkak, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:

“Nuk i dëmton ata kush i braktis dhe as kush i kundërshton ata,derisa të vijë urdhri i Allahut dhe ata janë në këtë gjendje.”

{Buhariu 3442, Muslimi në “El Imarah” 1037 dhe Ahmedi 4/93}



Bazat e Pasuesve të Sunetit dhe Xhematit

Pasuesit e Sunetit dhe Xhematit ecin në baza të qëndrueshme dhe të qarta në besim,në punë dhe në sjellje.Këto baza madhështore janë marrë nga Kurani, Suneti i të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!)dhe në atë në të cilën kanë qenë të parët e këtij populli (selef-us-salihin) prej sahabëve,tabi’inëve dhe ata që i pasuan në të mirë. Këto baza përmblidhen si më poshtë.Baza e parë Besimi në Allahun,në engjëjt e Tij, në Librat e Tij,në të Dërguarit e Tij,në Ditën e Fundit si dhe besimi në kader,qoftë për mirë apo për keq.



1) Besimi në Allahun

Ai është pranimi/pohimi në rububijen e Tij (zotërimin e Allahut) dhe në uluhijen e Tij (se Ai është i vetmi i Cili meriton të adhurohet me të drejtë).D.m.th.pranimi/pohimi i të tre llojeve të teuhidit,besimi në to si dhe të punuarit me to.E ato janë: teuhidi er rrububijeh,teuhidi el uluhijeh dhe teuhidi el esmau ue sifat.

Teuhidi er rrububijeh. D.m.th. njësimi i Allahut në veprat e Tij,çka përmbledh krijimin, furnizimin,se Ai është i cili jep jetën dhe vdekjen,dhe se Ai është Zoti i çdo gjëje dhe Sunduesi i saj.

Teuhidi el uluhijeh.D.m.th. të veçuarit e Allahut me adhurim.Këtu përmblidhen ato vepra me të cilat robërit afrohen tek Ai,nëse janë prej gjërave që Allahu ka ligjëruar,si p.sh.: lutja, frika,shpresa,dashuria,të bërit kurban,zotimi, kërkimi i ndihmës,kërkimi i mbrojtjes,namazi, agjërimi,haxhi, të shpenzuarit për në rrugën e Allahut dhe çdo gjë të cilën Allahu e ka ligjë-ruar dhe për të cilën ka urdhëruar si dhe të mos shoqërohet bashkë me Allahun ndonjë gjë tjetër në to,as engjëll,as profet,as prej të dashurve të Tij dhe asgjë tjetër.

Teuhidi el esmau ve sifat (4)

Allahut qofshin mbi të!)ka dëshmuar për të prej emrave dhe cilësive si dhe zhveshja e Allahut nga ajo që Ai ka larguar prej vetes së Tij apo i Dërguari i Tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) prej të metave dhe gabimeve,pa përngjasim,pa shëmbëllim,pa i refuzuar dhe pa i keqinterpretuar,ashtu siç ka thënë i Madhëruari:

Asgjë nuk i shëmbëllen Atij.” {Esh Shuara, 11}

“Allahut i përkasin emrat më të bukur,andaj thirreni Atë (lutjuni Atij) me to.” {El Araf, 180}



2) Besimi në engjëjt

D.m.th. besimi në ekzistencën e tyre dhe se ata janë krijesa prej krijesave të Allahut,të cilat Ai i ka krijuar prej drite.Allahu i ka krijuar ato që ta adhurojnë Atë si dhe të zbatojnë urdhrat e Tij në gjithësi,ashtu siç na njofton Allahu i Madhëruar:

“Jo, ata (engjëjt) janë robër të nderuar. Ata nuk flasin para (Fjalës së) Tij dhe veprojnë me Urdhrin e Tij.” {El Enbija, 26-27}

“Cili i ka bërë engjëjt të dërguar me nga dy, me nga tre dhe me nga katër krahë. Ai shton në krijim çfarë të dojë.” {Fatir, 1}

____________________________________

(4) “Prej çdo emri prej emrave të Allahut përfitohet edhe cilësi/es sifah dhe nuk është e thënë që nga çdo cilësi të përfitohet edhe emër.Ndërsa,për sa i përket emrit Natikun/(që përmendet në librin“El Ibaneh es Sugra” të imam Ibën Battah),shejh Aliu në një nga mësimet e tij,duke komentuar këtë libër, thotë: “Pas një kërkimi të gjatë që kam bërë,nuk kam gjetur në Kuran dhe as në Sunet ndonjë gjë në lidhje me këtë emër (Natikun.Pra,është për qëllim ky emër si ndërtim dhe jo si kuptim.). Por,si kuptim ai ekziston, sepse Allahu flet.”

Për më shumë shih argumentet që do vijnë më poshtë në lidhje me këtë.

Vazhdon;






3Pala e ndihmuar Ehlus Sunneh uel Xhemah Empty Pala e ndihmuar Пет 26 Aвг 2011, 1:27 pm

muharem fazli


Талиб
Талиб

Besimi në Librat

D.m.th.besimi në to dhe çfarë ka në to prej udhëzimit e dritës dhe se Allahu ia ka shpallur ato të Dërguarve të Tij për udhëzimin e njerëzimit.Prej Librave më madhështorë janë tre:

Teurati,Inxhili dhe Kurani.E më madhështori prej këtyre të treve është Kurani,i cili është një mrekulli e madhe.Allahu i Madhëruar thotë:

“Thuaj:“Sikur të tuboheshin të gjithë njerëzit dhe xhindet për të hartuar një Kuran të tillë, ata nuk do të mund të hartonin një të ngjashëm me të, madje, edhe sikur ta ndihmonin njëri-tjetrin.” {El Isra, 88} D.m.th.

Pasuesit e Sunetit dhe Xhematit besojnë se Kurani është Fjala e Allahut, i shpallur dhe jo i krijuar,qoftë germat apo kuptimet e tij,duke kundërshtuar kështu Xheh-mijet (5) dhe Mutezilitë,të cilët thonë se i gjithë Kurani është i krijuar (6) germat dhe kuptimet e tij. Si dhe duke kundërshtuar Esharitë e të ngjashmit me ta,të cilët thonë se Fjalët e Allahut janë vetëm kuptimi ndërsa shkronjat janë të krijuara.Si përfundim,të dyja këto thënie (të këtyre grupeve) janë të kota.Allahu i Madhëruar thotë:

“Nëse ndonjë nga idhujtarët kërkon mbrojtje nga ti (Muhamed),mbroje,në mënyrë që të dëgjojë fjalën e Allahut.”{Et Teube, 6}

“Ata do të donin t’i ndërronin fjalët e Allahut.” {El Fet’h, 15}

Dhe ai është Fjala e Allahut dhe jo fjala e dikujt tjetër përveç Tij.



Besimi në të Dërguarit

D.m.th. besimi në të gjithë ata/të Dërguarit,ata që Allahu i ka përmendur si dhe tek ata që nuk i ka përmendur,nga i pari i tyre deri tek i fundit. I fundit i tyre dhe vula e tyre është Profeti ynë,Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!).Besimi në të Dërguarit është besim i përgjithshëm,ndërsa besimi në Profetin tonë (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) është besim i veçantë,si dhe të besuarit se ai është vula e të Dërguarve dhe se nuk ka të Dërguar tjetër pas tij.Kush beson se pas tij ka të Dërguar tjetër,ai është jobesimtar.

Gjithashtu,besimi në të Dërguarit do të thotë të mos teprohet me ta,qoftë duke i ngritur me lart se pozita e tyre,qoftë duke i ulur me poshtë seç duhet,duke kundërshtuar kështu çifutët dhe të krishterët,të cilët i tejkaluan kufijtë në lidhje me disa të Dërguar deri aty,saqë disa prej tyre i quajtën bij të Allahut,ashtu siç thotë Allahu i Madhëruar:

“Hebrenjtë thonë:“Uzejri është i biri i Allahut”,të krishterët thonë:“Mesihu është i biri i Allahut”. {Et Teube, 30}

Ndërsa sufijtë dhe filozofët shkuan në ekstremin tjetër në lidhje me të Dërguarit,duke i nënvlerësuar ata dhe duke ngritur prijësit e tyre.Ndërsa,për sa i përket idhujtarëve dhe ateistëve,ata i mohuan të gjithë të Dërguarit. Çifutët mohuan Isain dhe Muhamedin (alejhuma salatu ve selam),ndërsa të krishterët mohuan Muhamedin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!).Kush beson tek disa prej të Dërguarve dhe mohon të tjerët,ai është mohues i të gjithë të Dërguarve. Allahu i Madhëruar thotë:

“Vërtet,ata që mohojnë Allahun dhe të Dërguarit e Tij dhe dëshirojnë të ndajnë Allahun nga të Dërguarit e Tij duke thënë:“Ne disa i besojmë e disa nuk i besojmë”,dhe duke dashur që kështu të zgjedhin një rrugë të ndërmjetme,pikërisht ata janë mohuesit e vërtetë. Ne kemi përgatitur dënim poshtërues për mohuesit.” {En Nisa,150-151}

Po ashtu, i Madhëruari thotë: “Ne nuk bëjmë dallim mes asnjërit prej të Dërguarve të Tij” {El Bekare,285}



Besimi në Ditën e Fundit

D.m.th. besimi në çdo gjë (që do të ndodhë pas vdekjes) për të cilën Allahu na ka njoftuar në lidhje me të dhe,po ashtu,i Dërguari i Tij prej dënimit dhe mirësisë së varrit,ringjalljes prej varreve,tubimit,dhënies së llogarisë,peshimit të veprave,dhënies së fletushkave nga ana e djathtë apo nga e majta,urës,xhenetit dhe zjarrit.Kjo duke u përgatitur (për këtë ditë) me vepra të mira duke i lënë veprat e këqija dhe duke u penduar prej tyre.Ditën e Fundit e kanë mohuar ateistët dhe mushrikët,ndërsa për sa i përket çifutëve dhe të krishterëve,ata nuk besojnë në të me një besim të saktë e të kërkuar,edhe nëse besojnë në ndodhjen e saj (Ditës së Kiametit). “Ata thonë:“Askush nuk do të hyjë në xhenet, përveç çifutëve ose të krishterëve”. {El Bekare,111}

“Kjo,sepse ata thonë:“Neve nuk do të na prekë zjarri i xhehenemit,përveçse disa ditë”. {Al Imran,21}



Besimi në kader

D.m.th. besimi se Allahu është i dijshëm për çdo gjë që ka qenë dhe që nuk ka qenë dhe e ka përcaktuar këtë në shkeljen e ligjeve të Tij,ndërsa robërit kanë mundësi për bërjen e veprave që ata dëshirojnë dhe janë të lirë Lehui Mahfudh dhe se çdo gjë (që ndodh prej të mirës dhe të keqes) besimit dhe mohimit,bindjes dhe shkeljes së ligjeve,ka dëshiruar Allahu për to,e ka përcaktuar dhe i ka krijuar.E se Ai e do bindjen dhe e urren në zgje-dhjet dhe dëshirat e tyre,qofshin ato në përputhje me urdhrat e Allahut,apo në kundër-shtim me to.Por,kjo pason dëshirën e Allahut dhe vullnetin e Tij,duke qenë kështu në kun-dërshtim me Xhebrijet,të cilët thonë se robi është i detyruar në bërjen e veprave të tij dhe ai nuk ka zgjedhje në këtë gjë.Po ashtu (duke qenë në kundërshtim) me Kaderijët,të cilët thonë se robi ka dëshirë të pavarur dhe se ai i “krijon” vet veprat e tij,pa dëshirën e Allahut dhe pa vullnetin e Tij.Allahu u është kundërpërgjigjur këtyre dy grupeve në thënien e Tij:“Por ju nuk mund të dëshironi, përveçse nëse Allahu dëshiron. ”{El Tekvir,29}

Pra, i ka veshur robit dëshirë duke iu kundërpërgjigjur Xhebrijeve ekstremistë dhe e ka bërë atë pasuese të dëshirës së Allahut duke i kundërpërgjigjur Kaderijeve mohues.

Besimi në kader e bën robin të durueshëm ndaj fatkeqësive dhe ia bën atij të lehtë largimin prej gjynaheve,ashtu siç e shtyn atë (besimi në kader) të punojë dhe e largon prej tij paaftësinë,frikën dhe përtacinë.



Baza e dytë Imani është fjalë,vepër dhe besim;shtohet me bindje dhe pakësohet me gjynahe.

Prej bazave të pasuesve të Sunetit dhe Xhematit është se imani është fjalë,vepër dhe besim;shtohet me vepra të mira dhe pakësohet (7) me gjynahe. E nuk është imani fjalë dhe vepër pa besim,sepse ky është besimi i munafikëve si dhe nuk është thjesht njohje pa fjalë dhe pa vepër,sepse ky është besimi i jobesimtarëve. Allahu i Madhëruar thotë:

“Kështu,ata i mohuan ato padrejtësisht dhe me mendjemadhësi,edhe pse shpirti i tyre i besonte për të vërteta.” {Neml 14}

I Madhëruari thotë:“Në të vërtetë,nuk je ti ai që po mohojnë ata,por keqbërësit po mohojnë shpalljet e Allahut.”{El Enam 33}

Po ashtu i Madhëruari thotë:“E njëjta gjë u ndodhi edhe fiseve Ad dhe Themud,gjë që ju është bërë e qartë prej (gjurmëve të) banimeve të tyre.Atyre djalli ua kishte zbukuruar veprat e veta dhe i kishte shmangur nga rruga e drejtë,edhe pse qenë largpamës.”{El Ankebut 38}

Po ashtu,besimi nuk është vetëm të besuarit apo fjalë si dhe besim pa vepra,sepse ky është besimi i Murxhiave (Cool Allahu i Madhëruar,në shumicën e rasteve,i quan veprat besim.

Allahu i Madhëruar thotë:“Besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, zemrat e të cilëve,kur përmendet Allahu,fërgëllojnë dhe, kur u lexohen shpalljet e Tij,u forcohet besimi dhe vetëm te Zoti i tyre mbështeten,ata që falin namazin dhe japin prej asaj që Ne ua kemi dhënë. Njëmend,ata janë besimtarë të vërtetë. Ata do të kenë shkallë përnderimi te Zoti i tyre, falje dhe furnizim bujar (në xhenet).” {El Enfal 2-4}

Po ashtu, Allahu i Madhëruar thotë:

“Dijeni se Allahu nuk ua humb besimin tuaj”. {El Bekare 143} D.m.th. namazin tuaj në drejtim të Kudsit, pra, e quajti namazin besim.



Baza e tretë

Të ndaluarit nga bërja kafir e ndonjërit prej muslimanëve vetëm në rast të bërjes së ndonjë prej të kundërtave të islamit

Prej bazave të pasuesve të Sunetit dhe Xhematit është se ata nuk e bëjnë jobesimtar asnjë prej muslimanëve vetëm në rast të bërjes të ndonjë prej të kundërtave të islamit.

Ndërsa për sa i përket gjynaheve të mëdha,përveç shirkut,dhe nuk ka argument që tregon se vepruesi i saj është mosbesues-siç është lënia e namazit nga përtacia-ata (ehlu suneh vel xhemah) nuk e konsiderojnë vepruesin e tyre (gjynaheve të mëdha) mosbesimtar,porse gjykojnë për të se ai është fasik (gjynahqar),me besim të mangët.Nëse ai nuk pendohet prej tyre,atëherë ai është nën dëshirën e Allahut; nëse do Ai,e fal atë dhe,nëse do,e dënon atë,porse ai nuk do të jetë përjetësisht në zjarr.

Allahu i Madhëruar thotë:

“Vërtet,Allahu nuk fal që të adhurohet dikush apo diçka tjetër veç Atij, por gjynahet e tjera më të vogla ia fal kujt të dojë.” {En Nisa 48}

Pra,medh’hebi i pasuesve të Sunetit dhe Xhematit në lidhje me këtë është i mesëm ndërmjet Havarixhëve,të cilët e bëjnë jobesimtar bërësin e gjynaheve të mëdha,edhe nëse nuk është kufër,si dhe ndërmjet Murxhieve të cilët thonë se ai është besimtar me besim të plotë.Po ashtu, ata (Murxhiat) thonë: Gjynahet nuk e dëmtojnë besimin ashtu siç adhurimet nuk bëjnë dobi me mosbesim.



Baza e katërt

Obligimi i bindjes ndaj prijësve të muslimanëve,derisa nuk urdhërojnë për punë të këqija

Prej bazave të pasuesve të Sunetit dhe Xhematit është edhe obligimi i bindjes ndaj prijësve të muslimanëve,derisa ata nuk urdhërojnë për vepra të këqija.Nëse ata urdhërojnë për shkelje të ligjeve të Allahut,atëherë nuk lejohet bindja ndaj tyre në atë (që urdhërojnë) dhe mbetet bindja ndaj tyre vetëm kur ata urdhërojnë për vepra të mira,duke punuar me Fjalën e Allahut të Madhëruar:“O besimtarë!Bindjuni Allahut,bindjuni të Dërguarit dhe atyre që drejtojnë punët tuaja.” {En Nisa 59}

Ndërsa Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:

“Ju këshilloj për devotshmëri ndaj Allahut,për dëgjim dhe bindje,edhe nëse ai që u urdhë-ron është rob.”{Et Tirmidhiu në“El Ilm”2672,Ibën Maxheh 44,Ahmedi 4/126 dhe Ed Daramiu 95}

(Pasuesit e Sunetit dhe Xhematit) Shohin se mosbindja ndaj prijësit musliman është mosbindje ndaj të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!),duke punuar me fjalën e tij:“Kush i bindet prijësit,më është bindur mua dhe kush e kun-dërshton prijësin,më ka kundërshtuar mua.”

{Buhariu në“El Xhihad” dhe “Es Sira”2797, Muslimi “El Imarah”1835,

En Nesaiu “El Biah” 4193, Ibën Maxheh në “El Xhihad” 2859 si dhe Ahmedi 2/387}

Po ashtu,ata e shohin të lejuar namazin pas tyre, xhihadin pas tyre, lutjen për ta për përmirësim dhe qëndrueshmëri si dhe këshillimin e tyre.



Baza e pestë

Ndalimi nga dalja kundër prijësve të muslimanëve, nëse bëjnë gjëra që janë në kundërshtim me islamin dhe nuk janë kufër

Prej bazave të pasuesve të Sunetit dhe Xhematit është edhe ndalimi nga të dalët kundër prijësve të muslimanëve,nëse bëjnë ndonjë vepër që është në kundërshtim me islamin,por nuk është kufër i hapët,duke zbatuar urdhrin e tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) që urdhëron për bindjen ndaj tyre në ato gjëra që nuk bien në kundërshtim me ligjet e Allahut, derisa nuk bëjnë ndonjë vepër kufri të hapët,duke qenë kështu në kundërshtim me Mutezilitë të cilët e bëjnë të obligueshme daljen kundër prijësve,nëse vepron ndonjë gjë prej gjynaheve të mëdha,edhe nëse nuk është kufër,duke e llogaritur këtë si urdhërim për vepra të mira dhe ndalim nga veprat e këqija.Por, realiteti tregon (dhe ka treguar) se kjo vepër e Mutezilive është e keqe më e madhe dhe sjell rreziqe më të mëdha,anarki, kon-fuzion,përçarje mes njerëzve dhe mbizotërim të armiqve.



Baza e gjashtë

Pastërtia e zemrës dhe e gjuhës në lidhje me shokët e të Dërguarit të Allahut (alejhis selam)

Prej bazave të Pasuesve të Sunetit dhe Xhematit është se ata i kanë zemrat dhe gjuhët e tyre të pastra në lidhje me shokët e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!),ashtu siç i ka përshkuar Allahu ata në Fjalën e Tij, ku përmendi muhaxhirët dhe ensarët, duke i lavdëruar ata:

“Edhe ata që erdhën pas tyre, thonë:“O Zoti ynë,falna neve dhe vëllezërit tanë, të cilët kanë besuar para nesh dhe mos lejo që në zemrat tona të ketë ndonjë të keqe ndaj besimtarëve! O Zoti ynë,Ti je vërtet i Butë dhe Mëshirëplotë!” {El Hasher 10}



Si dhe duke punuar me fjalën e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!):

“Mos i ofendoni shokët e mi,se pasha Atë,në Dorën e të Cilit është shpirti im,sikur të shpenzonte ndonjëri prej jush ar sa mali i Uhudit, nuk kishte për të arritur një grusht të tyre dhe as gjysmën e tij”. {Buhariu 3470, Muslimi në “Fadailus Sahabeh” 2541,

Et Tirmidhiu 3862, Ebu Daudi 4658, Ibën Maxheh 161 dhe Ahmedi 3/55}



Duke qenë kështu në kundërshtim me bidatçinjtë prej Rafidive dhe Havarixhëve,të cilët i ofendojnë sahabët dhe e mohojnë mirësinë e tyre.

Pasuesit e Sunetit shohin se halifja pas të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!)është Ebu Bekri, pastaj Umeri,pastaj Uthmani dhe pastaj Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata!).Kush hedh baltë në hilafetin e ndonjërit prej tyre (kush flet keq për të),atëherë ai është më i humbur sesa gomari i tij. Kjo, për shkak se ai ka kundërshtuar tekstin dhe ixhmanë në lidhje me hilafetin e këtyre që përmendën sipas renditjes.

_________________________________________________




(5) Ibën el Mubareku ishte që thoshte:"Xhehmijët janë kufarë (jobesimtarë)."{Ky ether është sahih}.Kam dëgjuar El Hasen bin Isa të thotë:"Xhehmitë?E kush është ai që dyshon në mosbesimin e tyre?!" {Ky ether është sahih}



(6) Argumente nga Kurani që tregojnë se Kurani është Fjala e Allahut:."Shpikësi i qiejve e i tokës. Dhe,kur vendos për diçka,mjafton të thotë“Bëhu!”e ajo bëhet.Ata të cilët nuk kanë dije,thonë: “Përse nuk na flet neve Allahu ose të na vijë ndonjë provë!” {El Bekare,117 118}



(7) I Dërguari i Allahu (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:

"Kush prej jush shikon ndonjë të keqe,le ta ndryshojë me dorën e tij.Nëse nuk mundet,le ta ndryshojë me gjuhën e tij.Por, nëse përsëri nuk mundet, (ta ndryshojë) me zemrën e tij,por se ky është besimi i dobët." {Muslimi në "Sahihun" e tij në "El Iman" 49, Et Tirmidhimu në ”El Fitneh” 2172, En Nesaiu 5009,Ebu Daudi në “Es Salah”1140, Ibën Maxheh në “El Fitneh”4013 dhe Ahmedi 3/10}



(Cool Zejd bin ez Zerka transmeton nga Sufjan eth Theuri se ka thënë:

”Dallimi ndërmjet nesh dhe Murxhieve është në tri çështje:

1) Ne themi: Besimi është fjalë dhe vepër,ndërsa ata thonë: Besimi është fjalë dhe jo vepër.

2) Ne themi: Besimi shtohet dhe pakësohet,ndërsa ata thonë: Besimi nuk shtohet dhe as nuk pakësohet.

3) Ne themi: Nifaku (dyfytyrësia) ekziston,ndërsa ata thonë:

Nuk ka nifak." Shkëputur nga libri "Sherhu Kitabil Iman" Imam Buhariu". Ibën Rexheb el Hanbeli



(9) Shejh Uthejminit (Allahu e mëshiroftë!) i është bërë kjo pyetje:

”Unë jam një burrë që falem,lexoj Kuran dhe bëj vepra të mira,por nuk urdhëroj për punë të mira dhe nuk ndaloj nga punët e këqija.Ju lutem më këshilloni!”

Përgjigje: Këshilla ime për këtë person,i cili e cilësoi veten e tij që është prej atyre që lexon Kuran,falet dhe bën vepra të mira,pra,e këshilloj atë që të urdhërojë për punë të mira dhe të ndalojë nga të këqijat me aq sa të ketë mundësi.Sepse i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!)ka urdhëruar për këtë gjë,por mbi të gjitha Allahu i Madhëruar ka urdhëruar me këtë. Allahu i Madhëruar thotë: "Le të dalë nga ju një grup njerëzish të përkushtuar që të ftojnë njerëzit te mirësia, të urdhërojnë El Ma’ruf dhe të ndalojnë El Munker.

Dhe me këta (njerëz) janë ata që janë të fituarit.Dhe mos u bëni si ata të cilët u përçanë dhe u ndanë mes tyre pasi u patën ardhur prova të qarta." {Al Imran,104-105}

Pra,vëllezër,ju lutem që të meditoni në Fjalën e Allahut të Madhëruar: "Dhe mos u bëni si ata të cilët u përçanë dhe u ndanë mes tyre."Pas Fjalës së Tij: "Le të dalë nga ju një grup njerëzish të përkushtuar që të ftojnë njerëzit te mirësia."Ta dini se lënia e urdhërimit për punë të mira dhe ndalimit nga e keqja është shkak për përçarje.Sepse ai person i cili punon të këqija,me siguri që do të marrë tjetër drejtim nga ai i cili punon punë të mira,dhe anasjelltas.Kështu njerëzit ndahen.

Pra,i them vëllait (i cili pyet):Urdhëro për punë të mira dhe ndalo nga të këqijat me aq sa mundesh.Dhe dije se urdhërimi për punë të mira dhe ndalimi nga të këqijat është prej obligimeve më të rëndësishme në fenë e Allahut të Lartësuar.Madje,Allahu nuk na bëri ne më të mirë se popujt e tjerë vetëm se me këtë veçori.

I Lartmadhëruari thotë: "Ju (besimtarë) jeni njerëzit më të mirë të të gjitha kohëve të njerëzimit, Ju urdhëroni ma’rufin dhe ndaloni munkerin dhe vërtet ju besoni në Allahun." {Al Imran,110}.

Ndërsa për beni israilët Allahu i Madhëruar thotë:"Ata nga Bijtë e Israilit të cilët nuk besuan,u mallkuan nga goja e Daudit dhe Isait,birit të Merjemes.Kjo ngaqë ata nuk u bindën (ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij)dhe gjithnjë i tejkalonin të gjithë kufijtë.Ata asnjëherë nuk e ndalonin njëri-tjetrin nga Munkeri që ata gjithnjë vepronin.E poshtër vërtet ishte ajo që ata gjithnjë vep-ronin." {El Maide,78-79}.

{Shkëputur nga "Zgjimi Islam, dispozita dhe udhëzime."}

Vazhdon;

4Pala e ndihmuar Ehlus Sunneh uel Xhemah Empty Pala e ndihmuar Пет 26 Aвг 2011, 1:47 pm

muharem fazli


Талиб
Талиб

Baza e shtatë

Dashuria për familjen (ehlul bejti) e të Dërguarit të Allahut (alejhi selam)

Prej bazave të pasuesve të Sunetit dhe Xhematit është edhe dashuria për pjesëtarët e shtëpisë/ehlul bejti së të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) si dhe miqësimi i tyre,duke vepruar kështu me fjalën e tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!):“Ju përkujtoj Allahun në lidhje me pjesëtarët e familjes sime.”

{Muslimi në“Fadailus Sahabeh”2408,Ahmedi 4/367

si dhe Ed Daramiu në “Fadailul Kuran” 3316}



Prej ehlul bejti janë gratë e tij(Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!),nënat e besim-tarëve (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!).Allahu i Madhëruar ka thënë pasi u është drejtuar atyre me fjalën e Tij,: O ju gratë e Profetit.” {El Ahzab 32}

Dhe u drejtuar atyre me këshilla si dhe u premtoi atyre shpërblim madhështor.

“Në të vërtetë,Allahu do që ta largojë prej jush papastërtinë dhe t’ju pastrojë plotësisht. “ {El Ahzab 33}

Origjina në lidhje me ehlul bejti është se ata janë të afërmit e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!)e me këtë mendohet në bamirësitë prej tyre në mënyrë të veçantë.Ndërsa të afërmit e tij të cilët nuk janë prej bamirësve nuk kanë asnjë të drejtë, si p.sh. xhaxhai i tij Ebi Lehebi e të tjerë si puna e tij. Allahu i Madhëruar thotë:

“Iu thafshin duart Ebu Lehebit dhe u thaftë në gjithçka!” {Mesed,1}

Sepse thjesht të qenit i afërt apo fis me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!)apo pretendimi i afërsisë me Profetin pa qenë i devotshëm,nuk ka asnjë dobi tek Allahu.

Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:

O ju Kurejsh,shpëtoni vetët tuaj se unë nuk ju bëj aspak dobi tek Allahu.O Abas, o xhaxhai i të Dërguarit të Allahut,unë nuk kam asgjë në dorë tek Allahu për ty.

O Safijeh,halla e të Dërguarit të Allahut,nuk kam asgjë në dorë për ty tek Allahu. O Fatime,vajza e Muhamedit,më kërko çfarë të duash prej pasurisë se unë nuk kam asgjë në dorë tek Allahu për ty.” {Buhariu 2602,Muslimi në “El Ijman” 206,

En Nesaiu 3646, Ahmedi 2/350 dhe Ed Daramiu 2732}



Ndërsa të afërmit e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) prej bamirësve tek ne kanë të drejtën e nderimit,dashurisë dhe respektit. E nuk na lejohet neve që t’i tejkalojmë kufijtë me ta duke u përkushtuar atyre ndonjë gjë prej adhurimit apo të besojmë se ata na bëjnë dobi apo dëm,përveç Allahut.Sepse Allahu të Dërguarit të tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i thotë:“Thuaj:“Unë nuk mundem t’ju largoj ndonjë dëm e as t’ju sjell ndonjë dobi”. {El Xhin 21}

“Thuaj:“Unë nuk mund t’i sjell vetes as dobi, as dëm,përveçse aq sa dëshiron Allahu. Sikur ta dija të padukshmen,do t’i shumoja të mirat dhe nuk do të më prekte asnjë e keqe.” {El Araf 188}

Nëse puna është kështu me të Dërguarin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), atëherë si është puna me të tjerët?

Ndërsa ajo që besojnë disa njerëz,duke u thënë se janë prej pasardhësve të Dërguarit të Allahut, ai është besim i kotë.



Baza e tetë

Besimi në mrekullitë e njerëzve të mirë

Prej bazave të pasuesve të Sunetit dhe Xhematit është edhe besimi në mrekullitë e njerëzve të mirë,e ato janë çfarë Allahu u mundëson në duart e disave prej gjërave të jashtë-zakonshme si nderim për ta,ashtu siç argumenton për këtë Kurani dhe Suneti.

Mutezilitë dhe Xhehmijët i kanë mohuar këto mrekulli,ndërsa kjo gjë nga ana e tyre është një mohim i diçkaje që është reale dhe e njohur.Porse është detyrë për ne që të dimë se disa prej njerëzve në kohën tonë kanë humbur në lidhje me temën e mrekullive dhe kanë ekzagjeruar në të, derisa kanë futur në të ato gjëra që nuk janë prej saj (mrekullive),prej mashtrimit dhe punëve të magjistarëve,shejtanëve dhe dexhalëve.

Kurse, ndryshimi ndërmjet mrekullive dhe mashtrimeve është shumë i qartë.

Mrekullitë janë ato që ndodhin nga duart e robërve bamirës të Allahut,ndërsa mashtrimet janë ato që ndodhin nga duart e magjistarëve,kufarëve dhe ateistëve,me qëllim që t’i hum-bin njerëzit si dhe t’u rrëmbejnë atyre pasurinë.Shkaku i mrekullive është bindja (ndaj Allahut),ndërsa shkaku i mashtrimit është mohimi dhe gjynahet.



Baza e nëntë

Pasimi i asaj që ka ardhur në Kuran dhe në Sunetin e të Dërguarit të Allahut (alejhi selam),qoftë e dukshme apo e fshehtë Prej bazave të pasuesve të Sunetit dhe Xhematit në argumentim është pasimi i asaj që ka ardhur në Librin e Allahut apo në Sunetin e të Dërguarit të Tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!),e dukshme apo e fshehtë, si dhe pasimi i asaj në të cilën kanë qenë të sahabët prej muhaxhirëve dhe ensarëve në për-gjithësi dhe pasimi i hulefave er rrashidin në veçanti.I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka këshilluar për këtë në fjalën e tij:

“Ju këshilloj juve që të kapeni pas Sunetit tim si dhe pas sunetit të hulefave rrashidin.”

{Et Tirmidhiu në “El Ilm” 2676, Ibën Maxheh 44, Ahmedi 4/126 dhe Ed Daramiu 95}



E nuk i japin në asnjë mënyrë përparësi fjalës së dikujt prej njerëzve para Fjalës së Allahut dhe fjalës të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!).

Për këtë shkak,ata janë quajtur pasuesit e Librit dhe Sunetit (ehlul Kitabi ves Suneh).

Pas marrjes nga Libri i Allahut dhe nga Suneti i të Dërguarit të Tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!),ata marrin nga ajo që kanë rënë në konsensus dijetarët e umetit dhe kjo është ajo baza e tretë që mbështeten pas dy bazave të para,Kuranit dhe Sunetit.

Ndërsa,për sa u përket atyre gjërave rreth të cilave njerëzit bien në kundërshtim,ata e kthejnë atë tek Libri dhe tek Suneti duke punuar kështu me Fjalën e Allahut të Madhëruar:

“Nëse nuk pajtoheni në ndonjë gjë,drejtojuni Allahut dhe të Dërguarit,nëse besoni Allahun dhe Ditën e Kiametit.Kjo për ju është më e mira dhe shpjegimi më i bukur.” {En Nisa 59}

Ata (pasuesit e Sunetit dhe Xhematit) nuk besojnë në pagabueshmërinë e askujt,përveç të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbin të!)si dhe nuk kapen me fanatizëm pas mendimit të ndonjërit,derisa të jetë në përputhje me Librin dhe Sunetin.

Po ashtu,ata besojnë se muxhtehidi gabon dhe ia qëllon si dhe nuk ia lejojnë ixhtihadin (kujtdo) vetëm se atij që përmbush kushtet e tij të njohura tek dijetarët.

Po ashtu, ata nuk e refuzojnë ixhtihadin në ato çështje ku ka vend për ixhtihad.

Ndërsa,për sa i përket kundërshtimit tek ata(ehlul suneti vel xhemah)në çështjet e ixhti-hadit,kjo nuk e bën obligim armiqësinë dhe bojkotin ndërmjet tyre siç veprojnë fanatikët apo pasuesit e bidatit.Porse ata e duan dhe e miqësojnë njëri-tjetrin si dhe falen pas njëri-tjetrit,edhe nëse janë në kundërshtim mes veti për ndonjë çështje dytësore,duke qenë kështu në kundërshtim me pasuesit e bidatit,sepse ata armiqësojnë,e humbin dhe e bëjnë kafir atë që i kundërshton ata.



Mbyllje Pasuesit e Sunetit dhe të Xhematit, me gjithë këto baza që përmendëm, përshkru-hen me cilësi madhështore,të cilat janë plotësuesve të acides, ku prej cilësive më madhë-shtore përmendim:

1) Ata urdhërojnë për bërjen e punëve të mira dhe ndalojnë nga punët e këqija

“Ju jeni populli më i mirë i dalë për njerëzimin: (sepse) ju urdhëroni që të bëhen vepra të mira,i ndaloni të këqijat dhe besoni Allahun.” {Al Imran 110} Po ashtu, edhe me fjalën e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!):

“Kush prej jush shikon ndonjë të keqe,atëherë le ta ndryshojë me dorën e tij.Nëse nuk mundet, atëherë le ta ndryshojë me gjuhën e tij.Por,nëse përsëri nuk mundet,atëherë (ta ndryshojë) me zemrën e tij, por ky është besimi i dobët." {Muslimi në "Sahihun" e tij në "El Iman" 49, Et Tirmidhimu në ”El Fitneh” 2172, En Nesaiu 5009, Ebu Daudi në “Es Salah” 1140, Ibën Maxheh në “El Fitneh” 4013 dhe Ahmedi 3/10} Pra,thamë sipas asaj që e bën obligim sheriati,duke qenë në kundërshtim me Mutezilët,të cilët dalin nga të urdhëruarit për vepra të mira dhe të ndalurit nga veprat e këqija nga ajo që sheriati e ka bërë obligim dhe shohin se të urdhëruarit për punë të mira dhe të ndaluarit nga punët e këqija është dalja kundër prijësve të muslimanëve,nëse ata bëjnë gjynahe,edhe nëse kjo nuk është kufër.

Pasuesit e Sunetit dhe Xhematit e shohin (obligim) të këshilluarit e tyre pa dalë kundër tyre, dhe kjo për të vetmin shkak që të bashkohet fjala dhe të larguarit nga grupet dhe kun-dërshtimet. Shejhul islam Ibën Tejmije (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë:”Pothuajse nuk njihet ndonjë grup i cili ka dalë kundër prijësit vetëm se me këtë ngritje kundër tij ka pasur prishje më shumë sesa largim të saj.” {Mexhmul fetava 28/179-180}

2) Prej cilësive të pasuesve të Sunetit dhe Xhematit është edhe ruajtja e lartësimit të shenjave të islamit,duke filluar prej faljes së namazit të xhumasë dhe namazit me xhemat, duke qenë kështu në kundërshtim me bidatçinjtë dhe munafikët,të cilët nuk e falin namazin e xhumasë dhe as namazin me xhemat.

3) Prej cilësive të tyre është edhe këshillimi për çdo musliman si dhe bashkëpunimi në punë të mira dhe devotshmëri, duke punuar me fjalën e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!):“Feja është këshillë.”Thamë:“Për kë?” Tha:“Për Allahun,Librin e Tij, të Dërguarin e Tij,për prijësit e muslimanëve dhe njerëzit në përgjithësi.”

{Muslimi në “El Ijman” 55, En Nesaiu 4197, Ebu Daudi në “El Edeb” 4944 dhe Ahmedi 4/102}

Po ashtu, edhe me fjalën e tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!): Besimtari për besimtarin është si puna e ndërtesës ku e forcojnë njëra-tjetrën.

{Buhariu në “Es Salah” 467, Muslimi në “El Birru ves Sileh vel adab” 2585,

Et Tirmidhiu në “El Birru vel Sileh” 1928, En Nesaiu në “Ez Zekah” 2560

dhe Ahmedi 4/405}



4) Prej cilësive të tyre është edhe qëndrueshmëria në raste sprovimi10dhe kjo (arrihet) duke duruar ndaj fatkeqësive,duke falënderuar në rehati si dhe duke qenë të kënaqur me gjërat të pakëndshme që ka ndodhur.



5) Prej cilësive të tyre është veshja me moralet më të larta,me vepra të mira,me respektimin e prindërve,mbajtja e lidhjeve farefisnore, sjellja e mirë me fqinjët,ndalojnë nga fodullëku, nga mendjemadhësia,nga padrejtësia, duke i hequr prej njerëzve,duke punuar kështu me Fjalën e Allahut të Madhëruar:“Adhuroni Allahun dhe mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim); silluni mirë me prindërit,të afërmit,jetimët, të varfrit,fqinjët e afërt dhe të largët, me atë që keni pranë,me udhëtarin (që ka ngushtë) dhe me ata që janë robër nën pushtetin tuaj.Në të vërtetë,Allahu nuk i do njerëzit arrogantë e mbu-rravecë.” {En Nisa 36}

Si dhe me fjalën e të Dërguarit të Tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!):

“Besimtarët me besim më të plotë janë ata që kanë moralin më të mirë.”

{Et Tirmidhiu 1162, Ahmedi, 2/250 dhe Ed Daramiu 2792}



Lusim Allahun e Lartësuar që të na bëjë prej tyre (ehlus suneti vel xhemah) me mirësinë dhe bujarinë e Tij! Si dhe mos të na i devijojë zemrat tona pasi na udhëzoi! Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi profetin tonë, Muhamedin, familjen e tij dhe mbi të gjithë shokët e tij!

Shejh Salih bin Feuzan el Feuzani.






















Sponsored content


Преглед на претходна тема Преглед на наредна тема Вратете се на почетокот  Порака [Страна 1 of 1]

Permissions in this forum:
Не можете да одговарате на темите во форумот