Ес селаму алејкум ве рахметуАллах ве Берекетуху и добре дојдовте на www.ahlu-sunnah.org.

За да се окористите од сите функции на форум, ве молиме да се регистрирате или со вашето корисничко име логирате.


Join the forum, it's quick and easy

Ес селаму алејкум ве рахметуАллах ве Берекетуху и добре дојдовте на www.ahlu-sunnah.org.

За да се окористите од сите функции на форум, ве молиме да се регистрирате или со вашето корисничко име логирате.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Latest topics
» Alisan
Hadithe mbi namazin EmptyПет 24 Апр 2020, 2:43 am by Muaz al Islam

» Намазот не е исправен (валиден) зад оној кој што ги оправдува..
Hadithe mbi namazin EmptyСаб 18 Јун 2016, 4:40 am by muwehid

» Салават на Пратеникот Мухаммед (а.с.)
Hadithe mbi namazin EmptyСаб 18 Јун 2016, 4:18 am by muwehid

» Менсур ал-Салими- "Спомнувајте Ме а и Јас ќе ве спомнувам (Ел-Бекара, 152)"
Hadithe mbi namazin EmptyПон 13 Јун 2016, 9:32 pm by Muwehhid

» Кога ќе сватеме???
Hadithe mbi namazin EmptyНед 12 Јун 2016, 9:34 pm by Muwehhid

» Ја сменија верата, но ја нарекуваат "ислам"
Hadithe mbi namazin EmptyСаб 11 Јун 2016, 8:51 pm by Muwehhid

» Дали е дозволено мевлуд?
Hadithe mbi namazin EmptyСре 27 Апр 2016, 11:09 am by Abu Al-Amin

» Шејх Сулејман ибн Насир ел-Улван за техакум
Hadithe mbi namazin EmptyВто 08 Мар 2016, 12:26 am by Haqq

» Бајрам
Hadithe mbi namazin EmptyНед 06 Мар 2016, 2:36 pm by Haqq

» Реката на трпението и нејзините притоки
Hadithe mbi namazin EmptyПет 04 Мар 2016, 7:48 pm by hidzab

» Pozdrav
Hadithe mbi namazin EmptyПон 15 Фед 2016, 11:52 pm by Abu Al-Amin

»  шейха доктора / Тарик гураб: Вопросы и ответы о колдовстве и лечения
Hadithe mbi namazin EmptyНед 14 Фед 2016, 7:30 pm by nourna

» abdul fetah
Hadithe mbi namazin EmptyСре 03 Фед 2016, 12:02 am by Abu Al-Amin

» Хадиси на Мухаммед а.с
Hadithe mbi namazin EmptyСре 06 Јан 2016, 7:16 pm by medi

» Аллах нас ни е потребен
Hadithe mbi namazin EmptyСре 02 Дек 2015, 7:26 pm by Muwehhid

Кој е он-лајн?
Севкупно има 31 членови он-лајн :: 0 Регистрирани, 0 Скриени и 31 Гости :: 1 Bot

Никој

Најмногу членови кои го посетиле форумот воеднаш се 321 во Нед 09 Апр 2017, 12:13 am
Барај
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Top posters
Muaz al Islam (1691)
Hadithe mbi namazin Vote_lcapHadithe mbi namazin Voting_barHadithe mbi namazin Vote_rcap 
LAUTKA (1011)
Hadithe mbi namazin Vote_lcapHadithe mbi namazin Voting_barHadithe mbi namazin Vote_rcap 
Muwehhid (937)
Hadithe mbi namazin Vote_lcapHadithe mbi namazin Voting_barHadithe mbi namazin Vote_rcap 
Келиметул-Хакк (594)
Hadithe mbi namazin Vote_lcapHadithe mbi namazin Voting_barHadithe mbi namazin Vote_rcap 
Muslima4Islam (589)
Hadithe mbi namazin Vote_lcapHadithe mbi namazin Voting_barHadithe mbi namazin Vote_rcap 
Abu Al-Amin (479)
Hadithe mbi namazin Vote_lcapHadithe mbi namazin Voting_barHadithe mbi namazin Vote_rcap 
Al-Ghuraba (360)
Hadithe mbi namazin Vote_lcapHadithe mbi namazin Voting_barHadithe mbi namazin Vote_rcap 
Monoteizam (343)
Hadithe mbi namazin Vote_lcapHadithe mbi namazin Voting_barHadithe mbi namazin Vote_rcap 
muharem fazli (323)
Hadithe mbi namazin Vote_lcapHadithe mbi namazin Voting_barHadithe mbi namazin Vote_rcap 
Haqq (253)
Hadithe mbi namazin Vote_lcapHadithe mbi namazin Voting_barHadithe mbi namazin Vote_rcap 

Statistics
Постојат b>1268 регистрирани членови
Најновиот регистриран член е igoralfiosebastian@gmail.

Нашите членови се испратиле точно 8262 мислења in 2387 subjects

You are not connected. Please login or register

Преглед на претходна тема Преглед на наредна тема Go down  Порака [Страна 1 of 1]

1Hadithe mbi namazin Empty Hadithe mbi namazin Чет 18 Aвг 2011, 12:22 pm

muharem fazli


Талиб
Талиб

SAHIHUL-BUHARI VOL.2
HADITHE MBI NAMAZIN

بسم الله الرحمن الرحيم
Bismil-lahir-Rahmanir-Rahim

Një njeri e ka pyetur Pejgamberin s.a.v.s.:
Çka guxon të vesh në ihram ai që kryen haxhin?".
E ai përgjigjet:
Nuk mund të veshë këmishë e as pantollone,as mantil me kapelë,as petk të ngjyrosur me safran,as vers(dru i verdhë),e kush nuk gjen nallën le të mbathë meste,por le t'i gdhend as sa të vin(grykëzat) të vinë nën nyjet e këmbëve.
------------------------------------------------------------------------------------------
2. Pejgamberi s.a.v.s. e ka ndaluar të mbështjellurit me petk të ngushtë pa krahë(pa prerje)dhe të ulurit në gjunj (galuc),nëse ai petk nuk kadiçka (ndonjë pjesë) për ta mbuluar organin gjenital".
-----------------------------------------------------------------------------------------
3. Pejgamberi s.a.v.s.i ka ndaluar dy forma të tregtisë: të bërit tregti vetëm me kontakt dhe prekje të lëndës që është për shitblerje,gjuajtjen dhe hudhjen e gurëzave në objektin(sendin)e treguar; po ashtu ka ndaluar të mbështjellurit me petk të ngushtë pa prerje për(nxjerrjen e)duar dhe të ulurit në gjunjë,duke qenë vetëm në një petk.
----------------------------------------------------------------------------------------
4. Kam hyrë te Xhabiri b.Abdullahu e ai falej i mbështjellë në një petk,e pjesa. e epërme e petkut të tij e lënë(anash).Pasi e kreu namazin,i kemi thënë:
O Ebu Abdullah,po falesh,e pjesa e epërme e petkut tënd e lënë (anash)? Po,u përgjigj ai,-kam dashur të më shohin të paditurit, siç jeni ju.Unë e kam parë Pejgamberin s.a.v.s. duke u falur kështu.
--------------------------------------------------------------------------------------------
5. Kofsha është pjesë e turpshme e trupit.Enesi ka thënë që: Nganjëherë Pejgamberi s.a.v.s.e ka zbuluar kofshën e vet.
Ebu Musai thotë:Pejgamberi s.a.v.s.i ka mbuluar gjunjtë e vet kur ka hyrë Uthmani.
-----------------------------------------------------------------------------------------
6. Pejgamberi s.a.v.s.falte namazin e sabahut në të cilin merrnin pjesë edhe disa muslimane të mbështjella me mbulesat e tyre të leshta të mëndafshta,e pastaj ktheheshin në shtëpitë e tyre,pa mundur t'i njohë askush.
------------------------------------------------------------------------------------------
7. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: Derisa falesha kam shikuar në shenjat(larat)e petkut dhe u frikova kjo të mos më sjellë në sprovë.
------------------------------------------------------------------------------------------
8. Aishja e ka pasur një mbulesë(pëlhurë)me të cilën e mbulonte njërën anë të dhomës së vet,andaj,Pejgamberi s.a.v.s. i tha:
Na e hiq këtë mbulesë tënden,ngase vazhdimisht më paraqiten vizatimet(pikturat)(nga ajo)derisa falem (jam në namaz).
----------------------------------------------------------------------------------------------
9. I është dhuruar Pejgamberit s.a.v.s.një mantil(anteri)mëndafshi,e ka veshur dhe me të është falur,e,pasi e kreu namazin, e zhveshi vrazhdë,sikur ta përbuzte atë dhe tha:
Nuk u ka hije ky të devotshmëve.
--------------------------------------------------------------------------------------------
10. E kam parë Pejgamberin s.a.v.s.në një tendë(çadër)lekure të kuqe dhe e kam parë Bilalin duke e marrë ujin e abdestit të Pejgamberit s.a.v.s.e po ashtu,i kam parë edhe njerëzit duke vrapuar për atë ujë e merrte prej atij uji diçka,pastrohej me të, e kush nuk mund të merrte gjë prej atij uji,merrte lagështi nga dora(e tij).Pastaj kam parë që Bilali e mori një shtizë (shkop) dhe e nguli(në tokë),kurse Pejgamberi s.a.v.s.doli në një petk (fustan)të kuq të përvjelë(deri nën gjunj)dhe,pas shkopit të përmendur,me masën i fali dy rekate(drekën),dhe kam parë si njerëzit dhe devet e tyre kalojnë pas shkopit të përmendur.
------------------------------------------------------------------------------------------
11. Imami është i venduar që të përcillet,e kur ai e shqipton tekbirin,shqiptone edhe ju,kur bie në ruku bini edhe ju,kur bie në sexhde,bini edhe ju,e nëse falet në këmbë,faluni edhe ju në këmbë.
--------------------------------------------------------------------------------------------
12. Pejgamberi s.a.v.s. falej në hasr.
-------------------------------------------------------------------------------------------
13. Enesi është falur në shtratin e vet dhe ka thënë:
Jemi falur me Pejgamberin s.a.v.s.e ndonjëri prej neve bënte sexhde
në petkun e vet(në një kënd apo një krah).
-------------------------------------------------------------------------------------------
14. Faleshim me Pejgamberin s.a.v.s.disa prej nesh për shkak të vapës së madhe,vendosnin një skaj të petkut ku binin në sexhde.
-------------------------------------------------------------------------------------------
15. E kam pyetur Enes b. Malikun:
A është falur Pejgamberi s.a.v.s.me këpucë të veta? PO
------------------------------------------------------------------------------------------
16. E kam parë Xherir b.Abdullahun duke u shurrë,pastaj mori abdest dhe mestet vetëm i preku(me dorë të lagur)pastaj u ngrit dhe u fal.Kur e pyetën më vonë tha:
E kam parë Pejgamberin s.a.v.s.duke vepruar kështu.
... Ibrahim (Nehaiu) thotë: Kjo deklaratë e Xheririt i habit disa
(ashabe),ngase Xheriri ka qenë nga të fundit që pranuan islamin.
... I kam shtie ujë Pejgamberit s.a.v.s. për abdest dhe ai vetëm i ka përshkuar(me dorë të lagur)mestet e veta dhe është falur.
-------------------------------------------------------------------------------------------
17. Pejgamberi s.a.v.s.kur falej,i ndante duart nga trupi,për t'u dukur(parë)bardhësia e sqetullave.
--------------------------------------------------------------------------------------------
18. Pejgamberi s.a.v.s.thotë:
Ai që falet,gishtat (majat) e këmbëve i drejton kah Kibla.
------------------------------------------------------------------------------------------
19. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
Kush e fal namazin tonë,drejtohet kah Kibla jonë dhe han nga ajo që na prejmë(therrim),ai është musliman që e gëzon mbrojtjen e All-llahut dhe të të Dërguarit të Tij,prandaj mos e then mbrojtjen e All-llahut.
-------------------------------------------------------------------------------------------
20. Pejgamberi s.a.v.s.ka thënë:
Më është urdhëruar t'i luftoj idhujtarët derisa të thonë Nuk ka Zot tjetër pos All-llahut dhe kur ta deklarojnë këtë,të kryejnë namazin tonë,të drejtohen kah Kibla jonë dhe të therrin ashtu siç therrim ne, atëherë me këtë veprim të tyre gjaku dhe pasuria e tyre për ne janë të shenjta,e llogaria e tyre e fundit i takon
All-llahut.
----------------------------------------------------------------------------------------------
21. Mejmun b.Sijau e ka pyetur Enes b.Malikun dhe ka thënë:
Ebu Hamza,pse janë gjaku i robit dhe pasuria e tij të shenjta dhe të paprekshme?
Për shkak se ai që deklaron se nuk ka Zot tjetër pos All-llahut, kthehet kah Kibla jonë dhe han ajo që ne therrim,konsiderohet musliman dhe i gëzon të gjitha të drejtat dhe detyrimet si çdo musliman,u përgjigj Enesi.(hadith i Pejgamberit s.a.v.s.)
--------------------------------------------------------------------------------------------
22. Ebu Hurejre thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
Drejtohu kah Kibla dhe merre tekbirin.
--------------------------------------------------------------------------------------------
23. Pejgamberi s.a.v.s.ka falur(nafile)në deven e vet ashtu kah është sjellur ajo,e kur donte të falë namazin e detyrueshëm (farz), zbriste nga ajo dhe kthehej kah Kabja.
-----------------------------------------------------------------------------------------
24. Pejgamberi s.a.v.s.ka falur (me rastin e lartëpërmendur drekën ose ikindinë)kurse Ibrahimi ka thënë:
Nuk dij në e ka zgjatur apo shkurtuar(namazin) dhe pasi që ka dhënë
selam,thotë përcjellësi dikush ka thënë:
O i dërguari i All-llahut,mos të është paraqitur diçka e re në lidhje me namazin?
E çka ka për të qenë? pyeti Ai?
Je falur kështu e kështu-thanë të pranishmi.
Atëherë i mblodhi këmbët,u kthye kah Kibla,i bëri edhe dy sexhde dhe dha selam. Kur,u kthye me fytyrë kah ne, tha:
Po të më paraqitej diçka e re gjatë namazit,unë me siguri do t'u lajmëroja juve,unë jam njeri sikur ju, harroj sikur harroni edhe ju,e kur të harroj,më përkujtoni ju,e kur dikush nga ju dyshon në rregullësinë e namazit të kryer,le të bëjë çka është në rregull. Pastaj ai e përfundoinamazin e vet.dha selam dhe pastaj i bëri edhe dy sexhde.
------------------------------------------------------------------------------------------------
25. Pejgamberi s.a.v.s.ka falur pesë rekate të namazit të drekës. A është shtuar diçka në namaz?pyetën, të pranishmit.
Përse? pyeti ai.
I ke falur pesë rekate! thanë ata.
Pastaj i mblodhi këmbët (u ul) dhe i bëri dy sexhde.
--------------------------------------------------------------------------------------------
26. Pejgamberi s.a.v.s.ka thënë:
Kur dikush nga ju hedh këlbazë,mos të pështyjë para veti,as në anë të djathtë,por le të pështyjë në anë të majtë ose nën këmbët e veta.
---------------------------------------------------------------------------------------------
27. Itban b.Malikut Pejgamberi s.a.v.s.i ka ardhur në banesë dhe i ka thënë:
Ku don të falem në banesën tënde?
Unë,thotë Itbani,i kam dhënë shenjë për një vend,e Pejgamberi s.a.v.s.e mori tekbirin fillestar e ne pas tij u rreshtuam dhe i falëm dy rekate namaz.
-----------------------------------------------------------------------------------------------
28. Ibni Umeri fillonte(hyrjen)me këmbën e tij të djathtë e kur dilte e fillonte atë me këmbën e tij të majtë.
----------------------------------------------------------------------------------------------
29. Aishja e cila ka thënë:
Pejgamberi s.a.v.s. i ka dhënë përparësi anës së djathtë në çdo punë të tij aq sa ka mundur; në pastrimin e tij(në abdest,pastrim etj),në të krehur e edhe në të mbathurit e këpucëve.
----------------------------------------------------------------------------------------------
30. Pejgamberi s.a.v.s.falej në torishtë të bagëtive.
Pastaj e kam dëgjuar Enesin se ka thënë:
Muhamedi a.s.falej në torishtë të bagëtive,para se të ndërtohej xhamia e tij.
----------------------------------------------------------------------------------------------
31. E kam parë Ibni Umerin duke u falur pas deves së vet, dhe ka thënë e kam parë edhe Pejgamberin s.a.v.s. duke vepruar ashtu. -
-----------------------------------------------------------------------------------------
32. Falni namazet tuaja në shtëpitë tuaja,e mos i shndërroni ato në
varre.
------------------------------------------------------------------------------------------
33. Përmendet se Aliu r.a.nuk e ka pëlqyer të falurit në gërmadha të Babilonit.
-----------------------------------------------------------------------------------------
34. Në shtëpitë e atyre që janë të dënuar(me fatkeqësi elementare) hyni vetëm duke qarë.Nëse nuk jeni duke qarë,mos hyni tek ata që të mos u ndodhë juve ajo çka u ka ndodhur atyre.
----------------------------------------------------------------------------------------
35. Umeri r.a.ka thënë:
Ne nuk hymë në kishat(sinogogat)tuaja për shkak të statujave dhe pikturave.
...Ibni Abbasi falej në çdo sinagogë,pos në ato që kishte statuja.
----------------------------------------------------------------------------------------
36. Kur Pejgamberit s.a.v.s.i ka ardhur vdekja,filloi ta vënë në fytyrë petkun e vet me kutia,e kur e kaplonte mundi (temperatura), e heqte prej fytyrës së vet.Duke qenë në atë gjendje,thotë transmetuesi,ai ka thënë:
Zoti i ka mallkuar(nemur)hebrenjtë dhe të krishterët,për shkak se
varret e të dërguarve(të shenjtëve)të tyre i kanë marrë për faltore! duke tërhequr vërejtjen për atë çka kanë bërë.
----------------------------------------------------------------------------------------
37. Pejgamberi s.a.v.s.ka thënë:
I vraftë All-llahu hebrenjtë,për shkak se i kanë bërë varret e të dërguarve të tyre faltore.
----------------------------------------------------------------------------------------
38. Pejgamberi s.a.v.s.ka thënë:
Më janë dhënë pesë veçori,të cilat nuk i janë dhënë asnjë pejgamberi para meje; forca e cila e frikon armikun në largësi të udhëtimit njëmujor; e gjithë hapësira e tokës më është bërë vend për kryerjen e namazit dhe mjet për pastrim dhe kudo që ta takoj
ndonjë njeri nga umeti im,koha e namazit,le të falet aty; më është
lejuar preja(plaçka)e luftës;çdo pejgamber i është dërguar vetëm
popullit të vet,ndërsa unë i jam dërguar tërë njerëzimit dhe më është dhënë e drejta e Shefa"atit-ndërmjetësimit.
-----------------------------------------------------------------------------------------
39. Pejgamberi s.a.v.s.kur kthehej nga rruga së pari shkonte në xhami dhe në të falej.
-----------------------------------------------------------------------------------------
40. Pejgamberi s.a.v.s.ka thënë:
Kur dikush nga ju hyn në xhami, le t'i falë dy rekat namaz para se të ulet.
----------------------------------------------------------------------------------------
41. Pejgamberi s.a.v.s.ka thënë:
Melaiket luten për çdonjërin nga ju derisa të jetë në vendin ku e kryen namazin e vet,në vendin ku është falur,e derisa të mos i ndodhë ajo çka e prishë abdestin.Ata thonë:Zoti ynë,falja mëkatet! Zoti ynë,mëshiroje atë!
---------------------------------------------------------------------------------------
42. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
Kush ndërton xhaminë,duke dashur që me këtë të arrijë vetëm kënaqësinë e All-llahut,All-llahu do t'i ndërtojë ndërtesë të njëjtë në Xhennet.
---------------------------------------------------------------------------------------
43. Pejgamberi s.a.v.s.ka thënë:
Kush kalon nëpër xhamitë ose sheshet tona me shigjetë,le ta mbajë me dorë për maje,për të mos e lënduar ndonjë musliman. -
----------------------------------------------------------------------------------------
44. Pejgamberi s.a.v.s.u ngjit në minber dhe tha:
Çështë me popullin?
Ven kushte të cilët nuk gjenden në Librin e All-llahut,ai kusht është i pavlerë edhe nëse e kushtëzon njëqind herë.
---------------------------------------------------------------------------------------
45. Pejgamberi s.a.v.s.ka dërguar për Nexhd kalorsin që erdhi më vonë me një njeri nga(fisi)Beni Hanife,që i thonin Thumame b. Uthal
dhe e lidhën për njërën nga shtyllat e xhamisë.
Pastaj iu afrua Pejgamberi s.a.v.s. dhe tha:
Lirojeni Thumamen!
Pastaj Thumame shkoi nën një palmë afër xhamisë,u la(u pastrua)e pastaj hyri në xhami dhe tha:
DËSHMOJ SE NUK KA ZOT TJETËR POS NJË ALL-LLAHU DHE SE MUHAMEDI
ËSHTË I DËRGUARI I ALL-LLAHUT.
---------------------------------------------------------------------------------------
46. Ibni Abbasi ka thënë:
Pejgamberi s.a.v.s.ka bërë tavaf Kaben hypur në deve.
---------------------------------------------------------------------------------------
47. Pejgamberi s.a.v.s.ka thënë:
All-llahu i Madhërueshëm i ka lënë njeriut të zgjedhë ose të mirën e kësaj bote ose atë që e pret tek Ai.
Dhe e zgjodhi atë që e pret tek All-llahu.
-----------------------------------------------------------------------------------------
48. Pejgamberi s.a.v.s.ka thënë:
Namazi i besimtarit i falur bashkarisht(me xhemat)është për 25 herë më i vlefshëm se namazi i atij(besimtari)të cilin e fal vetë në shesh. Kur dikush nga ju merr abdest mirë dhe vjen në xhami pa pasur ndërmend asgjë tjetër pos të falë namaz, ai nuk do të bëjë asnjë hap e që All-llahu për atë(hap)të mos e ngrejë për një
shkallë më lart dhe t'ia heq nga një mëkat derisa të hyjë në xhami.
Pasi të hyj në xhami,konsiderohet se ai është në namaz,derisa të qëndrojë e falet në xhami,ndërsa melaiket gjatë tërë kohës sa të gjendet në vendin ku është falur,do të luten për te me fjalët: Zoti ynë,falja!Zoti ynë,mëshiroje!derisa të mos pasojë diçka që i prish abdestin.
----------------------------------------------------------------------------------------
49. Pejgamberi s.a.v.s.ka thënë:
Besimtarët janë si ndërtesa,çdo pjesë e të cilës është e lidhur njëra me tjetrën dhe atëherë i gërshetoi gishtat e vet.
-----------------------------------------------------------------------------------------
50. Ebi Xhuhajfi,që thotë:
Kam dëgjuar nga babai im se Pejgamberi s.a.v.s.ka falur me ta në Bat-ha dy rekate të drekës dhe dy rekate të ikindisë,e para tij një shkop në formë të shtizës(si sutre)para të cilit kaloi një grua me gomar.
-----------------------------------------------------------------------------------------
51. Selhi që ka thënë:
Ndërmjet vendit në të cilin është falur Pejgamberi s.a.v.s.dhe murit para tij ishte një largësi aq sa për të kaluar delja.
-----------------------------------------------------------------------------------------
52. Seleme që ka thënë:
Muri i xhamisë ka qenë te minberi aq sa përafërsisht të mos mund të kalojë delja.
----------------------------------------------------------------------------------------
53. Ibni Umeri e ka prapsur kalimtarin para vetit derisa në ndejë e ka lexuar teshehudin,dhe kur është falur në Kabe.
Ai po ashtu ka thënë:
Nëse kalimtari nuk don të tërhiqet pos që me te të grindesh, atëherë ti me te edhe grindu.
----------------------------------------------------------------------------------------
54. Kam dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s.duke thënë:
Kur dikush nga ju falet në drejtim të diçkaje që e ndan nga masa e dikush don të kalojë para tij,le ta largojë vetë.Nëse ai me këtë nuk pajtohet, le të grindet me të,sepse ai është shejtani (i padëgjueshëm).
----------------------------------------------------------------------------------------
55. Pejgamberi s.a.v.s.ka thënë:
Sikur të dinte kalimtari që kalon para falësit të namazit,se,sa mëkat i madh është,do të ndalej në katërdhjetë sesa të kalojë para tij.Nuk dij thotë Ebu Nadri,se Busër b Seidi a ka thënë:
...katërdhjetë ditë,apo muaj,apo vite.
----------------------------------------------------------------------------------------
56. As-habët kanë thënë:
Namazin e ndërprejnë: qeni gomari dhe gruaja.
Aishja r.a. ka thënë:
Na keni barazuar neve me gomarët dhe qentë,kurse pasha All-llahun, e kam parë Pejgamberin s.a.v.s.duke u falur,unë isha mes tij dhe Kibles e shtrirë në shtrat.Mua m'u paraqit nevoja(femërore)dhe nuk më pëlqente të rrij ulur dhe ta shqetësoj Pejgamberin s.a.v.s.dhe ngadalë jam tërhequr pranë këmbëve të tij.
-----------------------------------------------------------------------------------------
57. Namazin nuk mund ta ndërprejë asgjë(prej anash)-u përgjigj. Mua më ka njoftuar Urve b.Zubejri se Aishja,bashkëshortja e Pejgamberit s.a.v.s. ka thënë:
I dërguari i All-llahut ngrihej dhe falej natën në shtrat të familjes së vet,ndërsa unë isha e shtrirë mes tij dhe Kibles së
tij.
------------------------------------------------------------------------------------------
58. E kam dëgjuar Mejmunen e cila thotë:
Pejgamberi s.a.v.s.falej e unë fleja pranë tij,dhe kur bënte sexhde
petku i tij më prekte mua,e unë(isha) me menstruacione.
------------------------------------------------------------------------------------------
59. Abdullah b. Mes'udi ka thënë:
E kam pyetur Pejgamberin s.a.v.s.cila punë është më e dashur për All-llahun? e ai u përgjigj. Falja e namazit në kohën e vet.
E pastaj? pyeti Abdullahu. T'u bësh mirë prindërve të tu-u
përgjigj ai.E cila është pas kësaj?-pyeti.Xhihadi në rrugë të
All-llahut-tha Pejgamberi s.a.v.s.
Këto m'i tregoi Pejgamberi s.a.v.s.-tha Abdullah b. Mes'udi,e po të kërkoja ende,ai me siguri do të më shtonte.
------------------------------------------------------------------------------------------
60. Ebu Hurejre i cili e ka dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s.duke pyetur:
Çka mendoni kur para dyerve të ndonjërit prej juve do të ishte lumi në të cilin do të lahej çdo ditë pesë herë;ç'thua,a do të lërë ajo larje tek ai diçka nga ndyrësia e tij? Nuk do të lerë asgjë nga ndyrësia e tij-u përgjigjën as-habët.Kjo është njëjtë me faljen e pesë namazeve të ditës me të cilët All-llahu shlyen gabimet e vogla.
-----------------------------------------------------------------------------------------
61. Pejgamberi s.a.v.s.ka thënë:
Kur dikush nga ju falet, ai bisedon me Zotin e vet,andaj le të mos pështyjë në anën e vet të djathtë,por nën shputën e këmbës së majtë ... .
-----------------------------------------------------------------------------------------
62. Kryeni sexhden sipas rregullit!Falësi mos t'i hapë(shtrojë) bërrylat e vet si qen,e kur pështyn,kurrsesi të mos pështyjë para vetit as në anën e vet të djathtë,sepse atëherë ai bisedon me Zotin e vet.
-----------------------------------------------------------------------------------------
63. Pejgamberi s.a.v.s.ka thënë:
Kur bënë vapë e madhe,shtyeni faljen e namazit të drekës derisa të freskohet. Vapa e madhe është pasqyrim i Xhehennemit.
------------------------------------------------------------------------------------------
64. Pejgamberi s.a.v.s.ka thënë:
Atij të cilit i kalon namazi i ikindisë është sikur ai të cilit i është gjymtuar(cunguar)familja dhe pasuria e vet.
-------------------------------------------------------------------------------------------
65. Pejgamberi s.a.v.s.ka thënë:
Kush e len namazin e ikindisë,i është shkatërruar puna e tij.
------------------------------------------------------------------------------------------
66. Xheriri i cili ka thënë:
Kemi qenë te Pejgamberi s.a.v.s.dhe ai shikoi natën kah hëna, domethënë,kah hëna e plotë,dhe tha: Ju do ta shihni Zotin tuaj siç po e shihni këtë hënë dhe nuk do të jeni të penguar në të pamurit e Tij,prandaj nëse mundeni,e diçka nuk u pengon të faleni para daljes së diellit dhe perëndimit të tij,kryene atë! Atëherë vazhdoi
të citojë (ajetin): ^Lutjuni me mirënjohje Zotit tuaj para lindjes dhe perëndimit të diellit^
-----------------------------------------------------------------------------------------
67. Pejgamberi s.a.v.s.ka thënë:
Tek ju ndërrohen melaiket e natës dhe të ditës,e takohen(të dy palët)në kohë të faljes së namazit të sabahut e të ikindisë. Pastaj hypin(ngjiten)ato që te ju kanë bujtur dhe Zoti i pyet,e Ai din më shumë se ato:Në çfarë gjendje i keni lënë robët e mi?
I kemi lënë,do të thonë ato,duke falur namaz,e kemi ardhur,edhe ata
falin namaz.
----------------------------------------------------------------------------------------
68. Pejgamberi s.a.v.s.ka thënë:
Kur dikush nga ju arrin në sexhde të namazit të ikindisë para se të perëndojë dielli, le ta përfundojë namazin e vet;kurse kur arrin
të kryej sexhden(e rekatit të parë)të namazit të sabahut para se të lind dielli,le ta përfundojë namazin!
-----------------------------------------------------------------------------------------
69. Muhammed Amër b.Hasan b.Aliu i cili ka thënë:
Erdhi Haxhaxhi(nga Iraku në Medine)dhe e pyetëm Xhabir b. Abdullahun(për kohët e namazit)dhe ai u përgjigj:
Pejgamberi s.a.v.s..e falte drekën në mesditë;ikindinë derisa dielli ende shkëlqen pastër;akshamin kur dielli perëndon;e jacinë nganjëherë më herët,e nganjëherë më vonë;kur i shihte shokët se
janë tubuar,ngutej,e kur vërente se janë vonuar,e shtyente. Sabahun,ata,përkatësisht Pejgamberi s.a.v.s.e kanë falur (në terr) para agimit.
------------------------------------------------------------------------------------------
70. Seleme i cili ka thënë:
Ne e falnim akshamin me Pejgamberin s.a.v.s.kur dielli mbulohej me mbulesë (të kodrës).
-----------------------------------------------------------------------------------------
71. Ibni Abbasi i cili thotë:
Pejgamberi s.a.v.s.një herë ka falur bashkarisht shtatë(rekate të akshamit dhe jacisë),e një herë bashkarisht tetë rekate(të drekës dhe ikindisë).
-------------------------------------------------------------------------------------------
72. Pejgamberi s.a.v.s.ka thënë:
Mos t'u mashtrojnë beduinët në lidhje me emrin e akshamit!
...Abdullah (Buhariu) thotë: Beduinët akshamin e quajnë jaci.
------------------------------------------------------------------------------------------
73. Ibni Abbasi dhe Aishja kanë deklaruar:
Pejgamberi s.a.v.s.e ka vonuar(shtyrë)faljen e "ishasë" deri në pjesën shumë të errët të natës.
--------------------------------------------------------------------------------------------
74. Ebu Berzeti ka thënë:
Pejgamberi s.a.v.s.e kishte në qejf shtyrjen e faljes së jacisë (deri vonë në natë).
------------------------------------------------------------------------------------------
75. Enesi që ka thënë:Një herë,Pejgamberi s.a.v.s. e ka shtyrë faljen e jacisë deri në mesnatë,pastaj është falur dhe ka thënë: Njerzit tjerë tashmë janë falur dhe kanë fjetur,e ju,vërtet konsideroheni se jeni në namaz(gjatë gjithë kohës)derisa ta pritni atë.
--------------------------------------------------------------------------------------------
76. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
Kush e fal sabahun dhe ikindinë do të hyjë në Xhennet.
--------------------------------------------------------------------------------------------
77. Pejgamberi s.a.v.s.ka thënë:
Kush arrin me kohë ta falë një rekat të cilitdo namaz,ai ka arritur,me kohë ta kryej atë namaz.
-------------------------------------------------------------------------------------------
78. Ibni Abbasi i cili ka thënë:
Ma kanë vërtetuar disa burra me të cilët njeriu mund të jetë i kënaqur,e prej tyre besim më të madh tek unë gëzon Umeri,se Pejgamberi s.a.v.s.vërtet ka ndaluar çdo namaz pasi të falet sabahu
e derisa dielli të shndritë(dhe të mos ngrihet)dhe pasi të
falet ikindia derisa të perëndojë dielli-
Abbasi thotë: këtë(hadith të lartëpërmendur)ma kanë treguar shumë njerëz.
-------------------------------------------------------------------------------------------
79. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
Nuk ka namaz pas atij të sabahut derisa të ngrihet dielli,as namaz pas ikindisë derisa të perëndojë dielli.
------------------------------------------------------------------------------------------
80. Abbasi ka thënë:
Më ka treguar Ibni Umeri që ka thënë se Pejgamberi s.a.v.s. ka deklaruar: Kur paraqitet vetulla(këndi)e diellit,shtyje
faljen e namazit derisa ai të ngrihet,e kur perëndon vetulla (e fundit)e diellit,shtyje namazin derisa ajo plotësisht të perëndojë.
-----------------------------------------------------------------------------------------
81. Aishja r.a.që ka thënë:
Pejgamberi s.a.v.s.as fshehtas as haptas nuk e ka lënë faljen e dy rekateve namaz,dhe ato:dy rekate para sabahut dhe dy rekate pas faljes së namazit të ikindisë.
------------------------------------------------------------------------------------------
82. Umer b.Hattabi tha:
O i Dërguari i All-llahut gati të mos e fali ikindinë,sepse dielli shpejt perëndoi. Pasha All-llahun - tha Pejgamberi s.a.v.s.-s'e kam falur as unë. Pastaj shkuam deri te lugina But-han dhe ai aty mori abdest për namaz,morëm edhe ne,dhe e fali ikindinë pasi që
dielli tashmë kishte perënduar.Pas ikindisë e fali akshamin. -
-------------------------------------------------------------------------------------------
83. Enesi i cili ka thënë: I është urdhëruar Bilalit t'i përsërisë fjalitë e ezanit,e në ikamet mos t'i pësërisë,me përjashtim të shprehjes "kad kametis salatu".
-------------------------------------------------------------------------------------------
84. Pejgamberis.a.v.s.ka thënë:
Kur thirret ezani për namaz,shejtani e kthen shpinën dhe ik duke e lëshuar erën,për të mos e dëgjuar thirrjen e ezanit,kurse,kur muzeini e mbaron thirrjen e ezanit,ai kthehet dhe kur fillon të këndohet ikameti vetëm për faljen,ai prapë e kthen shpinën,kurse, kur muezini i jep fund këndimit të ikametit,ai kthehet dhe e
përkujton njeriun duke thënë: Kujtoje atë,kujtoje këtë!
çka njeriu më parë nuk ka mundur as të mendojë,saqë njeriu më nuk dinë sa ka falur.
-------------------------------------------------------------------------------------------
85. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
Kur ta dëgjoni thirrjen (e ezanit),thoni po atë çka e thotë muezini.
-------------------------------------------------------------------------------------------
86. Jahjai thotë: Mua më kanë treguar disa vllezër tanë(nga feja) dhe thanë:Pasi që muezini e shqiptoi"Hajje ales-salah",Muaviu ka thënë:"La havle ve la kuvvete il-la bil-lahi" dhe pastaj ka thënë: Kështu e kemi dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s.duke thënë.
------------------------------------------------------------------------------------------
87. Pejgamberi s.a.v.s.ka thënë:
Kush shqipton pas të dëgjuarit e ezanit:
Zoti im, Zot i kësaj thirrje të përsosur dhe lutjes së përhershme, jepi Muhammedit pozitë,shkallë të lartë dhe dërgoje në vend të lavdëruar të cilin ia ke premtuar,e meriton ndihmesën time në Ditën e Gjykimit.
----------------------------------------------------------------------------------------
88. Pejgamberi s.a.v.s.ka thënë:
Sikur ta dinin njerëzit çka kanë për thirrjen e ezanit dhe faljen në rendin e parë të xhematit,dhe po qe se mundësinë e vetme për të arritur te kjo ta gjenin në hedhjen e shortit(tërheqjen e shigjetëzës),ata do të hedhnin;sikur ta dinin për rëndësinë e faljes së drekës(në çastet e para të fillimit të saj),do të bënin
gara për te,e sikur të dinin krejt çka kanë në jaci dhe sabah,do të
shkonin në ato,po edhe duke u zvarritur.
---------------------------------------------------------------------------------------------
89. Pejgamberi s.a.v.s.ka thënë:
Ndërmjet çdo ezani dhe ikameti ka(distancë kohore) e një namazi - ndërsa herën e tretë tha: Per atë që don ta falë.
--------------------------------------------------------------------------------------------
90. Maliku ka thënë:
Kemi ardhur te Pejgamberi s.a.v.s.si të rinj(djelmosha) me vite përafërsisht të njëjtë dhe qëndruam tek ai njëzet ditë e net. Pejgamberi s.a.v.s.ishte i mëshirshëm dhe i butë dhe kur mendoi se jemi përmalluar për familjet tona,apo jemi mërzitur,na pyeti për ata që i kemi lënë pas vetit dhe,kur e informuam për ata,ai tha:
Kthehuni te familjet tuaja,rrini tek ata,mësoni ata,urdhëroni ata dhe përmendi disa punë,të cilat unë i mbajta në mend,apo nuk i kam mbajtur në mend,dhe faluni,siç më keni parë mua duke u falur!
Kur të bëhet koha e namazit,le t'ua thërrasë dikush prej juve ezanin dhe,më i vjetri ndër ju,le të bëhet imam.
------------------------------------------------------------------------------------------
91. Nafiu i cili tha:Ubejdullah b.Umeri një natë të ftohtë e thirri
ezanin në Daxhnan dhe tha:
Faleni këtë namaz në shtëpitë tuaja!Më vonë na informoi se Pejgamberi s.a.v.s.i ka urdhëruar muezinit ta thërrasë
ezanin dhe pas ezanit të thotë: Kini kujdes,në rrugë(udhëtim)natën e ftohtë ose me shi,falni në banesat(çadrat)tuaja!
------------------------------------------------------------------------------------------
92. Derisa faleshim me Pejgamberin s.a.v.s.u dëgjua një zhurmë burrash dhe kur u fal Pejgamberi s.a.v.s. pyeti:
Çka keni? U ngutëm në namaz-u përgjegjën ata.
Mos veproni kështu!tha ai.Kur të vini në namaz,duhet të vini heshtur.Pjesën që e keni arritur faleni(me imam),kurse atë
pjesë që u ka kaluar plotësojeni.
----------------------------------------------------------------------------------------------
93. Atë që e keni arritur faleni(me imam),kurse atë që u ka kaluar,
plotësojeni,thotë Ebu Katade duke transmetuar nga Pejgamberi s.a.v.s.
-------------------------------------------------------------------
94. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
Namazi i falur me xhemat 27 shkallë është më me vlerë se namazi i falur individualisht.
---------------------------------------------------------------------------------------
95. Pejgamberi s.a.v.s.ka thënë:
Nga masa shpërblimin më të madh për namazin e vet e kanë ata që banojnë më larg xhamisë;e kush e pret namazin(në xhami)për ta falur me imam,ka shpërblim më të madh nga ai që falet(pa pritur qoftë në xhemat ose vetë)dhe pastaj flen.
--------------------------------------------------------------------------------------
96. Pejgamberi s.a.v.s.ka thënë:
Ka pesë lloj shehidësh:
personi i vdekur nga murtaja,nga të hequrit bark,i mbyturi, personi i vdekur nën gërmadha dhe personi i vdekur në rrugë të All-llahut xh.sh.
---------------------------------------------------------------------------------------
97. Pejgamberi s.a.v.s.ka thënë:
Për munafikët nuk ka namaz më të rëndë se sabahu e jacia,e po ta dinin se çfarë shpërblime kanë ato,do të shkonin t'i falnin qoftë edhe duke u zvarritur.
--------------------------------------------------------------------------------
98. Pejgamberi s.a.v.s.ka thënë:
Shtatë lloj personash All-llahu do t'i vejë nën mbrojtjen(hijen)e Tij në ditën kur nuk do të ketë hije pos hijes së Tij,dhe ate: imamin e drejtë;të riun që rritet duke i kryer me rregull ibadetet fetare; njeriun zemra e të cilit është e lidhur me xhaminë;
dy njerëz të cilët janë dashur në emër të All-llahut,për shkak
të Tij janë bashkuar dhe për shkak të Tij janë ndarë;
njeriun të cilin e thërret gruaja e pashme dhe e bukur,e ai asaj i përgjigjet: I frikohem All-llahut; njeriun i cili fshehtas jep sadaka ashtu që e majta nuk e din çka shpërndan e djathta dhe njeriun i cili e kujton All-llahun xh.sh.e në të njëjtën kohë i lotojnë sytë.
-------------------------------------------------------------------------------------------
99. Pejgamberi s.a.v.s.ka thënë:
Kush shkon në xhami herët në mëngjes e mbrëmje,All-llahu xh.sh.do t'i përgatisë vendosje në Xhennet,dhe ate sa herë që shkon në mëngjes ose mbrëmje.
------------------------------------------------------------------------------------------
100. Pejgamberi s.a.v.s.ka thënë:
Kur dikujt prej jush i shtrohet darka dhe njëkohësisht këndohet ikameti për namazin e akshamit,së pari darkoni dhe askush të mos nxitojë derisa të përfundojë të ngrënit.
-----------------------------------------------------------------------------------------
101. Pejgamberi s.a.v.s.ka thënë:
Nëse dikush është duke ngrënë,po edhe sikur të këndohet ikameti, mos të nxitojë derisa ta mbushë nevojën e vet.
-----------------------------------------------------------------------------------------
102. Pejgamberi s.a.v.s.e ka falur masën,edhe atë ulur,gjatë sëmundjes së tij nga e cila edhe ka ndërruar jetë.
Ibni Mes'udi thotë:
Kur xhematliu ngrihet(nga cilado pjesë e namazit)para imamit do të
kthehet prapa dhe në të të qëndrojë aq kohë sa ka qenë i ngritur, e pastaj do të vazhdojë ta ndjekë imamin.
-----------------------------------------------------------------------------------------
103. Aishja r.a.e cila ka thënë:
Pejgamberi s.a.v.s.është falur në dhomën e tij(në basllkonin e Aishjes).Atëherë ka qenë i dobët dhe është falur ulur,ndërsa njerëzit pas tij janë falur duke qëndruar në këmbë dhe u dha shenjë të ulen e kur e ka mbaruar namazin,ka thënë:
Imami është emërtuar për t'a ndjekur;andaj kur ai bie në ruku, bini edhe ju pas tij;kurse kur të ngrihet,ngrihuni edhe ju pas tij; e kur të falet ulur,faluni edhe ju ulur.
---------------------------------------------------------------------------------------
104. Kur Pejgamberi s.a.v.s.shqiptonte
"Semiall-llahu li men hamiden",askush nga ne nuk e lakonte (përkulte)shpinën derisa Pejgamberi s.a.v.s.të lëshohej në sexhde. Pastaj,binim në sexhde pas tij.
------------------------------------------------------------------------------------------
105. Pejgamberi s.a.v.s.ka thënë:
A nuk frikohet çdo njëri prej jush,apo,a nuk ka druajtje çdo njeri prej jush,kur ta ngrejë kokën(nga rukuja apo sexhdja)para imamit, që All-llahu kokën e tij ta bëjë kokë gomari,ose ta bëjë (shndërrojë) All-llahu fizionominë e tij në fizionomi gomari.
-----------------------------------------------------------------------------------------
106. Pejgamberi s.a.v.s.ka thënë:
Masës u bëhet imam ai që në mesin e tyre më së miri e lexon Librin e All-llahut.
-------------------------------------------------------------------------------------------
107. Pejgamberi s.a.v.s.ka thënë:
Do t'u falin imamët,e,nëse falin sipas rregullit,dobia është edhe për ju edhe për ata,e nëse gabojnë,për ju është dobia,për ata dëmi.
---------------------------------------------------------------------------------------------
108. Pejgamberi s.a.v.s.ka thënë:
Kur dikush nga ju e fal masën,le të jetë i shkurtë,ngase në mesin e atyre ka ndonjë të pafuqishëm,të sëmurë,dhe plak,kurse kur dikush nga ju falet vetë le ta zgjasë sa të dojë.
-------------------------------------------------------------------------------------------
109. Pejgamberi s.a.v.s.ka thënë:
Fillova me namazin me qëllim që ta zgjasë me të kënduarit.
Atëherë dëgjova qarjen e një fëmije dhe e shkurtova këndimin në namazin tim.duke mos dashur që me këtë t'i shkaktoj telashe nënës së tij.
-------------------------------------------------------------------------------------------
110. Muadhi ishte falur pas Pejgamberit s.a.v.s.,pastaj shkonte te
njerëzit e vet dhe i falte si imam.
-------------------------------------------------------------------------------------------
111. Pejgamberi s.a.v.s.i ka falur vetëm dy rekate të namazit të drekës dhe i është thënë:Ke falur dy rekate!dhe ai i ka falur edhe dy rekate,pastaj ka dhënë selam dhe i ka bërë dy(sehvi)sexhde.
-----------------------------------------------------------------------------------------
112. Pejgamberi s.a.v.s.ka thënë:
Ose do t'i barazoni safet tuaj në namaz ose All-llahu do t'u kthejë
fytyrat prapa.
---------------------------------------------------------------------------------------
113. Pejgamberi s.a.v.s.ka thënë:
Shehidë janë: i fundosuri,i vdekuri nga dezinteria,nga murtaja dhe ai qe ka ndërruar jetë nën gërmadha.
----------------------------------------------------------------------------------------
114. Pejgamberi s.a.v.s.ka thënë:
Drejtoni safet tuaja,ngase të drejtuarit(të rregulluarit)e safeve është pjesë e të rregulluarit të namazit.
-----------------------------------------------------------------------------------------
115. Maliku që ka thënë:
Unë si jetim jam falur në shtëpinë tonë pas pejgamberit s.a.v.s.e nëna ime,Ummi Sulejme,prapa neve.
-----------------------------------------------------------------------------------------
116. Pejgamberi s.a.v.s.ka thënë:
Nga ajo që kam parë kuptova për veprimin tuaj.Njerëz,faluni në shtëpitë tuaja! Namazi më i vlefshëm është namazi i njeriut të cilin ai e fal në shtëpi të vet,përpos namazit të detyrueshëm të caktuar.
-------------------------------------------------------------------------------------
117. Abdullah b.Umeri r.a.që ka thënë:
E kam parë Pejgamberin s.a.v.s.që gjatë fillimit të namazit i ngrinte duart e veta aq sa ishin mbi supet e tij.Këtë ai e bënte kur e shqiptonte tekbirin për të rënë në ruku,e kështu bënte edhe kur e ngrinte kokën nga rukuja dhe shqiptonte Semiall-llahu li men hamideh,ndërsa gjatë kryerjes së sexhdes nuk vepronte kështu.
-----------------------------------------------------------------------------------------
118. Humejdi në prani të shokëve të vet ka deklaruar:
Pejgamberi s.a.v.s.i ka ngritur duart drejtë supeve të veta.
-----------------------------------------------------------------------------------------
119. Ebu Hurejre ka thënë:
Pejgamberi s.a.v.s.heshtte ndërmjet tekbirit të shqiptuar dhe këndimit të fatihas.
-------------------------------------------------------------------------------------------
120. Ebu Ma'meri që ka thënë:
E kemi pyetur Habbabin,a ka kënduar Kur'an Pejgamberi s.a.v.s.në namazin e drekës dhe ikindisë? Po,u përgjegj ai.
Prej nga e dini ju këtë?-kemi pyetur ne. Nga të tundurit e mjekrës së tij-u përgjigj Habbabi.
-------------------------------------------------------------------------------------------
121. Pejgamberi s.a.v.s.ka thënë:
Çka është me masën,në namaz po i ngrenë shikimet e veta kah qielli!
Pastaj e ngriti zërin e tha:Ose le ta mënjanojnë këtë,ose do t'u merret të pamurit.
--------------------------------------------------------------------------------------------
122. Aishja e cila ka thënë:
E kam pyetur Pejgamberin s.a.v.s.për të kthyerit në namaz dhe ai m'u përgjigj: Ajo është grabitje të cilën shejtani e rrëmben nga namazi i njeriut.
-------------------------------------------------------------------------------------------
123. Pejgamberi s.a.v.s.ka thënë:
Nuk është(i plotë)namazi i atij që nuk e këndon Fatihanë e Kur'anit.
-----------------------------------------------------------------------------------------
124. Pejgamberi s.a.v.s.ka thënë:
Kur të nisësh namazin shqiptoje
tekbirin,pastaj këndo nga Kur'ani çka të vie më lehtë e bjer në ruku derisa në te të qetësohesh plotësisht,atëherë ngrihu,që në të qëndruar(në këmbë)të drejtohesh plotësisht,pastaj bjer në sexhde që në te të qetësohesh plotësisht,pastaj ngrihu në të ulur ashtu që të qetësohesh plotësisht.Ashtu vepro në çdo namaz(qoftë farz apo nafile)!
--------------------------------------------------------------------------------------
125. Pejgamberi s.a.v.s.në dy rekatet e para(farz)të namazit të
drekës lexonte suren fillestare të Kur'anit dhe dy sure:
të kënduarit në rekatin e parë zgjaste e në të dytin e shkurtonte e nganjëherë ato ajete edhe dëgjoheshin.
Në ikindi këndonte Fatihanë dhe dy sure:
në rekatin e parë e zgjaste të kënduarit,e,e zgjaste edhe në rekatin e parë të namazit të sabahut,dhe e shkurtonte në të dytin.
----------------------------------------------------------------------------------------
126. Pejgamberi s.a.v.s.këndonte në dy rekatet e para të drekës dhe
ikindisë Fatihanë dhe nga një sure,e nganjëherë i kemi dëgjuar edhe
ajetet.
----------------------------------------------------------------------------------------
127. Ebu Hurejre r.a.ka thënë:
Kur'ani këndohet në çdo namaz,e ku na ka mundësuar Pejgamberi s.a.v.s.ta dëgjojmë edhe ne jua mundësojmë ta dëgjoni,e ku na e ka lexuar në vete(pa zë)edhe ne jua lexojmë juve në vete.
Nëse Fatihasë nuk i shton asgjë(nga Kur'ani),namazin e ke të
vlefshëm,nëse i shton kjo është më mirë.
-------------------------------------------------------------------------------------------
128. Abassi ka thënë:
Pejgamberi s.a.v.s ka lexuar zëshëm në namaz në të cilin i ishte urdhëruar,kurse ka heshtur(ka lexuar në vete)në të cilin është urdhëruar(të hesht).
------------------------------------------------------------------------------------------
129. Ata'u thotë:Amin është dua.
Ibni Zubejri,dhe ata që ishin pas tij,kanë shqiptuar"amin"aq saqë në xhami ushtonte.
------------------------------------------------------------------------------------------
130. Pejgamberi s.a.v.s.ka thënë:
Kur imami shqipton:"gajril-magdubi alejhim veled-dalin",ju thuani
"amin".Dhe shprehja"amin"e të cilit puthitet me të shqiptuarit e melaikeve do t'i falen mëkatet e vogla të bëra.
----------------------------------------------------------------------------------------
131. Imrani është falur me Aliun r.a.në Basra dhe ai na ka përkujtuar namazin të cilin e kemi falur me Pejgamberin s.a.v.s. Ka përmendur se ka shqiptuar tekbir sa herë që është ngritur dhe ka rënë.
-------------------------------------------------------------------
132. Ebu Hurejre,ka falur dhe ka shqiptuar tekbir sa herë që binte ose çohej,e kur kthehej kah ata thoshte:
U bëjë namaz të ngjashëm me namazin e Pejgamberit s.a.v.s.
--------------------------------------------------------------------------------------------
133. Ikrime që ka thënë:
Jam falur në Mekke pas një imami.I ka shqiptuar njëzetedy tekbire dhe i kam thënë Ibni Abassit se ai është ndonjë i marrë.Jo,të pastë nëna jote!Ky është sunnet i Ebu-L-Kasimit s.a.v.s.tha Ibni
Abassi.
---------------------------------------------------------------------------------------------
134. Ebu Hurejre ka thënë:
Sa herë që Pejgamberi s.a.v.s.ngrihej për namaz,shqiptonte tekbirin
sapo ngrihej në këmbë,pastaj shqiptonte tekbir kur binte në ruku, e kur drejtonte shpinën nga rukuja shqiptonte:
Semiall-llahu li men hamideh.
---------------------------------------------------------------------------------------------
135. Abdullah b.Salihu nga Lejthi thotë:
...ve lekel-hamd,kur lëshohej në sexhde shqiptonte tekbir,kur e ngrinte kokën nga sexhdja shqiptonte tekbir;pastaj tekbir shqipton kur bie në sexhden e dytë dhe prapë shqiptonte tekbir edhe kur e ngrinte kokën(nga ajo sexhde).Ashtu ka vepruar pastaj gjatë tërë namazit derisa e përfundonte.Ai shqiptonte tekbir edhe kur ngrihej pas ndejës pas kryerjes së dy rekateve(të parë).
-------------------------------------------------------------------
136. Ebu Humejdi në prani të shokëve të vet ka thënë:
Pejgamberi s.a.v.s.i vinte duart e veta në gjunjë të vet.
---------------------------------------------------------------------------------------------
137. Ebu Humejdi në prani të shokëve të vet ka deklaruar: Pejgamberi s.a.v.s.është përkulur në ruku dhe e ka lakuar shpinën e vet(duke e rrafshuar me kokën e vet).
------------------------------------------------------------------------------------------
138. Pejgamberi s.a.v.s.në ruku e në sexhde shqiptonte:
Subhane kell-llahume rabbena ve bi hamdike.All-llahumme gfirli! d.m.th.Lavdia të qoftë ty All-llah.Zoti ynë!Falënderimi të qoftë Ty.Zoti im,më fal mua.
--------------------------------------------------------------------------------------
139. Pejgamberi s.a.v.s.ka thënë:
Kur imami shqipton"Semiall-llahu li men hamideh",ju thuani"All-llahumme rabbena lekel-hamd",sepse atij,të cilit i përputhet shqiptimi i këtij teksti me shqiptimin e melaikeve,do t'i falen mëkatet e vogla(të bëra ndaj All-llahut).
---------------------------------------------------------------------------------------
140. Ebu Humejdi thotë:Pejgamberi s.a.v.s.drejtohej ashtu që çdo pjesë e kurrizit të kthehej në vend të vet.
---------------------------------------------------------------------------------------
141. Ebu Hurejre e ka informuar se masa e ka pyetur:
O i Dërguari i All-llahut tonë në Ditën e Gjykimit?
A dyshoni ju në hënën e natës së plotë para të cilës nuk ka kurrfarë reje?Pyeti Pejgamberi s.a.v.s.Jo,o i Dërguari i All-llahut
-u përgjigjën ata. A dyshoni ju në diellin para të cilit nuk ka kurrfarë reje?-Pyeti Pejgamberi s.a.v.s.Jo,u përgjigjën ata.
Po ju pra,ja kështu,vërtet do ta shihni.Kur masa të mblidhet në Ditën e Gjykimit,ai do të thotë: Kush kend e ka adhururar,le ta ndjekë edhe tash!Atëherë,dikush nga ajo masë do ta ndjekë diellin,
dikush do ta ndjekë hënën,dikush shtatoret(edhe shejtanët),e do të
mbesin(në vend)këta ithtarët e mi dhe mes tyre munafikët.Pastaj do t'u paraqitet All-llahu e do të thotë:Unë jam Zoti juaj.
Ata,atëherë,do të thonë:Ky është vendi ynë derisa të na vij Zoti ynë,dhe kur të na vijë Ai ne do ta njohim Atë.Atëherë,vërtet,do t'u
paraqitet All-llahu dhe do t'u thotë:Unë jam Zoti juaj.Ti je Zoti ynë do të përgjigjen ata.
All-llahu,atëherë do t'i thërrasë dhe atëherë do të vendoset edhe ura nëpër mes të Xhehennemit dhe unë do të jem i dërguari i parë të cilit do t'i lejohet që me ummetin tim të kaloj.Atëherë askush asgjë nuk do të flasë pos Pejgamberit s.a.v.s.kurse fjalimi i Pejgamberit s.a.v.s.do të jetë vetëm:
O Zot,shpëto,shpëto!A i keni parë therrat e sa'danit?
Po, do të përgjigjen ata.Ja pra ato hanë si therrat e sa'danit, pos që madhësinë e tyre nuk e din askush pos All-llahut,ato do ta rrëmbejnë masën sipas veprave të tyre dhe disa do të jenë të shkatërruara për shkak të veprave të tyre,ndërsa disa të copëtuar dhe pastaj të shpëtuar.All-llahu kur don t'ua tregojë Mëshirën e vet disa personave në Xhehennem,ai do t'u urdhërojë melaikeve t'i nxjerrin,e i nxjerrin ata të cilët e kanë adhuruar All-llahun. Melaiket do t'i nxjerrin në saje të gjurmëve të sexhdeve të namazeve,kurse All-llahu ia ka ndaluar Zjarrit të Xhehennemit ta djeg gjurmën e sexhdeve.Kështu ata do të dalin nga Xhehennemi. Zjarri i Xhehennemit gëlltit të gjitha organet e njeriut,pos vendeve me gjurmë të sexhdeve.Mëkatarët do të dalin nga Xhehennemi krejtësisht të djegur dhe te ata do të derdhet uji i jetës dhe do të fillojë të gufojë siç gufon kokrra në lymin që ka sjellur vërshimi.Atëherë All-llahu do ta përfundojë gjykimin ndërmjet robërve dhe do të mbetet vetëm një njeri ndërmjet Xhennetit dhe Xhehennemit.Ai është njeriu i fundit i Xhehennemit,i cili do të duhej të hyjë në Xhennet i kthyer me fytyrë kah Xhehennemi dhe do të thotë:O Zoti im,largoje fytyrën time nga Xhehennemi,më ka helmuar era e tij,e më ka djegur flaka e ashpër!
Nëse të mundësohet kjo,mos do të kërkosh ti ndoshta edhe diçka tjetër?-do të përgjigjet All-llahu.Jo,për nderin Tënd-do të përgjigjet ai.Atëherë,All-llahu do t'i jep çka të dojë nga premtimi
dhe marrëveshja dhe do t'ia largojë fytyrën nga zjarri.
Pasi që e ktheu kah Xhenneti dhe ai pa bukuritë e tij,do të
heshtë aq sa të dojë All-llahu të heshtë,e pastaj do të thotë:
All-llahu im,më afro vetëm deri te dera e Xhennetit.
All-llahu do t'i përgjigjet:A nuk e ke dhënë tashmë premtimin dhe obligimin se nuk do të kërkosh asgjë përpos asaj që tashmë ke kërkuar!O Zoti im,do të thotë ai-mbase,nuk jam,krijesa Yte më fatkeqe?All-llahu do t'i thotë:Mos,ndoshta,nëse të jepet kjo,do të kërkosh edhe diçka tjetër?Jo Do të thotë ai pasha Madhërinë Tënde, nuk do të kërkoj asgjë pos asaj.Ai,pastaj do t'i japë All-llahut, betimin dhe obligimin të cilin do ta dojë Ai dhe pastaj do ta ofrojë te dyert e Xhennetit.Kur të vijë te dyert e Xhennetit,e sheh shkëlqimin e tij,gjelbërimin e gjithanshëm dhe gëzimin,do të heshtë aq sa të dojë All-llahu e pastaj do të thotë:O Zoti im,më
fut në Xhennet! All-llahu i Madhërueshëm do të thotë:I mjeri ti, njeri!ke bërë deklaratë të çuditshme.A nuk ke dhënë premtimin dhe detyrimin që nuk do të kërkosh asgjë tjetër pos asaj që tashmë të është dhënë! O Zoti im-do të thotë ai,mos më bënë krijesën Tënde më fatkeqe! Shumë i larti All-llah qeshet me te,e pastaj i lejon hyrjen në Xhennet dhe do t'i thotë:Kërko çtë duash tjetër!Ai do t'i paraqesë dëshirat e veta dhe kut të përfundojnë dëshirat e tij,Shum i Larti All-llahu i Madhërueshëm do t'ia përkujtojë të gjitha ato një nga një dhe kur të mbarojnë ato dëshira,
All-llahu i Madhërueshëm do të thotë:
Do t'i kesh të gjitha ato e edhe më shumë.
-----------------------------------------------------------------------------------------------
142. Ibni Abassi ka treguar se:
I është urdhëruar Pejgamberit s.a.v.s.të bëjë sexhde me shtatë organe të trupit dhe të mos i mbledh(tërheq)flokët e as petkun,dhe atë: me ball,me duar(shuplaka),me gjunjë dhe me këmbë(me shputa).
-----------------------------------------------------------------------------------------------
143. Bera' b. Azibi,ka thënë:
Ne faleshim pas Pejgamberit s.a.v.s.dhe kur ai shqiptonte:
Semiall-llahu li men hamideh,askush nga ne nuk do ta lakonte shpinën e vet derisa Pejgamberi s.a.v.s.ta vejë në tokë ballin e
vet.
--------------------------------------------------------------------------------------------
144. Enesi r.a.ka thënë:
Nuk ngurroj t'u fali ashtu siç e kam parë Pejgamberin s.a.v.s.të falë me ne.Enesi,thotë Thabiti,kabërë diçka që nuk kam parë të bëni ju:kur e ngrinte kokën nga rukuja,qëndronte në këmbë aq saqë dikush do të mendonte se e ka harruar sexhden,e ndërmjet
sexhdeve prapë aq,saqë njeriu do të mendonte se tashmë e ka harruar
(sexhden e dytë).
-------------------------------------------------------------------------------------------
145. Pejgamberi s.a.v.s.ka thënë:
Bëhuni të përpiktë në kryerjen e sexhdes dhe askush nga ju të mos i hap në tokë bërrylat e veta siç veprojnë qentë.
-----------------------------------------------------------------------------------------
146. Malik b.Huvejrith el-Lejthij që ai e ka parë Pejgamberin s.a.v.s.duke u falur,dhe kur ka qenë në rekatin tek të namazit të tij nuk është ngritur në këmbë menjëherë,por ndreqej pas në ndejtje.
---------------------------------------------------------------------------------------
147. Seid b.Harithi që ka thënë:
Na ka falur Ebu Seidi dhe çdo tekbir e shqiptonte zëshëm:
kur e ngrinte kokën prej sexhdes,kur binte në sexhde,kur ngrihej në këmbë dhe kur çohej nga ndeja e rekatit të dytë e thoshte:
Kështu e kam parë Pejgamberin s.a.v.s.
---------------------------------------------------------------------------------------
148. Aishja r.a.ka thënë:
E kam dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s.që në namaz të vet kërkon strehim
nga Sprova e Dexhxhallit.
--------------------------------------------------------------------------------------
149. Itbani,i cili ka thënë:
Jemi falur me Pejgamberin s.a.v.s. kurse selam kemi dhënë kur jepte ai.
-------------------------------------------------------------------------------------
150. Abassi r.a.i cili ka thënë:
E di që namazi i Pejgamberit s.a.v.s.kryhej me tekbir(dhikër)
--------------------------------------------------------------------------------------
151. Enesi r.a.ka thënë:
Pejgamberi s.a.v.s.e ka vonuar njëherë faljen e jacisë deri pas mesnate,pastaj,doli e,kur na fali,u kthye kah ne me fytyrën e vet dhe tha:Masa tjetër tashmë janë falur dhe kanë fjetur,e ju
konsideroheni se jeni në namaz derisa prisni namazin.
------------------------------------------------------------------------------------
152. Pejgamberi s.a.v.s.jepte selam,gratë pastaj ktheheshin dhe hynin në shtëpitë e tyre para se të kthehej Pejgamberi s.a.v.s.
------------------------------------------------------------------------------------
153. Rreth deklaratës së Pejgamberit s.a.v.s.
Kush ka ngrënë qepë ose hudhër për shkak të urisë ose për nevojë tjetër,kurrsesi të mos i afrohet xhamive tona.
---------------------------------------------------------------------------------------
154. Pejgamberi s.a.v.s.ka thënë: Kur gratë e juaja t'u kërkojnë leje për të shkuar natën në xhami lejoni ju.
----------------------------------------------------------------------------------------
155. Ummi Selemeja r.a.që ka thënë:
Kur Pejgamberi s.a.v.s.jepte selam,gratë ngriheshin sapo ai e mbaronte selamin,e ai mbetej edhe pak në vendin e vet para se të ngrihej. Zuhriu thotë: Mendojmë,e All-llahu e din më së miri,që e tërë ajo ka qenë për të dalur gratë më parë,që të mos i arrinë meshkujt.

Pregaditi:
Muharem ibn Shaban ibn Fazliu
----------------------------------------------------------------------------------------

Преглед на претходна тема Преглед на наредна тема Вратете се на почетокот  Порака [Страна 1 of 1]

Permissions in this forum:
Не можете да одговарате на темите во форумот